• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapet në Tiranë panairi i arsimimit jashtë Shqipërisë

by Java News
01/03/2017 21:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë ata që janë të interesuar për studime jashtë Shqipërisë kanë një mundësi të mirë për tu njohur me disa prej institucioneve arsimore cilësore dhe programeve të tyre. Për herë të 6-të, në Tiranë organizohet Panairi “World Education Fair”, duke ju dhënë mundësinë që për dy ditë, nxënësit dhe prindërit e tyre të bisedojnë me përfaqësues të disa prej universiteteve, gjimnazeve dhe kampeve verore nga vende të ndryshme. Panairi do të zhvillohet në Hotel Rogner në Tiranë, në datat 3 dhe 4 Mars, ndërsa në datën 6 Mars ne Grand Hotel Palace në Korçë. Më shumë se 2,000 vizitorë pritet që të vijnë në panair për tu njohur me ofertat e mbi 50 institucioneve arsimore nga e gjithë bota për mundësi studimi në shkollat e mesme, universitete, studime master, MBA, kampe verore dhe përgatitje akademike.

Panairi i Edukimit jashtë Shqipërisë zhvillohet çdo vit në muajin Mars dhe ky është edicioni i gjashtë. Eshtë ngjarja më e madhe në Evropën Juglindore për arsimimin jashtë vendit dhe është me interes të madh për shumë familje shqiptare, të cilët mund përfitojnë duke marrë informacione të vlefshme për sistemet e arsimimit, programet arsimore, kërkesat e pranimit etj. Studentët dhe prindërit i marrin këto informacione direkt nga përfaqësuesit e institucioneve arsimore me asistencën e një përkthyesi për çdo institucion. Çdo vit gjatë panairit regjistrohen shumë fëmijë dhe studentë për kampe verore, kurse gjuhe, shkolla të mesme dhe universitete jashtë vendit. Në ditët e sotme, shumë prindër preferojnë organizimet në grupe, pasi fëmijët e tyre janë më të sigurtë në udhëtimet që do të kryejnë jashtë Shqipërisë. Ndaj në panair do të ofrohen mundësitë e organizimeve në grupe. Për më tepër, fëmijët do të ndihen të sigurtë pasi janë në shoqërinë e moshatarëve të tyre dhe grupi është i ndërtuar dhe udhëhequr nga një kujdestar nga Shqipëria.

Disa nga shkollat e mesme që do të vijnë për panairin janë: shumë shkolla nga SHBA dhe Anglia, të cilat do të ofrojnë bursa deri në 50%: CATS Colleges, Abbey DLD, Cambridge International College, D’Overbroeck’s – kolegj elitar në Oxford. Gjatë panairit do të shpallen gjithashtu bursa të veçanta deri në 40% nga Integral. Në panair do të jenë dy shkolla gjermane – Berlin Brandenburg dhe Salem si dhe 2 shkolla nga më të mirat në Shqipëri.

Në panairin e këtij viti do të ketë përfaqësues të universiteteve nga vende si Kroacia, Vendet Balltike, Bullgaria, Greqia, Italia, Kosova, Zvicra, Hollanda, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndër më të njohurat janë Swiss Education Group, The Hague University, Rotterdam Business School, Coventry, American University in Bulgaria.

Organizatori i panairit, Integral Educational Programs ka më shumë se 24 vite përvojë në fushën e konsulencës për studimet jashtë vendit. Të pranishëm në Shqipëri që prej 2011, Integral është kompania më e madhe e këshillimit dhe përfaqëson më shumë se 300 institucione të njohura në mbarë botën.

ma.me

Next Post
Bushati takon Kryeministrin e Landit të Hessen në Gjermani, Bouffier: Mbështetje për studentët shqiptarë

Bushati takon Kryeministrin e Landit të Hessen në Gjermani, Bouffier: Mbështetje për studentët shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In