• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapet dosja e “Zdrukthit”/ Si ndiqej hap pas hapi Ibrahim Rugova nga Sigurimi i Shtetit

by
25/10/2022 23:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu siç e kishte njoftuar disa kohë më parë, në Arkivat e Sigurimit të Shtetit, gazetari Fevziu zbuloi dosjen e Ibrahim Rugovës, të cilin për 20 vjet Sigurimi i Shtetit komunist e përgjoi në Kosovë dhe në 2 vizitat në Shqipëri.

“Kjo është dosja sesi Sigurimi i Shtetit përgjonte një personalitet kosovar si Ibrahim Rugova, edhe pse ai ka bërë dy vizita në Shqipëri në atë kohë. Ky është një nga shembujt tipit sesi ndiqte. Dosja 80 84. Është dosje ndjekjeje… ndiqej Ibrahim Rugova”, tha gazetari.

Ai po ashtu lexoi edhe pjesë nga dosja, mes të cilave edhe ndjekjen gjatë kohës që Rugova ndodhej në Shqipëri. Për të Sigurimi i Shtetit kishte pseudonimin “Zdrukthi”.

“Mbi survejimin e objektit jugosllav, Ibrahim Rugova, i cili do të njihet me pseudonimin Zdrukthi. Në orën 07:00, filloi survejimi në pritje të daljes së objektit nga hotel Dajti. Në orën 09:10 objekti doli nga hotel Dajti dhe pas orës 13:00 u pa përsëri përpara hotel Dajtit i shoqëruar nga objekti “Çekiçi” dhe një kosovar tjetër pjesëtar i grupit dhe të tre së bashku kalojnë bulevardin Dëshmorët e Kombit, sheshin Skënderbej dhe në orën 21:15 futen në Pallatin e Kulturës. Pas 0.2 minutash u panë të ulur në sallën shkencore Nr 2. Në datën 22.03 në orën 06:30 filloi survejimi në pritje të dalje së objektit nga hotel Dajti. Në orën 09:10 objekti doli nga hotel Dajti dhe pas 2 minutash u pa tek monumenti Lenin i shoqëruar nga objekti Çekiçi dhe kaloi përpara bulevardit Dëshmorët e Kombit. Në orën 13:25 objekti doli nga hotel Dajti dhe pas 1 minute u pa para hotelit në objektin Sharra dhe kalojnë bulevardin Dëshmorët e Kombit”, lexoi mes të tjera Fevziu nga dosja në fjalë.

/e.d

Next Post
Biden refuzoi dërgimin e armëve “speciale” në Ukrainë, Rusia përshëndet tërheqjen e presidentit të SHBA

"As mos e mendo"/ Biden paralajmëron Putinin: Përdorimi i armëve bërthamore, gabim i rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In