• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Hapet Panairi i Punës, Veliaj: 5 mije vende te lira pune nga mbi 60 kompani

by
29/04/2015 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Garë me veten e ka konsideruar Ministri i Mirëqënies Erion Veliaj çështjen e punësimit në Shqipëri duke folur sot në Panairin e Punës që është hapur në Pallatin e Kongreseve. Në prani edhe të kreut të Kuvendit Ilir Meta, Veliaj nisur nga rezultatet e arritura deri më tani, ka theksuar se sfida për qeverinë shqiptare sa i përket punësimitt ë shqiptarëve është me vet standardet që ajo ka vendosur dhe jo me paraardhësit.

 “Nëse kam një porosi për atë që do marrë stafetën në këtë ministri, është që gara jonë është me standardin që ndërtuam tani, gara jonë është me këtë panair pune, me 10 zyrat e punës, me fondin e nxitjes së punësimit. Kjo është gara për të cilën ne duhet të luftojmë dhe ne këtë gara jonë është me veten dhe me ambicien tonë”, – tha ministri Veliaj në fjalën e tij në hapjen e këtij panairi.

Më tej ministri Veliaj Erion Veliaj u shpreh se ky panair ofron afro 5 mijë vënde pune në sektorin privat, ndaj ka ftuar të gjithë të interesuarit, kryesisht të rinjtë e diplomuar, apo ata që kanë një zanat dhe që janë në kërkim të një vendi pune, të vizitojnë stendat e kompanive që janë bërë pjesë e tij.

“Ka disa mënyra sesi ne i përqasemi situatës jo të lehtë ku gjendet çështja e punësimit dhe ekonomisë. Një mënyrë është që ne të shajmë dhe të përqeshim gjithçka. Unë them që ka një mënyrë tjetër që ti përgjigjemi çdo sfide duke bërë diçka, ndaj dhe më vjen mirë që shërbimi kombëtar i punësimit nuk i bashkohet korrit stupcave, por i bashkohen atyre njerëzve që thonë ne mund të bëjmë diçka, ne mund ta formalizojmë tregun e punës, ne mund të ndërtojmë këtu një agora apo një piacë ku takohet punëdhënësi dhe punëmarrësi për ti ofruar si buqetë vëndet e punës”, – tha më tej z.Veliaj.

Ai gjithashtu ka dhënë dhe një lajm të mirë për të gjithë ata qytetarë shqiptar që kanë punuar dhe jetuar në Gjermani, të cilëve do tu njihen vitet e punës për efekt pensioni. “Sapo është mbyllur në Berlin të Gjermanisë, negociata e fundit për marrëveshjen e pensioneve me Gjermanë. Dhe besoj që pas kësaj negociate teknike homologu gjerman do jetë këtu në vjeshtë për të firmosur pasardhësin tim marrëveshjen për njohjen e pensioneve të atyre qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani që tashmë me këtë marrëveshje të transferojnë vitet e tyre të pensionit dhe që asnjë vit pune të mos iki dëm”, – tha ministry Veliaj.

Ndërkohë kryetari i Kuvendit Ilir Meta duke përshëndetur Panairin, ka vlerësuar punën e bërë nga Veliaj në krye të ministrisë së MSR-së, duke veçuar reformën me zyrat e punës dhe atë të nxitjes së punësimit. “Është tregues i një serioziteti, i një angazhimi konkret për të ndërmarë të gjitha ato reforma që tregojnë në mënyrë më të qartë që qeveria çështjen e punësimit e ka prioritet kryesor, prioritet numër një. Rrezultatet natyrisht do të kërkojnë kohën e tyre, ashtu si dhe rimëkëmbja ekonomike. Zyrat e punës janë shndëruar në instiucione të vërteta, duke fituar besimin e atyre që kërkojnë punë, janë kthyer në zyra pune model”, – tha z.Meta.

Reforma në punësim ka qënë një nga prioritetet e MMSR dhe përgjatë këtyre 18 muajve është bërë një punë e konsiderueshme në hapjen e 12 zyrave të reja të punës, si ura lidhëse mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve, apo rritja dhe përdorimi më me efikasitet i fondit të nxitjes së punësimit. Natyrisht një punë e madhe është bërë edhe në aspektin e zbardhjes së vëndeve të punës dhe futjen e tyre në sistemin e sigurimeve shoqërore. Në total përgjatë vitit të shkuar u rrit me 93 mijë numri i personave të siguruar në rregjistrat e ISSH-së, nga të cilat një pjesë e mirë janë të punësuar në vënde të reja pune.

Next Post

Eksodi, ja si ikin azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In