• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapet qarkullimi në Bulevardin “Zogu I”, Veliaj: Investimi i duhur që i rrit vlerën pronave

by A R
01/12/2020 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga sot, Bulevardi “Zogu I” është hapur për qarkullimin e automjeteve, tërësisht i transformuar në një hapësirë të madhe publike, me sheshe të vogla dhe fasada të unifikuara. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deputete e PS në zonë, inspektuan dje në mbrëmje detajet e fundit të aksit që do të lehtësojë edhe qarkullimin e automjeteve.

“Ne do ta hapim trafikun, teksa vazhdojmë të kurojmë disa detaje, me disa pemë për t’u mbjellë e vijëzime që duhen bërë, do vendosim sinjalistikën, do ndriçojmë disa nga fasadat etj. Janë punë që mund t’i bëjmë pa kufizuar trafikun, për të krijuar një valvul të re shkarkimi nga sheshi “Skënderbej” dhe Unaza e Vogël, në drejtim të “Bulevardit të Ri”, për t’u lidhur me Unazën e 3-të ose për të vazhduar në zonën e Bregut të Lumit”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se pavarësisht sfidës së tërmeteve dhe pandemisë, puna për të çuar përpara projektet nuk është ndalur. Ai theksoi se pavarësisht histerive, si në çdo projekt tjetër të mëparshëm, falë punës vlera e pronës së qytetarëve dhe e bizneseve në këtë zonë është rritur. “Si çdo projekt, fillimisht u përball me histerinë, mos ma prek atë, mos ma prek këtë, por gjërat nuk ndryshojnë po s’i preke me dorë. Nesër qytetarët do të zgjohen të mahnitur se sa hapësirë është fituar, vetëm duke pastruar ferrat, kioskat dhe gjithë çudirat shqiptare që kemi trashëguar në 30 vite tranzicion e mungesë kontrolli në këtë bulevard. Legalizime, hipoteka të dhëna lëmsh, ishte si të qëroje oriz, është pastruar çdo cm2 dhe më vjen mirë që ia dolëm dhe e mbajtëm fjalën për ta hapur në fund të nëntorit. Vlera e pronës është rritur në këtë njësi, po ashtu edhe aktiviteti ekonomik që do të rikthehet pas pandemisë, dhe pasi ta fitojmë atë betejë, siç kemi fituar çdo betejë, do të jetë prova se ishte investimi i duhur”, deklaroi Veliaj.

Ai i shprehu mirënjohjen komunitetit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. “Mezi pres që, kur të takohemi herën tjetër, të jetë mbaruar jo vetëm ky projekt, por të vazhdojmë deri në fund të Bregut të Lumit. Investimi i fundit në këtë aks për Njësinë 9, pas sheshit “Zogu I” dhe “Bulevardit të Ri”, do të jetë sheshi fundor, si sheshi ku takohemi me lumin. Do të kemi një aks të pandërprerë, me sheshin ceremonial “Nënë Tereza” në krye, sheshin “Skënderbej” në qendër, dhe sheshin fundor të Njësisë 9, por edhe të gjithë Tiranës”, u shpreh Veliaj.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i shprehu mirënjohjen Bashkisë së Tiranës për investimet që nuk janë ndalur në asnjë moment. “Ky është një tjetër premtim i mbajtur. Po vijojmë me programet tona të rindërtimit, të rehabilitimit, me programet tona të zhvillimit dhe të transformimit të shëndetësisë, ashtu siç po e shohim edhe me Tiranën, e cila nuk ndalet. Vijmë për të inauguruar një tjetër projekt kaq të rëndësishëm, që jo vetëm banorët e Njësisë 9 e prisnin prej kohësh e kohësh, por për të gjithë Tiranën, që është një investim madhor, thelbësor që do t’i japë zhvillim kësaj zone”, deklaroi Manastirliu.

Falë projektit të ri, bulevardi nuk do të shfrytëzohet thjesht si një rrugëkalimi apo shëtitore, por edhe për qëndrim dhe pushim në disa sheshe të vogla. Vëmendje e veçantë në rikonstruksion i është kushtuar edhe fasadave përgjatë gjithë bulevardit, si dhe institucioneve të rëndësisë së veçantë si Ministria e Drejtësisë, Materniteti dhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës.

/a.r

Next Post
“Ndikon edhe vapa”… Pas deklaratave të Metës, Patozi sugjeron test mendor

Votuesi që do të zgjidhja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In