• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Eksodi, ja si ikin azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani

by
29/04/2015 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fenomeni i eksodit të shqiptarëve drejt Gjermanisë për të kërkuar azil ka marrë edhe vëmendjen emisionit investigativ “Fiks Fare”.

Nga qyteti i Korçës “Fiks Fare” intervistoi qytetarët, të cilët pohuan se prej kohësh qarkullojnë zëra se në Gjermani mund të pranohen si emigrantë, zëra të cilët më pas u ripërsëritën edhe nga persona që merren me këtë ‘biznes’.

Këta të fundit, ‘taksistët’, kundrejt shumave të konsiderueshme parash të siguronin jo vetëm udhëtimin, por edhe kalimin në dogën si në atë shqiptare, ashtu edhe në atë greke. Më pas udhëtimi orientohej kryesisht drejt aeroportit të Selanikut e më pas drejt Gjermanisë ku i priste kampi.

Ndërkohë “Fiks Fare” solli pamjet nga kampi “Petite Chateaux” në Belgjikë ku janë rreth 20 familje shqiptare, një pjesë e të cilave presin aty prej vitesh.

Biseda e parë u zhvillua me një qytetare nga Shkodra e cila kishte 4 muaj në kamp. Ajo rrëfeu se i kishin refuzuar kërkesën për azil, por se vazhdonte betejën ligjore me shtetin belg për të mos u rikthyer në Shqipëri.

Një familje nga Kosova rrëfen se jeton në këtë kamp azilantësh prej shtatë vitesh, ku i sigurohej ushqimi nga autoritetet belge. Një familje nga Dibra, me shtatë anëtarë thotë se merr 32 euro për person në javë, ndërkohë që shtojnë se kushtet në sektorin ku strehohen familjarët janë më të mira se tek sektoret e tjera.

Intervistat me shqiptarët azilkërkues

Kampi i azilantëve “Petite Chateaux” në Bruksel

Gazetarja: Sa kohë keni që keni ardhur në Belgjikë?

Azilkërkuesja: Tash 4 muaj ka.

Gazetarja: Katër muaj…Nga jeni?

Azilkërkuesja: Nga Shkodra.

Gazetarja: Arsyet e azilit? Politike, ekonomike?

Azilkërkuesja: Arsye politike. Kena ardh një herë nga Gjermania. Masandej prej Gjermaniet kena ardh këtu në Bruksel.

Gazetarja: Kërkuat azil edhe në Gjermani?

Azilkërkuesja: Jo, Jo… Kërkova azil këtu në Belgjikë, na prunën këtu. Na majtën deri ka ora 4 e mbasdites. Këtu si procedurë asht në fillim një herë të fusin tek këto…Janë disa dhoma. Një dhomë ke aty…Pastaj mbas disa kohëve të nxjerrin këtu. Familjarët në përgjithësi.

Gazetarja: Po te dhomat rrinte e gjithë familja bashkë? Në ato dhomat e vogla prej…

Azilkërkuesja: Po e gjithë familja bashkë. Ne që kemi fëmijë e kështu e kështu kemi atje tek E-ja. Është edhe një bllok tjetër.

Gazetarja: Është blloku i familjarëve?

Azilkërkuesja: Blloku E, edhe blloku F.

Gazetarja: Keni marrë një përgjigje për azilin apo akoma?

Azilkërkuesja: Po.

Gazetarja: Si ishte përgjigja?

Azilkërkuesja: Jo.

***
Gazetarja: Ju jeni shqiptarë? Të Kosovës apo të Shqipërisë?

Azilkërkuesja: Të Shqipërisë.

Gazetarja: Sa kohë keni që jeni këtu?

Azilkërkuesja: Një vit e ca…

Gazetarja: Jeni shumë persona në një dhomë?

Azilkërkuesja: Shtëtë veta.

Gazetarja: Nga vini?

Azilkërkuesja: Të Shqipërisë, dibranë jena.

Gazetarja: E në fakt, pa ju shqetësuar, unë doja të pyesja si janë kushtet? Si ndiheni? Ushqimi?

Azilkërkuesja: Po kushtet po shihen vetë se si janë…

Gazetarja: A mund të filmojmë pak dhomën?

Azilkërkuesja: Jo, na vjen shumë keq…Jo, Jo se është diçka që mund të njifet…Mund të shifet. Ke sa të dush, me marr sallamin e gjanat se janë për ibret.

Gazetarja: Po në përgjithësi sa shqiptarë mund të jenë?

Azilkërkuesja: Nuk e di, vallahi, si numër nuk e di. Ka moj ka mbi 15-20 familje, janë shqiptarë.

Gazetarja: Po juve që gatuani vetë?

Azilkërkuesja: Ne na japin lekë, nga 32 euro, ne që jemi të rritur.

Gazetarja: 32 euro për?

Azilkërkuesja: Për person, në javë. Për fëmijët japin më pak.

Gazetarja: Nëna si ndihet këtu?

Azilkërkuesja: Si në burg. Këtu asht mirë për këto që janë me fëmi të vogël, e janë të reja se për mu…Halli të ban me ardhnë këto dyer këtu…

Azilkërkuesja: Se për qef aspak, svihet. Kur kam ardh kena nejt nja 6 muaj mshef, nuk e dishim portën. Me dal thoshin ca bahet. Lene atë bllokun matan, se këtu jena mirë…Të shkosh e të dalësh 200 vetë me një banjo asht shumë e vështirë. Në bllokun C.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Godina e bashkisë Pukë sekuestrohet nga Përmbarimi. Shaku: Borxhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

August 12, 2026
Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

August 12, 2026
Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

“America First” përplaset me realitetin, miliona dollarë nga taksat amerikane po financojnë lëvizjen MAGA në Europë

August 12, 2026
Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

August 12, 2026
Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

August 12, 2026
Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

August 12, 2026
Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

August 12, 2026
Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

August 12, 2026
Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

August 12, 2026
Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin!  Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin! Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com