Kampusi i Universitetit Bujqësor të Tiranës do të marrë një pamje ‘’të re’’! Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar hapjen e tenderit për rikonstruksionin e rrugës së kampusit të UBT.
Fondi i vendosur në dispozicion për projektin është 6.5 milionë lekë. Afati kohor për dorëzimin e ofertave do të jetë deri më 8 korrik 2019, ora 12:00.
Rruga brenda godinës së kampusit do të përfundojë së rikonstruktuari brenda 22 ditësh./l.m