• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Hapet gara për zëvendësimin e tre anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të BSH

by Java News
02/10/2018 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe ka hapur sot garën për zëvendësimin e tre anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës. Anëtarët që iu mbaron mandati janë Dhori Kule, Arben Malaj dhe Ela Golemi.

“Siç ju e dini 3 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës Dhori Kule, Ela Golemi dhe Arben Malaj përfundojnë mandatin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Këto tre anëtarë zgjidhen me propozim të Kuvendit. Organet e Kuvendit i janë drejtuar me shkresë grupeve parlamentare. Komisioni të njoftojë Kuvendin për hapjen e procedurës për çdo individ që plotëson disa kritere“, tha Brace

Aplikantët duhet të plotësojnë disa kritere, si ai i arsimit të lartë ekonomik ose juridik, përvojë pune mbi 5 vjecare në administratën publike ose ne institucione financiare e bankare.

Funksioni i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës është i papajtueshëm me atë të deputetit, ministrit, si dhe të punonjësit, të administratorit e të aksionarit, me pjesëmarrje ndikuese në bankën e nivelit të dytë ose në subjektet që licencohen nga Banka e Shqipërisë. Afati i aplikimit skadon më 30 shtator 2018.

Aplikantët duhet të plotësojë kriteret, si më poshtë vijon:
1. Të ketë:
a) arsimin e lartë ekonomik ose juridik;
b) përvojë profesionale në çështje financiare dhe bankare;
c) kualifikime profesionale të profilit;
ç) përvojë pune mbi pesë vjet në administratën publike ose në institucionet financiare dhe bankare.

2. Të mos ketë pengesat e mëposhtme:
a) është dënuar nga gjykata për një vepër penale, për të cilën ligji parashikon dënimin me burgim;
b) është në pamundësi për të paguar detyrimet monetare ose është deklaruar i falimentuar dhe nuk është rehabilituar;
c) është ndaluar ose pezulluar nga gjykata të ushtrojë detyrën si nëpunës shtetëror apo në shërbimin publik ose të ushtrojë veprimtarinë apo mjeshtërinë;
ç) gjatë ushtrimit të detyrës, në mënyrë aktive merr pjesë në veprimtari politike.

Funksioni i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës është i papajtueshëm me atë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, të deputetit në Kuvend, të anëtarit të Këshillit të Ministrave, si dhe të punonjësit, të administratorit dhe të aksionarit, me pjesëmarrje ndikuese në bankën e nivelit të dytë ose në subjektet që licencohen nga Banka e Shqipërisë.

Dokumentet që duhet të dorëzohen janë:
⦁ Kërkesë për aplikim;
⦁ Kopje e letërnjoftimit;
⦁ Curriculum Vitae në gjuhën shqipe;
⦁ Dokumente të diplomimit dhe të kualifikimeve profesionale të kërkuara;
⦁ Dokument që të provojë vjetërsinë në profesion;
⦁ Formular të plotësuar e të firmosur të vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, në përputhje me ligjin nr.138/2015, të ndryshuar;
⦁ Vetëdeklarim se nuk është në pamundësi për të paguar detyrimet monetare ose deklaruar i falimentuar;
⦁ Vetëdeklarim se nuk është ndaluar ose pezulluar nga gjykata të ushtrojë detyrën si nëpunës shtetëror apo në shërbimin publik ose të ushtrojë veprimtarinë apo mjeshtërinë;
⦁ Vetëdeklarim se gjatë ushtrimit të detyrës nuk merr pjesë në mënyrë aktive në veprimtari politike

a.ç

Next Post
Piramida, Veliaj: Brenda vitit do të kthehet në qendrën më të madhe teknologjike

Piramida, Veliaj: Brenda vitit do të kthehet në qendrën më të madhe teknologjike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liza e qymyrit

9 meta-parimet e politikës së jashtme të shqiptarëve

August 30, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme

Moti për sot, kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme

August 30, 2026
Tërmet i fortë në jug të vendit, lëkundjet shkaktojnë panik te banorët

Tërmet i fortë në jug të vendit, lëkundjet shkaktojnë panik te banorët

August 30, 2026
“Tirana do të ketë Orën e Dëgjesës”, ministri Gogu zbulon detaje nga mbledhja me Ramën

“Tirana do të ketë Orën e Dëgjesës”, ministri Gogu zbulon detaje nga mbledhja me Ramën

August 30, 2026
Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com