• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapet Njësia e Kemioterapisë në Berat

by A R
16/10/2022 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Spitalin Rajonal të Beratit u hap për herë të parë Njësia e Kemioterapisë, për trajtimin e tumoreve afër vendbanimit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu pa nga afër shërbimin e ri në këtë spital, i cili zgjeron hartën e Njësive të Kemioterapisë në spitale, për të shmangur vajtjen deri në Tiranë të gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit, por edhe për trajtimin e tumoreve të tjera.

“Ne përgjatë gjithë këtyreve viteve kemi bërë të mundur që në 6 spitale rajonale të hapim kabinetet e kemioterapisë. Sot ne hapim një njësi të re, njësinë e kemioterapisë në Spitalin Rajonal të Beratit. Është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Bashkisë Berat por në fakt edhe për të gjithë ata qytetarë të bashkive të tjera të Qarkut, jo vetëm përsa i përket trajtimit të sëmundjes së kancerit të gjirit, por edhe për trajtime të tjera të llojeve të ndryshme të tumoreve. Çdo shërbim që ne jemi duke hapur i shkon kësaj strategjie, strategjisë së ofrimit të shërbimeve afër vendbanimit”, ndau lajmin e mirë Manastirliu.

Duke folur për mbështetjen e qeverisë në fushën onkologjike, Manastirliu tha: “Ne kemi trefishuar buxhetin, përsa i përket buxhetit për barnat e sëmundjeve tumorale. Prej 2013-ës kemi 5-fishuar buxhetin për barnat në tërësi dhe sigurisht po vijojmë që nëpërmjet instrumenteve, mekanizmave për negociata me kompanitë multinacionale edhe për medikamentet e shtrenjta, edhe për medikamentet, të cilat janë fjalë e fundit, pra janë inovatore, ne të kemi mundësi që të ofrojmë një gamë të gjerë të terapive të mjekimit”.

Shërbimi i Kemioterapisë në Berat i shtohet gjashtë kabineteve të kemioterapisë në spitalet rajonale në Durrës, Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Elbasan, duke u garantuar qytetarëve ndjekjen e terapisë së trajtimit të sëmundjeve tumorale, afër vendbanimit.

/a.r

Next Post
Vjosa po “ha” tokën bujqësore / Erozioni gërryen çdo vit sipërfaqe të mëdha në Novoselë

Vjosa po “ha” tokën bujqësore / Erozioni gërryen çdo vit sipërfaqe të mëdha në Novoselë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com