• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapet ekspozita italiane e Novecentos, Rama: Vitin e ardhshëm do të sjellim Pikasson

by Java News
15/01/2017 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është hapur këtë të dielë në ambientet e Galerisë së Arteve në kryeqytet ekspozita e kryeveprave italiane të “Novecentos”.

Në fjalën e tij kryeministri Rama është shprehur se ky koleksion është një ushqim i vërtetë për shpirtin.

Madje Rama ka lajmëruar se janë bërë negociata që vitin e ardhshëm të vijë një koleksion origjinal i pikturave të Pikassos.

“Është një thënie që thotë se “rrënjët e atdheut nuk janë në tokë, por në ushqim”. Ushqim nuk është vetëm buka, por edhe kultura që marrim. Pa artin e kulturën evropiane, identiteti ynë nuk është i plotë.

Sa më shumë art e kulturë, ngjarje të tilla, aq më shumë mundësi për krijimin e energjive pozitive te njerëzit dhe për “ushqimin” që thotë ajo fjala e urtë… Kjo nuk është një procedurë e thjeshtë, merr anijen me mallra e silli këtu. Asnjëherë më parë nuk ka ardhur një koleksion i tillë veprash origjinale këtu. Ka më shumë se një vit që përpiqemi për t’ia arritur këtij momenti”, tha Rama.

Në të njëjtën linjë ishte më parë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,  i cili tha se dëshiron që nxënësit e shkollave të vijnë e ta vizitojnë këtë ekspozitë.

“Falënderoj ata që paguan pará dhe që na krijuan mundësinë të kemi një ekspozitë fantastike, kryeveprat e 900-ës, pasi ne do ta kishim të pamundur, për shkak të kostos, sigurimeve, ndaj falënderoj kompanitë që mundësuan hapjen e saj… Jam profan në këtë fushës, por si gjithë shqiptarët, kur shoh një gjë të bukur më pëlqen. Ndikimi i artit ka ndikim në jetën e qytetit. Aty ku ka art, nuk ka pisllëk. Mjafton të shohim këtu përballë, ku kemi Renë, ku nuk ka pisllëk”.

Të premten pasdite do të kemi një bisedë për të ardhmen e piramidës. Falënderoj të gjithë ata që punuan, që nga kryeministri, deri te ai që ka vënë gozhdën e fundit në këtë ekspozitë.

Ftoj drejtoreshat e shkollave që të mos mbetemi thjesht te ekspozimi i bukurive italiane në Tiranë, por të ekspozojmë fëmijët tanë para  këtyre bukurive. Brezi i ri rritet më i mirë kur shijon këto bukuri”, tha kryebashkiaku. /java/a.k

 

Next Post
Italiani braktis Italinë dhe vjen në Shkodër me gruan e tij shqiptare…”Kemi hapur një lokal, shpresoj që t’marr pasaport”

Italiani braktis Italinë dhe vjen në Shkodër me gruan e tij shqiptare..."Kemi hapur një lokal, shpresoj që t'marr pasaport"

Comments 1

  1. Krist says:
    9 years ago

    Ky eshte kryeministri yne,apo punonjes I ministries se cultures,qe merret me organizimin e ekspozitave,kombetare dhe nderkombetare?

    Reply

Leave a Reply to Krist Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjendet pas disa ditësh në Jezercë të Ferizajt 30 vjeçari/ Shtrohet në spital në gjendje të rëndë

Gjendet pas disa ditësh në Jezercë të Ferizajt 30 vjeçari/ Shtrohet në spital në gjendje të rëndë

January 23, 2026
Kompleksi i Noriegës!

Kompleksi i Noriegës!

January 23, 2026
Turizmi në 2025/ Kryesojnë shqiptarët e Kosovës. Më pak italianë, më shumë gjermanë e francezë

Turizmi në 2025/ Kryesojnë shqiptarët e Kosovës. Më pak italianë, më shumë gjermanë e francezë

January 23, 2026
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrainën

Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrainën

January 23, 2026
Shkatërrohet banda kriminale shqiptare/ Sekuestrohen 200 kg kokainë në Spanjë, 8 të arrestuar

Shkatërrohet banda kriminale shqiptare/ Sekuestrohen 200 kg kokainë në Spanjë, 8 të arrestuar

January 23, 2026
Tirana, në prag përballjeje/ Bejko: Tabaku dhe Alimehmeti, figura që votuesit duan në krye të PD

“Berisha gënjeshtra demokratëve”/ Bejko: Ka frikë se i lënë sheshin bosh! Rama 3-4 hapa para në ‘lojën politike’

January 23, 2026
Foltorja/ Djali i Sokol Olldashit kritika në sy Berishës: Folësit na turpërojnë, flasin kuturu disa edhe tapë…. Po dëmtoni imazhin e PD

Foltorja/ Djali i Sokol Olldashit kritika në sy Berishës: Folësit na turpërojnë, flasin kuturu disa edhe tapë…. Po dëmtoni imazhin e PD

January 23, 2026
Berisha thirrje të rinjve një ditë para protestës kombëtare: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh, riktheni….

Berisha thirrje të rinjve një ditë para protestës kombëtare: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh, riktheni….

January 23, 2026
“Nëse nuk e vrisja unë, do të më vriste ai”/ Rrëfehet autori i vrasjes së Jani Aliajt

“Nëse nuk e vrisja unë, do të më vriste ai”/ Rrëfehet autori i vrasjes së Jani Aliajt

January 23, 2026
“Rrini në radhë si gjithë të tjerët, ç’është kjo arrogancë!”/ Braçe publikon VIDEO-n nga trafiku në Tiranë dhe kritikon zyrtarin shtetëror

“Rrini në radhë si gjithë të tjerët, ç’është kjo arrogancë!”/ Braçe publikon VIDEO-n nga trafiku në Tiranë dhe kritikon zyrtarin shtetëror

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In