• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapet “Micro Folie” e parë në Tiranë/ Veliaj dhe Rama: Do shumëfishojmë hapësirat për fëmijët dhe të rinjtë

by
14/01/2022 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë përuruar hapësirën më të re të industrisë kreative, “Micro Folie”, në kryeqytet, e cila synon të afrojë më shumë të rinjtë dhe fëmijët me teknologjinë dhe artin.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se si kjo qendër e parë që u hap në lulishten pas Kryeministrisë, do të ketë edhe të tjera në çdo cep të Tiranës.

“Që kur Kryeministri më tha përpara Vitit të Ri që kishte parë një koncept fantastik në Francë, ku praktikisht nga 5 kutiçka të vogla që mund të futen në një furgon hapet i gjithë ky ambient, si një tendë kryesisht për fëmijët që kanë dëshirë të merren me hapësirën digjitale, të shikojmë se si mund të bëjnë gjëra kreative me duart e tyre, me mendjen dhe fantazinë e tyre jam shumë i lumtur sot që arritëm ta sillnim këtë projekt nga Parisi në Tiranë. Micro Folie është ekzaktësisht ajo që ndoshta nuk e kemi në shtëpitë tona, ku shpesh herë na thonë: “mos e prek”, “mos e ngacmo”, “mos e prish këtë”! Këtu, në fakt çdo gjë lejohet. Kreativiteti, fantazia, bashkëpunimi me njëri-tjetrin, përdorimi i mureve, printimi, qepja, të gjitha lodrat lejohen, ndaj dhe do doja shumë që ne këtë pilot të parë të cilin kryeministri insistoi ta bënim në zemër të Tiranës, ta trajtojmë si një histori suksesi që ne duam ta replikojmë edhe në Laprakë, Kombinat, edhe në Kinostudio, Sauk dhe në çdo cep të Tiranës e ndoshta edhe në çdo cep të Shqipërisë,” u shpreh Veliaj.

Ndërsa Kryeministri Rama u shpreh se së shpejti do të vijë edhe një autobus lëvizës për aktivitete dhe spektakle në cdo komunitet.

“Më vjen jashtëzakonisht mirë që u arrit të hapet tamam në fillim të këtij viti që është viti i “Tiranës Kryeqytet i Rinisë” dhe që është viti të cilin ne duam t’ia dedikojmë në tërësi rinisë dhe fëmijëve. Ne po punojmë që paralelisht me strukturat e “Micro Folie” të sjellim edhe një risi tjetër me Ministrinë e Kulturës, që është risia e një autobusi të madh lëvizës për spektakle që çon në komunitete operan, muzikën, teatrin, veprat, duke i bërë ato më të aksesueshme, por edhe më të afërta me njerëzit në komunitet.

Së shpejti do të sjellim autobusin e parë, por jo të vetmin dhe me Micro Folie nga njëra anë dhe me autobusët e spektakleve, besoj që do t’i japim një shtysë gjallërie hapësirës së kohës së lirë që kemi vendosur që të bëjmë çmos që ta mbushim me sa më shumë aktivitete dhe me sa më shumë mundësi për fëmijët dhe për më të rinjtë,” u shpreh ai. “Micro Folie” përfshin muze digjitalë, laboratorë dhe lojëra me qëllim informimin, edukimin dhe argëtimin e fëmijëve dhe të rinjve me artin vendas dhe botëror.

/b.h

Next Post
“Të zë gjumi natën?”/ Braçe- Bashës: O kufomë, a e mban mend 21 janarin? Si mund të shaj unë qeverinë time o budalla

Braçe, thirrje Bashës: Koha të dëshmosh për pushkatimet e 21 janarit, ke qënë ministër i Brendshëm. S'është mbyllur...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

April 7, 2026
7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

April 7, 2026
Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

April 7, 2026
Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

April 7, 2026
Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

April 7, 2026
Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

April 7, 2026
Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

April 7, 2026
Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

April 7, 2026
Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

April 7, 2026
Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In