• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapet në Tiranë laboratori i kodimit dhe i programimit për fëmijë e të rinj, Veliaj: Risi që do transformojë Shqipërinë!

by Java News
22/10/2018 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe Tirana ka tashmë një hapësirë të inovacionit dhe robotikës profesionale kushtuar vetëm fëmijëve, si një mënyrë për të nxitur shpirtin e krijimit tek ata, edukimin me kreativitetin, inovacionin, kuriozitetin, aftësitë teknike dhe argëtimin. Pas katër viteve të sukseshme në Gjakovë dhe në Prishtinë, qendra “Bonevet” vjen edhe në Tiranë, ku fëmijët mund të mësojnë përmes teknologjisë së përparuar dhe lojës.

Në hapjen e kësaj qendre në kryeqytet, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e cilësoi fantastike këtë nismë, ku fëmijë nga shtresa të ndryshme sociale do të mund të mësojnë programimin dhe gjuhën e kodimit. “Të gjithë duan ndryshimin, që gjërat të bëhen, por asnjë nuk thotë do ta bëj vetë. Secili thotë: Jo, jo, të vijë ndryshimi, por të ndryshojë dikush tjetër. Unë besoj se kjo sfidon jo vetëm një grup fëmijësh. Jam i bindur se secili prej jush do gjejë veten, për mekanikë, elektronikë, por ajo që besoj se është më e rëndësishme është të kuptojmë se kjo është një mundësi fantastike që ndoshta nuk e kanë të gjithë fëmijët e Shqipërisë. Më vjen mirë që këtu ka fëmijë nga Shtëpia e Fëmijës, nga komunitete të ndryshme”, tha Veliaj.

Ai shprehu vullnetin e Bashkisë së Tiranës për të mbështetur në mënyrë konkrete nisma të tilla që janë risi dhe që do të transformojnë Shqipërinë. “Dua që në buxhetin e Bashkisë së Tiranës të vendosim një fond për t’iu bashkuar sfidës, e mandej ju mund ta vendosni vetë si do ta përdorni. Mund ta përdorni si bursa, mund ta përdorni për të shtuar kapacitetet, mund ta përdorni për të shtuar programet që ofroni, por duam që të jemi pjesë e një historie suksesi që lind sot. Na quani partnerë, jo vetëm me llafe, por edhe për të investuar në një risi që do transformojë Shqipërinë”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se shumë shpejt edhe Piramida do të shndërrohet në qendrën më të madhe rinore multifunksionale në rajon, duke shërbyer si një hapësirë për shkëmbim idesh e iniciativash, por edhe një inkubator për bizneset e reja në fushën e ICT dhe komunikimit.

“Dy janë mundësitë, ose do rrimë te kangjellat dhe do shohim të tjerët që kalojnë, ose themi: E di çfarë, unë do ta vendos që tani sepse keni një mundësi fantastike. Ju sot mund të vendosni nëse do bëheni kryeministri i ardhshëm ose kryetari i Bashkisë i ardhshëm, nëse do të bëheni sipërmarrësi më i suksesshëm në Shqipëri apo nëse do jeni programues i një software që do ndryshojë jo vetëm Shqipërinë, por dhe botën; por duhet ta vendosni sot”, nënvizoi Veliaj.

Ai vlerësoi ndryshimin e konceptit të sipërmarrjeve private në Shqipëri, ku nga një biznes primitiv i viteve ’90, i orientuar vetëm drejt fitimit, tashmë gjithnjë e më shumë bëhet pjesë e nismave në dobi të komunitetit. Veliaj kërkoi prej të rinjve që të orientohen drejt nismave të tilla inovative.

ma.me

Next Post
Shkollat hapin nesër dyert, Nikolla mesazh për 480 mijë nxënësit

Nikolla për degët që rrezikojnë: Mbyllen 10, por do hapen më shumë se aq!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria forcon Mbrojtjen, ekspertet: Rezervistët rriten kapacitetet ushtarake

Shqipëria dërgon trupa ushtarake në Rumani, javën tjetër vendimi për Gazën

July 22, 2026
Nga 10 paga mujore te banesat falas! Çfarë përfitojnë familjet e policëve të rënë në detyrë

Nga 10 paga mujore te banesat falas! Çfarë përfitojnë familjet e policëve të rënë në detyrë

July 22, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 23 Korrik 2026

July 22, 2026
Nga tanket e Mariupolit te kreu i ushtrisë, gjenerali 43-vjeçar që Ukraina i beson në luftën me Rusinë

Nga tanket e Mariupolit te kreu i ushtrisë, gjenerali 43-vjeçar që Ukraina i beson në luftën me Rusinë

July 22, 2026
Arktiku po humbet “betejën” me ngrohjen globale, arrihet rekordi historik

Arktiku po humbet “betejën” me ngrohjen globale, arrihet rekordi historik

July 22, 2026
EMRI / Ndërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës, Policia jep detajet e para

“Burgu i Shënkollit do të kthehet në institucion për trajtimin e të dënuarve me probleme të shëndetit mendor”

July 22, 2026
Emri i tij doli në dosjet Epstein, gjendet i vdekur agjenti francez i modës

Emri i tij doli në dosjet Epstein, gjendet i vdekur agjenti francez i modës

July 22, 2026
PD kërkon të jetë i pranishëm Skënder Hita, shtyhet mbledhja e komisionit për Reformën Zgjedhore

PD kërkon të jetë i pranishëm Skënder Hita, shtyhet mbledhja e komisionit për Reformën Zgjedhore

July 22, 2026
“U rritëm jetimë, më le vetëm”. Letra prekëse e vëllait të gazetarit Enrik Mehmeti

“U rritëm jetimë, më le vetëm”. Letra prekëse e vëllait të gazetarit Enrik Mehmeti

July 22, 2026
Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë

Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In