• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapet “Laboratori i turizmit” në Vlorë, kurse profesionale për të rinjtë

by A R
17/05/2019 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkolla “Laboratori i turizmit”, e cila do të ofrojë standarde të larta në shërbimin ndaj turizmit, hapi sot dyert për të rinjtë e apasionuar pas shërbimeve në hoteleri turizëm.

Kjo shkollë është një projekt i rëndësishëm, për të cilin bashkia Vlorë ka vënë në dispozicion një godinë përgjatë Lungomares, e cila deri dje përdorej si zyrë magazinimi për objekte të ndryshme, në pronësi të bashkisë.

Në ceremoninë e përurimit, kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, theksoi se “jam i bindur që të gjithë së bashku në një bashkëpunim model me bashkinë e Vlorës, Programi i Konvertimit të Borxhit, pranë Ministrisë së Financave (IADSA) dhe Biznes Albania do t’ia dalim të rrisim standardin e shërbimeve turistike në Vlorë për ta bërë këtë sezon Vlorën shembullin e madh të turizmit në të gjithë Shqipërinë”.

“Jo pa qëllim zgjodhëm të ishte dita për të promovuar laboratorin e turizmit, këtë vlerë të shtuar në shërbimin turistik të qytetit për kualifikimin e të gjithë atyre që kanë zgjedhur dhe vazhdojnë të bëjnë biznes në turizëm”-, nënvizoi Leli.

Bashkë me hapjen e laboratorit të turizmit në qytetin bregdetar u çel edhe Panairi i Turizmit , ku marrin pjesë 40 biznese.

“Panairi dhe laboratori i turizmit kanë një lidhje mes tyre sepse në radhë të parë promovojnë bizneset e hotelerisë dhe restorantet dhe na tregojnë sa nevojë kanë për të punësuar njerëz”, – tha Leli duke shtuar se 50 kërkesa për punë u ofruan nga hotelet dhe restorantet pjesëmarrëse në këtë panair.

Kreu i bashkisë së Vlorës u shpreh se “sot do të çelim një tjetër stafetë, sezonin turistik. Do të kemi në Lungomare disa artistë të njohur si ku janë të ftuar shumë këngëtarë Ghetto Geasy, Anxhela Peristeri, Aurel Thellimi, Klajdi dhe Bruno si dhe DJ e njohur, DJ Aldo dhe Bessy DJ. Po ashtu pjesë e koncertit do të jetë edhe Aurela Gaçe, një emër i madh i muzikës”.

Laboratori i turizmit do të shërbejë për të gjithë ata persona që do të japin shërbime në turizëm, për kamerierët, kuzhinierët dhe të gjithë ata që do të punojnë në shërbimet e hoteleri turizmit.

Pjesë e këtij laboratori është një kuzhinë laborator, ku mësuesit do të trajnojnë nxënësit që kanë dëshirë të mësojnë kulinarinë, apo recetat tradicionale. Po ashtu në mjediset e tij është edhe një ambient që është përgatitur me standardin e një dhome hoteli ku studentët që do të vijnë apo ata që punojnë në njësitë e hotelerisë dhe turizmit dhe kanë probleme me cilësinë dhe standardin mund të vijnë të trajnohen pasdite që të marrin një certifikatë.

Restaurimi i godinës u bë i mundur me fonde të Programit të Konvertimit të Borxhit, pranë Ministrisë së Financave (IADSA) në kuadër të projektit SET TOUR LAB (Laboratori i turizmit), i ndodhur pranë Konsullatës italiane në Vlorë.

/a.rada

Next Post
PD nuk i ndahet Dakos: Avdylaj faktoi krimin elektoral të kryebashkiakut

Ish-deputeti i vezëve: Basha është gati për negociata me Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

April 9, 2026
Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

April 9, 2026
Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

April 9, 2026
Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

April 9, 2026
Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

April 9, 2026
Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

April 9, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot me diell dhe vranësira kalimtare, parashikimi për ditën e enjte

April 9, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA janë duke negociuar me kryeparlamentarin iranian për një marrëveshje

Trump kërcënon Iranin për armëpushimin: Nëse marrëveshja nuk zbatohet, goditjet do të jenë më të fuqishme

April 9, 2026
Analiza: Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

Analiza: Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

April 9, 2026
Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In