• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapet strehëza e re veterinare për kafshët e rrugës, Veliaj: Qendra ofron kujdes mjekësor dhe vaksinim

by Java News
03/05/2023 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka hapur në Tufinë “Strehëzën Veterinare”, qendrën e kafshëve të rrugës që i jep zgjidhje përfundimtare problematikës së qenve endacakë në kryeqytet. “Strehëza” do të funksionojë me konceptin e “shtëpisë së përhershme” për qentë endacakë, por edhe si qendër veterinare, ku do të kryhen proceset e sterilizimit, vaksinimit dhe matrikullimit, e më pas edhe adoptimi i tyre nga kafshëdashësit.

“Vitet e fundit kemi trajtuar 6 mijë qen në situatë rruge, të cilët janë vaksinuar dhe kanë marrë shërbimin mjekësor, e më pas janë adoptuar. Sigurisht, tani që kemi një hapësirë më dinjitoze, ky proces ndodh me kushte shumë herë më të mira, por krijon edhe një mundësi për të ftuar njerëz për t’i parë, për t’i inkurajuar që të lidhen me botën e kafshëve, sidomos fëmijët. Mund t’ju shërbejë edhe studentëve të ardhshëm të veterinaries apo atyre që duan të krijojnë një sipërmarrje të vogël si kujdestarë të katërputroshëve”, tha Veliaj.

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, do të trajnojë edhe studentë të kësaj shkolle si “kujdestarë” për qenushët.

“Ne mund të përgatisim një kurs, fillimisht me pak student, e më vonë duke e zgjeruar dhe përmirësuar më shumë. Bashkëpunimi do ishte shumë i rëndësishëm për ne si fakultet, sepse është bashkia, së bashku me AKU-në dhe Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, që përbëjnë atë që quhet rrjeti formues i edukimit veterinar në Shqipëri”, u shpreh Rezart Postoli, Dekan i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, i cili kishte dhe një thirrje për të rinjtë:

“I ftoj ta përzgjedhin lëndën e Mjekësisë Veterinare, pasi është një program që ofron shumë mundesi falë këtyre investimeve kaq serioze, kaq të rëndësishme, që realizon bashkia, por edhe institucionet e tjera që përgjigjen pikërisht për mirëqenien, shëndetin e kafshëve dhe sigurinë ushqimore”.

Kjo qendër është finalizimi i projektit të nisur vite më parë me procesin e sterilizimit, vaksinimit dhe matrikullimit të qenve endacakë në qytetin e Tiranës. “Strehëza sot ofron jo vetëm shërbim mjekësor për kafshët që kanë nevojë, por gjithashtu edhe kushtet normale të jetesës. Gjej rastin të bëj thirrje për të vazhduar me ritme më të larta projektin tonë të nisur më herët për adoptimin e kafshëve, që kushdo që do ta ketë atë kafshën më besnike të njeriut, të vijnë ta adoptojnë në strehëzën tonë”, tha Laura Deliu, Drejtore e Përgjithshme e AMK-së.

“Ky projekt do ta bëjë Tiranën më të mirë. Ka shume njerëz që më kanë kërkuar të adoptojnë një kafshë dhe tani e dinë adresën, e dinë se çfarë pune e mrekullueshëm bëhet këtu, por sot kemi edhe një vend që i përgjigjet profesionalizmit të stafit tonë dhe të bashkëpunëtorëve tanë, edhe me kushtet fizike. Mezi pres që të fillojmë një fushatë adoptimesh, për të gjithë ata që kur afrojnë festat edhe duan që t’u blejnë një kafshë fëmijëve, një katërputrosh të vogël, i bëj thirrje, nëse nuk jeni përgatitur që ta mbani, ju lutem mos shpenzoni paratë tuaja, por as mos shkaktoni një fatkeqësi, duke lënë në rrugë një kafshë të pambrojtur,” tha Veliaj.

Kjo do të jetë strehëza e parë, por jo e fundit theksoi ai. “Ne jemi shumë të hapur të bashkëpunojmë, ashtu si edhe me shumë prej kolegëve që kanë qenë kritikë nga padija për punën e bashkisë, por që sot shikoj sesi ajo punë u shpërblye. Ne jemi të hapur edhe për ata që duan ta bëjnë këtë me shoqata, apo duan ta bëjnë këtë në bashkëpunim, të kemi qendra të tilla satelite. Tirana është shumë, shumë e madhe dhe ndoshta, siç kemi këtë në Tufinë dhe atë në Kombinat, mund të shohim edhe hapësira të tjera ku ne mund të bashkëpunojmë. Të adoptojmë një kafshë është gjëja më e mirë që mund të bëjmë, që të mos kemi situata problematike dhe kini besim, vetëm besimi mes institucioneve, mes qytetarëve, mund të realizojë ato gjëra që më përpara kanë qenë të pamundura,” shtoi Veliaj.

Next Post

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 4 Maj 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In