• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapet dosja “TOP SECRET” për protestuesen e vdekur në Iran, zbulohen fakte tronditëse

by A R
30/04/2024 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fakte tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje me vdekjen e adoleshentes iraniane Nika Shakarami. Në bazë të dokumenteve të zbuluara nga BBC, rezulton se adoleshentja nuk ka vrarë veten por është dhunuar seksualisht dhe vrarë nga tre persona të cilët punon për forcat e sigurisë së Iranit.

Raporti i shënuar “Shumë konfidencial”, përmbledh seancën dëgjimore mbi çështjen e Nikës të mbajtur nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike. Ai përfshin emrat e vrasësve të saj dhe komandantëve të lartë që u përpoqën të fshehin të vërtetën. Trupi i saj u gjet nëntë ditë më vonë, në shtator 2022. Qeveria pretendoi se ajo vrau veten.

Raporti përmban detaje shqetësuese të ngjarjeve në pjesën e pasme të një furgoni në të cilin forcat e sigurisë po mbanin Nikën. Raporti thekson se një nga personat e forcës së sigurisë e ngacmoi seksualisht adoleshenten, por pavarësisht se ajo ishte e prangosur, u kundërpërgjigj duke e shkelmuar dhe ofenduar. Ky reagim sipas raportit ka provokuar pjesëtarët e forcave të sigurisë dhe filluan që ta godasin me shkopinj.

“Arash ia mbylli gojën me çorapet e tij, por ajo filloi të reagonte. Pastaj Sadegh e vendosi në sedije dhe u ul mbi të. Situata u qetësua. Nuk e di se çfarë ndodhi, por pas disa minutash ajo filloi të shante. Unë nuk pashë asgjë, dëgjoja vetëm përleshje dhe zënka”, tha Behrooz Sadeghy, pjesëtar i forcave të sigurisë së Iranit.

Pak para se të zhdukej, Nika u filmua pranë parkut në qendër të Teheranit, duke qëndruar në një kazan duke i vënë flakën hixhabeve. Ajo që ajo nuk mund të dinte në atë kohë ishte se ajo vëzhgohej.

Zhdukja dhe vdekja e Nika Shakarami u raportua gjerësisht dhe fotografia e saj është bërë sinonim i luftës së grave në Iran për liri më të mëdha. Ndërsa protestat në rrugë u përhapën në të gjithë Iranin në vjeshtën e vitit 2022, emri i saj u brohorit nga turmat të cilat kundërshtonin rregullat strikte për mbulimin e fytyrës.

/a.r

Next Post
Protesta e Rithemelimit dhe Metës para bashkisë, policia plan masash: Rrugët që do të bllokohen!

Protesta e Rithemelimit dhe Metës para bashkisë, policia plan masash: Rrugët që do të bllokohen!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com