• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapet “Samiti i Diasporës”, Rama: Ideja ishte e Lindës, mungojnë Nishani e Basha

by Java News
18/11/2016 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është çelur këtë darkë mbledhja e parë e Diasporës Shqiptare, ku të pranishëm në Pallatin e Brigadave kanë marrë pjesë rreth 1 mijë shqiptarë të diasporës.

Në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama tregoi historinë sesi kishte lindur kjo ide, duke treguar se mendimi kishte qenë i bashkëshortes së tij… një “sekret” që Rama nuk e ka treguar pa batuta.

Rama është shprehur se për shumë persona në këtë eveniment, Pallati i Brigadave është i panjohur, por sot do të jetë shtëpia e tyre, duke i dhënë një dimenson të munguar një pallati mbretëror, “në të cilin mbreti nuk fjeti kurrë.”

Rama nuk kurseu as thumbat me fqinjët e Greqisë. Teksa fliste për rëndësinë e rrënjëve të një populli, Rama tha se kishte frikë se mos dikush e merrte provokim dhe për rrënjë të Shqipërisë së Madhe.

screenshot-2-38_1479494132-6600088

Nga ana tjetër, ftesës së Ramës nuk i është përgjigjur Presidenti Nishani dhe as Kryedemokrati Lulzim Basha.

Rama:Miku im i shtrenjtë Hashim Thaci, fort të dashur bashkëatdhetarë e bashkëatdhetare, nga zemra, pa përjashtim… ju falenderoj që keni ardhur dhe që keni folur për këtë takim të parë të shqipes, për tu parë sy më sy dhe për tu dëgjuar përballë për të parë se ku jemi dhe se ku do të shkojmë së bashku.

Faleminderit edhe atyre që nuk e patën të mundur të jenë këtu fizikisht. Shumë prej jush nuk e njohin këtë pallat, pallatin e brigadave, apo pallatin e vetmisë së madhe… kur Shqipëria ndërkohë nga mbretëri, u kthye në diktaturë. Ky është i fundmi pallat mbretëror i ndërtuar në europë, cka e bën krejt unikal. Por ky është dhe i vetmi pallat, ku asnjë natë nuk ka fjetur asnjë mbret. Histori më vete kjo, brenda historisë së vetë mbnretërisë shqiptare, që u krijua nga vullneti i një his ministri të brendshëm, e më pas kryeministër… prej pak vitesh ne ja kemi hapur dyert këtij pallati, atyrer që mishërojnë forcën, artistëve të spikatur, shqiptarëve…

Ky pallat, u pagëzua nga pronarët e rinj të viteve 44 si Pallati i Brigadave dhe për shumë dekada mbyti i kycur… ju këtu kerni ardhur këtu për të qenë nesër e pasnesër me ne që të shkëmbejmë opinione e debate për të menduar sesi mund ta bëjmë më të mirë e më të fortë. Më lejoni tju rrëfej një të fshtehtë.

Në shtatorin e 2015, gjendesha në New York… festohej me bujë 75 vjetori i asaj bashkësie… mundësia mu dha atë ditë që të takohesha me plot shqiptarë falë rrjeteve të tyre të organizuara, qoftë individualisht nëpër rrugët e neë yorkut… kishte kohë që ne përpiqeshim që të gjenim rrugë për ta përfshirë diasporën tonë dhe tamam në Neë York, Linda, gruaja ime hodhi idenë fillestare të kësaj nisme… dihet që unë jam pak kokëfortë, por e vërteta është se idetë e gruas më pëlqejnë më shumë se ato të miat… ju kërkoj ndjesë që ajo nuk ndodhet këtu sepse duhet të kujdeset për Shqipërinë e gjeneratës tjetër në shtëpi (për Zahon).

Fjala e të pranishmëve:

Ditmir Bushati: Jemi të ndërgjegjshëm se ndërtimi i partneritetit nuk bëhet me një mbledhje, por është një proces organik i njeriut që ndihmon njeriun e vet… por deri dje,  ideja se diaspora priste nga shteti, apo se shteti priste nga diaspora

Ermira Përlaskaj– Deputetja e parë shqiptare në parlamentin kroat: Shpresoj që takime të tilla do të organizohen edhe në të ardhmen dhe kërkesat e mendimet e diasporës do të reflektohen nga shteti amë. Ju uroj punë të mbarë dhe suksese gjatë punimeve të samitit.

Mark Gjonaj– anëtar i Asamblesë së shtetit në Neë York: Mirmbrëma vëllezër e motra, kryeministër, President Thaçi… është kënaqësi për mua që jam këtu dhe që marr pjesë në një moment historik.Dua tju falenderoj të gjithëve ju që bëtë sakrifica dhe latë punët tuaja nga të 4tra anët e botës për të ardhur këtu. Ju falenderoj që keni ruajtur kulturën, gjuhën dhe identitetit tonë, që nuk keni harruar historinë tonë. Jam krenar edhe se pse histroria nuk ka qenë e drejtë me ne, ne i kemi treguar botës sesa të zellshëm jemi.

Unë ndihem i nderuar si një djalë i një familje emigrante shqiptarësh nga shkodra drejt Neë Yorkut. Unë nuk ka harruar atdheun e baballarëve të mi dhe asnjëherë nuk ia kam kthyer kurrizin këtij vendi, ashtu siç edhe ju nuk e keni bërë.

Kjo është një iniciativë që pa përjashtim duhet të përgëzohet dhe të meritojë vlerësimin tonë. Shpresoj që ne si diasporë të kemi rolin tonë, zërin tonë, të kemi të drejtë të votojmë, të kemi një këshill të diasporës. Shpresoj gjithashtu që qeveria e vendit amë, do të punojë me ne që të ngrijmë qendra kulturore për Shqipërinë.

(Mark Gjonaj ka folur anglisht, por më pas ka thënë këtio fjalë shqip)

-Ju rujt zoti të gjithëve këtu që jeni… Rroftë Shqipëria, rroftë Kosova!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi: Jam i impresionuar që rreth 1 mijë veta nga thuajse të gjitha shtetet e botës janë mbledhur në këtë samit. Prej dekadash, diaspora shqiptare ka qenë njëra ndër shtyllat e kombit tonë. Pa rolin e tyre, nuk do ta kishim, as pavarësinë e Shqipërisë dhe as demokratizimin e saj… pa rolin dhe përpjekjet e kësaj diaspore, nuk do të kishim as lirinë e Kosovës./java/a.k

 

Next Post
Kujdes! Apple iOS ruan thirrjet tuaja automatikisht në iCloud

Kujdes! Apple iOS ruan thirrjet tuaja automatikisht në iCloud

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm francez: Palestinezët duhet të mbajnë zgjedhjet pas vonesave të përsëritura

Ministri i Jashtëm francez: Palestinezët duhet të mbajnë zgjedhjet pas vonesave të përsëritura

September 23, 2026
Rriten qiratë në Tiranë, agjentët imobiliarë: Çmimi mesatar shkon 500 euro në muaj

Frenohet rritja e çmimeve të banesave, tregu hyn në një fazë më të ngadaltë

September 23, 2026
Këmbanat e alarmit në Ballkan

Këmbanat e alarmit në Ballkan

September 23, 2026
Dhunoi një vajzë dhe vëllanë e saj të mitur, AMP arreston oficerin e Patrullës së Policisë!

Dhunoi një vajzë dhe vëllanë e saj të mitur, AMP arreston oficerin e Patrullës së Policisë!

September 23, 2026
Vlora Hyseni u mor në pyetje nga SPAK për lidhjen me Agasin, ish-kreu i SHISH: Kam kontakte vetëm me telefon dhe si bashkëpunëtor i shërbimit sekret

Kur James Bondi kthehet në Menekshe: Telendisja në telenovelë turke, e një spy story

September 23, 2026
“Forcim i besimit të qytetarëve”- Ambasadorja Sousa takohet me kreun e KLP: Një sistem i fortë drejtësie, thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në BE

“Forcim i besimit të qytetarëve”- Ambasadorja Sousa takohet me kreun e KLP: Një sistem i fortë drejtësie, thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në BE

September 23, 2026
Ministri Gonxhja: Restaurimi i Teqesë së Koshtanit është detyrim shtetëror, kontribut në shkollën e parë shqipe në zonë!

Ministri Gonxhja: Restaurimi i Teqesë së Koshtanit është detyrim shtetëror, kontribut në shkollën e parë shqipe në zonë!

September 23, 2026
Grabiti nën kërcënimin e thikës çantën e shtetases gjermane te Liqeni Artificial, policia kap ‘skifterin’ e dyshuar!

Grabiti nën kërcënimin e thikës çantën e shtetases gjermane te Liqeni Artificial, policia kap ‘skifterin’ e dyshuar!

September 23, 2026
Rrëfimi i 13-vjeçarit që humbi për 13 ditë në Malin e Tomorrit: Më detyronin të shisja qirinj

Rrëfimi i 13-vjeçarit që humbi për 13 ditë në Malin e Tomorrit: Më detyronin të shisja qirinj

September 23, 2026
Një mizë në dritaren e Edi Ramës

O Zot, janë vërtet kaq budallenj?

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com