• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gara për Avokatin e Popullit, kriteret dhe formulari për kandidatët

by A R
04/01/2017 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar ditën e sotme kriteret për kandidatët që duan të marrin pjesë në garën për Avokat të Popullit.

“Bazuar në Vendimin nr 3 datë 28.12.2016, të “Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”, Ftohet çdo shtetas shqiptar, i cili plotëson kushtet e parashikuara në nenin 3, të ligjit nr. 8454 datë 04.02.1999, “Për Avokatin e Popullit” i ndryshuar, të paraqesë kandidaturën për Avokat të Popullit të Republikës së Shqipërisë” – njofton Kuvendi.

Kushtet për t’u zgjedhur Avokat i Popullit:

Avokat i Popullit mund të jetë çdo person që plotëson këto kushte:

a): të jetë shtetas shqiptar.

b): të ketë njohuri dhe veprimtari të shquara në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të ligjit;

c): të shquhet për aftësi profesionale dhe figure të pastër etiko-morale;

ç): të mos jetë dënuar penalisht

d): të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit që bën propozimin a zgjedhjen e tij.

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet zyrtarisht pranë Sekretarisë së Kuvendit të Shqipërisë. Dokumentet duhet të përmbajnë:

  • Kërkesë për shprehje interesi për të kandiduar për vendin vakant të shpallur
  • CV-në, nr kontakti tel/email/
  • Fotokopje e kartës së identitetit
  • Librezë pune e noterizuar
  • Diplomë që provon se ka mbaruar arsimin e lartë universitar / studime pas universitare/ të noterizuara
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore që nuk ka qenë i dënuar penalisht.
  • Plotësimi dhe nënshkrimi i formularit vetëdeklarimi, sipas përcaktimeve të ligjit nr 138/2015 “Për Garantimin e Integritetit të Personave që Zgjidhen, Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike”.

Formulari i vetëdeklarimit, është i publikuar në faqen kryesore të Kuvendit të Shqipërisë.

Dokumentet dhe afati i paraqitjes së tyre bëhet brenda 20 ditëve nga shpallja e këtij njoftimi.

– Kandidati duhet të ketë në vëmendje edhe përcaktimet 10, të ligjit nr. 8454 datë 04.02.1999, “Për Avokatin e Popullit” i ndryshuar. Për këtë kandidati duhet të depozitojë një deklaratë në momentin e zhvillimit të seancës dëgjimore në komisionin përgjegjës parlamentar: Deklaratë për mosqenien anëtar i partive/organizatave politike

– Kandidati duhet të ketë në vëmendje përcaktimet në nenin 33, të ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar. Për këtë kandidati duhet të depozitojë një deklaratë në momentin e zhvillimit të seancës dëgjimore në komisionin përgjegjës parlamentar:

Deklaratë se nuk është në konflikt interesi me përcaktimet ligjore të nenit 33, të ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar.

Bashkëlidhur kërkesave për dokumentacion, janë dhe modelet e dy deklaratave që duhen të firmosen nga kandidatët datën e zhvillimit të seancës dëgjimore në komisionin përgjegjës parlamentar.

Publikuar më datë, 30 Dhjetor 2016

 

 DEKLARATË

Mbi mos qenien anëtarë i partive politike ose organizatave politike

Unë i/e nënshkruari/a _______________________________, me cilësinë e kandidatit për Avokat të Popullit, deklaroj nën përgjegjësinë time personale se:

Jam në dijeni të kërkesave dhe ndalimeve të përcaktuara në nenin 10, të ligjit nr. 8454 datë 04.02.1999, “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar.

Në përputhje me to deklaroj nën përgjegjësinë time ligjore,  se nuk kam asnjë pengesë ligjore për t’u zgjedhur Avokat Populli, pasi nuk jam anëtar i asnjë subjekti politik, parti/organizatë politike.

Data e dorëzimit të deklaratës ________________

 

 Emri,   Mbiemri,   Nënshkrimi 

____________________________

DEKLARATË

Mbi konfliktin e interesave

Unë i/e nënshkruar i/a _______________________________, me cilësinë e kandidatit për Avokat të Popullit, deklaroj nën përgjegjësinë time personale se:

Jam në dijeni të kërkesave dhe ndalimeve të përcaktuara në nenin 33, të ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar.

Në përputhje me ta deklaroj se nuk kam asnjë pengesë ligjore për tu zgjedhur Avokat Populli

Data e dorëzimit të deklaratës  ________________

 Emri,   Mbiemri,   Nënshkrimi 

____________________________

Next Post
Receta/ Supa me efekte mbresëlënëse kundër gripit

Receta/ Supa me efekte mbresëlënëse kundër gripit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jo”-ja e Albertës ndaj ndarjes i jep Carney-t një shtysë, ndërsa presioni i Trump bashkon kanadezët

“Jo”-ja e Albertës ndaj ndarjes i jep Carney-t një shtysë, ndërsa presioni i Trump bashkon kanadezët

October 21, 2026
Përqafimi i Putinit nga Trump e trazon Evropën, por jo mjaftueshëm për t’u shkëputur nga SHBA-ja

Përqafimi i Putinit nga Trump e trazon Evropën, por jo mjaftueshëm për t’u shkëputur nga SHBA-ja

October 21, 2026
46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In