• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapet këndi i ri i lojërave në bllokun “Enver Preza” në Sauk, Veliaj: Fëmijët janë epiqendra e qytetit tonë

by Ardit Rada
24/06/2020 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas rehabilitimit të 7 rrugëve në bllokun “Enver Preza” në Sauk, banorët e zonës kanë edhe një kënd të ri lojërash për fëmijët. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u rikthye në këtë bllok banimi për përurimin e këndit të lojërave, i cili u ndërtua falë ndihmës nga Tirana Bank.
“Ishim këtu para 3-4 javësh dhe pamë se lagja ishte një djerrinë. Sot Rr. “Enver Preza” ka 7 degëzime rrugësh me kanalizime, ndriçim, asfalt, kurse këndi i lodrave është si qershia mbi tortë. Më vjen mirë që rikthehemi për të disatën herë në Sauk, ku i kemi marrë lagjet me radhë”, tha Veliaj. Ai nënvizoi se fëmijët janë epiqendra e vëmendjes së bashkisë dhe siguroi vijimin e investimeve të tilla.
“Me fjalë fëmijët i kemi më të rëndësishmit, por hapësirat publike nuk ua vëmë në dispozicion atyre. Në pjesën më të madhe, hapësirat publike, ose kanë qenë, ose janë kthyer në lavazhe, gomisteri dhe parkim makinash. Nëse fëmijët janë vërtet epiqendra e vëmendjes tonë, duhet të jenë edhe epiqendra e qytetit tonë. Pra, hapësirat e vogla mes lagjeve nuk mund të jenë për makinat ose për ferrat, por për fëmijët”, u shpreh ai.
Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Tirana Bank, Dritan Mustafa, vlerësoi bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës dhe shprehu angazhimin që ky kontribut në dobi të komunitetit të vijojë edhe në të ardhmen. “Çdo bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës është kënaqësi e madhe, sidomos kur kontributet tona të përbashkëta shkojnë në ndihmë të komuniteteve dhe në mënyrë të veçantë ndaj fëmijëve. Në fakt, ky është një detyrim
për të gjithë komunitetin e biznesit, për të mbështetur me të gjitha format këto projekte
të rëndësishme që përmirësojnë cilësinë e jetës së komuniteteve”, tha ai.
Kryebashkiaku Veliaj theksoi se ky nuk është këndi i vetëm i lojërave në kryeqytet. Në 5 vite, Bashkia e Tiranës ka ndërtuar çdo muaj nga një kënd të ri lojërash. “Në 60 muaj punë në Bashkinë e Tiranës kemi një moto: “Çdo muaj do të bëjmë një kënd lojërash”. Në fillim njerëzit talleshin e thoshin: Ç’është ky njeri jo serioz, që merret tërë ditën me kalamajtë. Por, ka më shumë duk sesa të merresh me një pjesë të madhe të të rriturve, të cilët ndoshta gjenerata ime ose gjenerata e prindërve tanë, e kemi përsosur ankesën si stil jetese. Në qytet ka ndryshuar mënyra e jetesës, ka ndryshuar lëvizshmëria, ecim ose në këmbë ose me biçikletë, janë shtuar parqet, fëmijët mbjellin pemë, ndaj dua ta
vazhdojmë këtë frymë dhe mezi pres të kemi bashkëpunime të tilla në të ardhmen”, theksoi ai. Veliaj dha një lajm të mirë edhe për familjet e prekura nga tërmeti, të cilat do të marrin pagesat cash, ndërkohë që shumë shpejt nis puna me projektet e rindërtimit. “Në Njësinë 2 kemi rreth 500 pagesa cash për dëmet DS1, DS2 dhe DS3. Në Saukun e vjetër do të rindërtojmë disa shtëpi. Nga java tjetër do të lidhim kontratat me njësinë administrative, që secili të marrë pagesën cash. Pjesa më e madhe e pagesave do të bëhet përmes bankës edhe për efekt transparence. Me të mbyllur pagesat, do të ecim me rindërtimin e shtëpive të para, për të kaluar më pas tek pallatet”, përfundoi ai.
Këndi i ri ka module të ndryshme lojërash, stola, ndriçim dhe më shumë gjelbërim, duke u kthyer në një oaz për të gjithë komunitetin.

Next Post
Grabitja e kasafortës së Patentave në Kashar/ DPSHTRR zbulon shifrën e vjedhur: Do të kthehen sërish tek i zoti

Grabitja e kasafortës së Patentave në Kashar/ DPSHTRR zbulon shifrën e vjedhur: Do të kthehen sërish tek i zoti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In