Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe Drejtues Politik për Diasporen i Partisë Socialiste, Taulant Balla teksa mori pjesë në në hapjen e një shkolle të re shqiptare në Bexleyheath Londër, u shpreh se synimi i qeverisë shqiptare është zgjerimi i rrjetit të shkollave dhe klasave shqipe në diasporë.
Në fjalën e tij ministri Balla deklaroi se janë më shumë se 7 mijë nxënës që mësojnë shqipen në shumë qytete të Britanisë së Madhe dhe kjo përpjekje është një hap i rëndësishëm për ruajtjen dhe përhapjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare për brezat e ardhshëm.
Sipas Ballës mbështetja me tekstet shqip dhe programi i ri “Mësues për Diasporën” do ta zgjerojnë numrin e shkollave/klasave në gjuhën tonë të bukur shqipe.
Fjala e plotë e ministrit Balla:
Do të ja përkthej ndoshta Kryetares së Bashkisë më pas , se ne jemi një komb që kemi luftuar shumë për të mësuar e për të shkruar në gjuhën tonë antare. Kemi luftuar në shekuj për të pasur gjuhën tonë sepse histria nuk ka qën shumë e dashur me ne, na është dashur të luftojme për indentitetin tone kombëtar.
Na është dashur të luftojme për shkronjat Shqipe dhe prej më shumë se një shekulli ne jo vetem që kemi Shtetin tonë por kemi dhe Alfabetin tonë, falë kongresit të Manastirit dhe une Lavderimi, profesori por profesori është një brez pak më përpara. Ambasadori është brez me ne , jemi rritur në fakt duke parë e duke lexuar , duke par shumë filma duke lexuar libra të cilat lidhen me përpjekjen e Shqipëtarëve për të mësuar gjuhën Shqipe.
Dhe në këte aspekt kur mblidhemi , unë para pak ditesh isha ne Bavari në Ausburg ku njëlloi si ketu , Shqipëtaret pamvarësisht se nga vinë, vinë nga Shqiperia vinë nga Kosova , vinë nga Maqedonia e veriut , vinë nga Presheva , vine nga Mali i Zi behen bashk për të mësuar që femijet e tyre të mësojë gjuhen Shqipe dhe dua të ndaj me ju sot disa lajme të mira ,që kan te bejnë në fakt me cfarë po planifikon se cfare eshte duke bër qeveria Shqipëtare në dobi të mbështetjes së këtyre nismave shumë të mira.
Pra unë nuk gjej dot fjalet të falenderoj Shoqaten Arbëria shoqatat e tjera të angazhuara në oragnizimin e këtyre shkollave , klasave .Por unë bëj pjes tek ata politikan që mendojnë që:
Po mir dakort ju keni bër pjesën tuaj por ne ,qeveria e Shqiperise , qeveria e Kosoves cfare po bëjm në këtë aspekt dhe ndoshta kemi qën të vonuar ndër vite , por tani jemi në një faze krejtesisht të re , gjeja e parë që bëm ishte unifikimi i Abetares mes Shqiperise dhe Kosovës. Tanimë gjuha Shqipe ka vetem një Abetare të veten dhe ky është një hap i rëndësishëm dhe po ashtu më së miri kemi filluar te shperndajme tekstet e gjuhes Shqipe . U infromova që jan disa mijera tekste mbi rreth pesëmijë tekste që tanimë kanë mbërritur në Britaninë e madhe kryesisht Londra është numri më i madh i tyre edhe pse duhet ta pranoj që këto nuk janë mbledhur të gjithë .
Hapi i dyte i rendesisht është se cfarë duhet të bëj qeveria sa i përket një problemi që profesori Vata e ngrit e ngriti ne menyre Elegante ? Sic i ka hije. sa i perket pageses çmimeve e të tjerave me rradhë dhe unë mendoj që edhe në këtë aspekt ne kemi filluar te bejm dicka .E kemi filluar të jemi të sinqert e korrekt me Greqinë ku kemi numrin me te madh , dhe besoj ne mbledhjen e rradhes së qeverisë Shqipëtare do të miratojmë nisjen e një programi të madh që quhet Mesues për Diasporën ,mësues për Diasporen do të fillojmë me Greqinë pra mesues për Greqine ku nga buxheti i qeverisë Shqipëtare ne do të paguajmë mesuesit që japin gjuhën Shqipe në klasat që zvillohet po thuajse në të gjithë territorin e Greqisë.
Dhe dua të ju garantoj sot këtu që shumë shpejt do të kemi dhe mësues për Britanine e madhe “teacher for UK” si program i qeverisë Shqipetare dhe në këtë aspekt në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës do fillojmë të integrojmë programin tonë të përbashkët sa i përket . Sepse kur po vija këtu takova mësues apo mësuese edhe nga Shqiperia dhe nga Kosova dhe ne këtë aspekt nuk mund te ndahemi asnjeher !
Keshtu që mos e merni këtë si një premtim por ta merrni si një lajm të mirë që shumë shpejt ne do të fillojmë që të kemi një , do te thoja unë një rrjet mësuesisht të gjuhës Shqipe në Britaninë e madhe të cilët të mbështeten nga qeveria, dhe po ashtu ndersa vinim ketu me profesorin me Lavderimin dhe natyrshëm me angazhimin e shkelqyer të dyja ambasadave tona.
Të Ambasadesse Republikes se shqiperise dhe Ambasades se Republikes se Kosoves ne të rrisim mbeshtejten sa i perket krijimin e qëndrave kulturore . Këto qendra do të jen në fakt vendi ku jo vetem zvillohen aktivitete kulturore por në një farë mënyre të kthehet në një instrument financimi dhe mbeshtetjeje per sa i perket inicjativave që vinë nga shoqatat dhe që kryesisht fokusohen tek mesimdhenja e gjuhës Shqipe . E fundit dhe pse ndoshta nuk është vëndi por do të thoja unë në një farë mënyre fillimi i mbare
E fundit edhe pse ndoshta nuk eshte vendi. Por mendoj, është, do te thoja unë në një farë mënyre fillim i mbarë i një qasje të re të marrëdhënies së shtetit amë me vëllezër dhe motrat tanë që jetojnë jashtë territorit. Kjo lidhet me nivelin historik të Kuvendit Shqipërisë, për të mundësuar që në zgjedhjet e pranverës së ardhshme, të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë territorit, të mos jenë më të përjashtuar nga vendimmarrja për mënyrën e drejtimit, se si duhet të shkojë vendi. Por të jenë pjesë e përfshirë, sepse në pranverën e ardhshme edhe ju që jetoni këtu, që keni të drejtë vote në Shqipëri, që keni mbushur 18 vjeç dhe dispononi dokument identifikimi biometrik do të keni mundësi të votoni.
Edhe pse jeni larg Shqipërisë, duke votuar nga shtëpia juaj. Kjo do ti japi diasporës një peshë shumë më të madhe nga sa ka patur deri tani. Jo se nuk ka patur, përkundrazi unë bëj pjesë tek ata që mendon që pa diasporën Shqipëria nuk do te ishte në zhvillimin ekonomik social që ka sot. Në të gjitha aspektet edhe kulturore, sepse ka vajza e djem të diasporës, si Dua Lipa, apo Rita Ora. Siç jemi një edhe diasporën e kemi një komb, një diasporë. Edhe djem si Armando Broja apo Berat Gjimshiti, një e kemi shqipëtar dhe një nga Presheva, kështu që në këtë aspekt, do të thoja që ne jemi shumë krenar për shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe, shiptarët që jetojnë në Londër. Këtu përfitoj nga rasti, sepse kam patur nderin të shërbej si Ministër i Brendshëm të them që shqiptarët e vërtetë dhe ata që janë sot ketu, janë ata që shkëlqejnë me eksperiencën e tyre.
Ja përshembull Uranit ambasadori jonë ketu, i cili është një prej shkencëtarëve dhe një prej historive të suksesit, sic jeni të gjithë ju ketu pa asnjë përjashtim dhe e vërteta është që ne jemi shumë krenar për secilin nga ju, sikurse unë jam i sigurt që edhe ju jeni shumë krenar për Shqipërinë. Sepse Shqipërisë sikur edhe thashë ne fjalën time hyrëse, jemi një komb ndër më të vjetërit në Europë, me gjuhën më të vjetër në Europë, po ashtu jemi një komb që në këtë moment histori, drejt ndreqjes së një gabimi që ka historia për sa i përket përkatësisë së Shqipërisë si pjesë e Europës së bashkuar. Unë mendoj që ky 10 vjecar dhe vizioni ynë, Shqipëria 2030 do të përmbyllet me Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian.
Do kishim dashur shumë ta kishim gjetur Britaninë e Madhe me Bashkimin Europian, por kjo është vendimmjarrja e juaj, por kjo nuk na pengon që me Britaninë e Madhe të vijojmë të forcojmë marrëdhëniet tona dhe si përfaqësues i Qeverisë Shqiptare dua të konstatoj që pavarësisht se kush qeveris Britaninë e Madhe, konservatorët apo laboriatët unë vërej që nuk ka asnjë ndryshim për sa i perket vëmendjea që qeveria Britanike i jape Shqipërisë. Gjej rastin të falenderoj të gjitha qeveritë britanike për këtë vëmendje që i japin Shqipërisë dhe po ashtu i kërkojmë jo vetëm qeverisë Britanike por edhe qeverisjes vendore më shumë vëmendje ndaj shoqatave shqiptare që janë këtu.
Më shumë mbeshtje për projeketet kulturore arsimore, sepse ky është një kontribut për vetë shoqërinë tuaj dhe dua ta mbyll duke konstatuar se komuniteti shqiptar që jeton në Britaninë e Madhe që jeton në Londër është këmba e fortë e një ure lidhëse më të madhe ndaj Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. Duke mos harruar se me Britaninë e Madhe jemi aleate, partner të rëndësishëm pothuajse në të gjitha sfidat globale, anëtar të Natos dhe pjesë e ekonomive globale kundër terrorizmit dhe sfidave të tjera, ku Shqipëria dhe Britania e madhe bashkëpunojnë me njëra tjetrën në mënyrë të fortë.
……….Taulant Balla teksa mori pjesë në në hapjen e një shkolle të re shqiptare në Bexleyheath Londër…..
Kjo me siper eshte nje pjese qe shkruhet ne artikull.
Nuk e Di po a jeni gazetare apo zhgarravites dixhital. Cfare lidhje ka Bexleyheath me Londren. Lexova dhe pashe qe keto jane 2 qytete te ndryshme.
Nuk eshte ndonje gabim I madh por dikush qe i thote vehtes gazeta nuk ben gabime te tilla.