• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapet për 40 ditë gjuetia për dhelprën e kuqe

by A R
14/11/2018 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria Shqiptare për arsye të monitorimit shkencor pasvaksinal i cili po realizohet në kuadër të projektit për “Përmirësimin e mbrojtjes së konsumatorit ndaj sëmundjeve zooteknike”, ka hapur gjuetinë e dhelprës së kuqe për 40 ditë.

Këshilli i Ministrave vendosi që të lejojë gjuetinë e dhelprës së kuqe, me qëllim marrjen e kampioneve të dhelprës, e cila do të gjuhet në të gjithë vendin, me përjashtim të zonave të mbrojtura.

Në vendim bëhet me dije se, “brenda periudhës 10 dhjetor 2018 – 15 shkurt 2019, në ditët nga e hëna deri në të premten, duke filluar kjo gjueti nga dita që lëshohet autorizimi për këtë qëllim”.

Për marrjen e kampioneve të dhelprave të kuqe, nëpërmjet gjuajtjes së tyre, të angazhohen në të gjithë vendin 39 (tridhjetë e nëntë) punonjës të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, të pajisur me shenjë dalluese për këtë proces, që do të sigurojnë në total 324 (treqind e njëzet e katër) kampione të dhelprave të kuqe.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit pajis me autorizimin përkatës për marrjen e kampionëve të dhelprës së kuqe punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në çdo qark, brenda 5 (pesë) ditëve nga data që merr kërkesën për monitorim të dhelprave nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për realizimin e fazës së dhjetë të projektit.

Gjatë të gjithë kohës së kryerjes së kësaj veprimtarie në zonat ku të kryhet marrja e kampioneve të dhelprave, procesi do të kontrollohet nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit, si dhe Policia e Shtetit.

/b.d

Next Post
Detaje nga vrasja e Shkodrës: Autori, me xhaketë dhe skafandër të kuqe

Detaje nga vrasja e Shkodrës: Autori, me xhaketë dhe skafandër të kuqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In