• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapet sezoni i vjeljes së mandarinave në Konispol/ Çuçi jep lajmin për investimin në kanali vaditës të Janjarit

by Java News
23/11/2019 21:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, ishte sot në Konispol, ku u organizua festa e përvitshme e mandarinës. Ky event kishte mbledhur së bashku fermerë të zonës, tregtarë, eksportues dhe vizitorë të tjerë. Në fjalën e mbajtur para banorëve, ministri Çuçi tha se në këtë zonë prodhimet bujqësore janë rritur si askund tjetër dhe kjo natyrisht që përbën një histori suksesi. Sot prodhimet bujqësore të kësaj zone eksportohen në tregjet e huaja.

“Nëse ka një zonë në Shqipëri e cila është histori suksesi dhe model për t’u aplikuar në çdo vend tjetër përsa i përket kooperimit të fermerëve, rritjes së prodhimit edhe eksportit në tregjet e huaja, padiskutim që është Konispoli, është Xara dhe të gjithë fshatrat përreth. Si në çdo vit tjetër edhe kësaj here vjelja e mandarinave nisi me festë. Dikur në këtë zonë prodhimet bujqësore ishin vetëm 2 mijë ton, ndërsa sot arrijnë deri në 40 mijë ton. Ky është një tregues domethënës për potencialin e madh që ka sektori bujqësor i kësaj krahine, por edhe i punës së fermerëve që kanë ditur të shfrytëzojnë mjeshtërisht tokën dhe klimën fantastike”, u shpreh ministri i Bujqësisë.

Më tej ai tha vitin tjetër nis rehabilitimi i kanalit të Janjarit, investim që do t’i japë fund problemit të vaditjes në këtë zonë. Ndërkohë që ka nisur edhe puna për ndërtimin e rrugës Xarë-Shkallë.

“Dy lajme të mira për banorët e Konispolit. Së pari kemi nisur ndërtimin e rrugës që lidh Xarën dhe Shkallën, investim ky shumë i rëndësishëm për të lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe prodhimeve bujqësore. Së dyti, vitin tjetër do të investojmë rreth 9 milionë dollarë për rehabilitimin e kanalit të Janjarit, i cili do të zgjidhë përfundimisht problemin e vaditjes së gjithë tokave të kësaj zone. Ne do të vazhdojmë të shtojmë investimet dhe të mbështesim fermerët në çdo zonë të vendit sepse bujqësia mbetet një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë tonë”, tha ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

g.kosovari

Next Post
Meta i akordon dekoratë Mujo Ulqinakut, luftëtarit që organizoi qëndresën anti-fashiste

Meta i akordon dekoratë Mujo Ulqinakut, luftëtarit që organizoi qëndresën anti-fashiste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com