• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Hapet terminali i përkohshëm i autobusëve në Tiranë

by A R
20/12/2015 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët e Tiranës që përdorin linjat transportit ndërqytetas për në Shqipërinë e Jugut dhe të Mesme, nga dita e nesërme do të mund të përdorin terminalin e ri në hyrje të qytetit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot i pranishëm në terminalin e përkohshëm të autobusëve pranë sheshit “Shqiponja” për të inspektuar ambientin që do të jetë në shërbim të automjeteve për linjat ndërqytetëse.

“250 autobusë që çdo ditë bëjnë linjat e jugut dhe Shqipërisë së Mesme, nga sot e tutje nuk do të futen më përmes Tiranës. Kjo do të thotë se 250 nyje trafiku që krijoheshin gjatë ditës, sot janë një zhbllokim për qytetin”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se ky është një terminal i përkohshëm, deri sa të përfundojë investimi në dy terminalet e përhershme, të cilat do të ngrihen në hyrje të qytetit. “Kemi sistemuar këtë terminal të përkohshëm, i cili do të shoqërohet nga nesër në mëngjes me një stacion autobusësh, që do të nisë punën që në 4.30 të mëngjesit, dhe me një stacion taksish për ata që duan të marrin drejtime të ndryshme”, u shpreh Veliaj.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të përdorin vetëm autobusët e licencuar dhe të respektojnë ligjet. Janë të sigurt dhe të lirë. Duke zbritur këtu në sheshin “Shqiponja”, ka një mundësi fantastike që më pas të zgjedhin me transportin e lirë urban që ka Tirana, drejtimin nga do të shkojnë”, tha Veliaj. Ai tha se përmes këtij organizimi krijohet një model i ri i menaxhimit të transportit publik, duke siguruar “shfryrje” të trafikut, qoftë me parkingjet që janë krijuar në Tiranë apo me terminalet e përkohshme të autobusëve.

Në shërbim të disiplinimit të trafikut në Tiranë do të ketë një bashkëpunim midis Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit që do të marrin të gjitha masat për kundravajtësit. Kryebashkiaku theksoi se nuk do të ketë asnjë tolerancë për mjetet që ngarkohen me pasagjerë jashtë terminalit të ri të autobusëve. “U bëj thirrje të gjithë atyre që deri dje kanë marrë guximin të shkelin ligjin dhe të operojnë të palicencuar, me furgonë apo me mjete të tjera të paligjshme të transportit, që nga nesër do të ketë një patrullë fikse në hyrjen e Tiranës”, tha Veliaj.

Sipas tij, do të penalizohet me gjobë kush nuk ka licencë dhe zë sheshet poshtë pallateve, apo nyjet kryesore të rrugës. “Vetëm ata që respektojnë ligjin do të kenë aleancën e Bashkisë së Tiranës. Kush ndot qytetin, prish trafikun, transporton në mënyrë të paligjshme qytetarë, kush bllokon nyjet e hyrjes dhe daljes në Tiranë, do të përballet me forcën e ligjit nga Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit”, theksoi Veliaj.

Drejtoresha e Agjencisë së Parkingjeve në Bashkinë e Tiranës, Eglantina Zëre, tha se terminali i parë për autobusët ndërqytetës është një fillim i mbarë, duke dhënë mundësi për të vijuar më tej. “Shumë shpejt ne do të krijojmë edhe dy terminale të tjera. Në këtë mënyrë, ne lirojmë trafikun në qytetin e Tiranës dhe u japim një mundësi përdoruesve të autobusit dhe qytetarëve”, u shpreh Zëre.

Drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës, Ermal Kapllani, tha se do të penalizohet kushdo që shkel rregullat e vendosura. “Janë marrë të gjithë masat e duhura, në bashkëpunim edhe me strukturat e Policisë së Shtetit, jo vetëm për të luftuar informalitetin në qytetin e Tiranës, por edhe në drejtime të tjera. Ne do të kërkojmë bashkëpunimin e përfaqësuesve të shoqatave apo edhe çfarëdolloj drejtuesi të autobusëve apo mjeteve të ligjshme, me qëllim që të luftojmë pa kompromis të gjithë informalitetin në qytetin e Tiranës, çka bëhet pengesë edhe për mbarëvajtjen e punës”, deklaroi Kapllani.

Në stacionin tek ish-dogana pranë sheshit “Shqiponja” janë vendosur linjat e Shqipërisë së Mesme e të Jugut, dhe shumë shpejt do të ketë një zgjidhje edhe për linjat e Veriut.

Balkanweb

Next Post

I bllokohet dera, qytetari hyn me vinç (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministrja Sala takim me stafin e OSHKSH: Kujdes i shtuar gjatë sezonit të festave

Ministrja Sala takim me stafin e OSHKSH: Kujdes i shtuar gjatë sezonit të festave

December 21, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 22 Dhjetor 2025

December 21, 2025
SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

Ambasada e SHBA paralajmëron shqiptarët: Mashtrimet me martesat për dokumente përbëjnë krim!

December 21, 2025
“Ndikuan investimet private dhe konsumi i brendshëm”/ BSH: Ekonomia shënoi rritje në fund të 2024

Eksperti: Paraja kesh duhet investuar me kujdes, sipas sektorëve dhe rrezikut

December 21, 2025
Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

December 21, 2025
Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

December 21, 2025
Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

December 21, 2025
Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

December 21, 2025
Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

December 21, 2025
Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In