Nga Ilir Yzeiri
Sali Berisha është kthyer në një ndotës të neveritshëm të hapësirës publike. Që prej ditës kur vendosi të hakmerret ndaj vendimit të drejtë të Departamentit të Jashtëm të SHBA-ve dhe të Sekretarit Blinken që e shpallën atë, fëmijët dhe gruan e tij si të përfshirë në afera korruptive thelbësore, pra hajdutë, shantazhues të drejtësisë dhe minues të demokracisë, hapësira publike shqiptare është kthyer në një çmendinë. I paaftë dhe frikacak, i tërbuar nga pafuqia për ta ndryshuar fatin e tij, tani në fund të jetës, ai ka zgjedhur ligjërimin publik dhe hapësirën publike dhe lëshon aty gjithë marrëzitë dhe shthurjen mendore përmes një fjalori që nuk shenjon asnjë gjë reale.
Ligjërimi i Sali Berishës dhe atyre që e ndjekin apo që ripordhohen përmes fjalëve të tij është një makth gjuhësor që ndot hapësirën publike, e cila, në një vend normal, duhet ruajtur e mbrojtur sepse është vend i përbashkët dhe nuk mund të zihet me forcë nga askush. Hapësira publike është vendi ku ne të gjithë takohemi përmes ligjërimit. Shoqëritë njerëzore janë shoqëri që mbahen në këmbë dhe që funksionojnë përmes gjuhës, përmes ligjërimit që ato e ushtrojnë në disa rrafshe : në rrafshin politik përmes ligjërimit të aktorëve politikë në parlament, në qeveri, në institucionet lokale, ligjërimi juridik që shtillet në institucionet ligjore të drejtësisë, ligjërimi edukativo-shkencor në mjediset arsimore e kështu me radhë. Zhvillimi i vrullshëm i internetit dhe krijimi pafund i rrjeteve sociale ka mundësuar që gjithçka dhe gjithkush të gjendet në të njëjtën hapësirë duke biseduar, komentuar, sharë apo lëvduar iks person, iks ngjarje e kështu me radhë.
Nga pikëpëmja institucionale, shoqëria projektohet sidomos në parlament dhe në qeveri. Në mënyrë që ekonomia të lëvizë, shoqëria po ashtu, që punët të ecin, pra, që mekanizmi social të vihet në punë, qytetarët i delegojnë të drejtat e tyre te të zgjedhurit. Këta të fundit na shfaqen ne përmes dy grupeve që janë pozita dhe opozita. Nga dialogu mes tyre ne marrim vesh se si ecin punët në këtë vend dhe vendosim më pas se si do të jetë raporti pozitë-opozitë. Betimi i parë dhe i vetëm i të zgjedhurëve duhet të jetë interesi publik. Dhe kur themi interes publik kemi parasysh gjithë publikun. Të zgjedhurit në çdo vend të botës janë nën presionin e opininit publik dhe shfaqen shumë rrallë në hapësirën publike sepse aty është vendi ku opinioni i bën gjyqin elektoral gjithësecilit.
Ndaj, politikanët dhe të zgjedhurit duhet të shfaqen të përgjegjshëm dhe kokulur. Kështu duhet të ndodhë në një shoqëri normale. Mirëpo te ne, Sali Berisha ka tejkaluar çdo parashikim. Që kur ishte Lulëzim Basha në krye të PD-së, ai e nxiste atë për aksione dhe për pushtimin e hapësirës publike në mënyrën më të shëmtuar. Si në asnjë demokraci tjetër, opozita shqiptare e Lulëzim Bashës, e frymëzuar nga Sali Berisha, e përdhosi hapësirën publike duke provokuar e duke e ndotur atë jo vetëm me një ligjërim idiot e të pështirë, por edhe me aksione brutale si flakadanët mbi kryeministri apo si bllokimi i rrugëve në zgjedhjet lokale që i braktisi. Më tej, kur u detyrua ta nxirrte jashtë PD-së Sali Berishën, dhuna që kishte ushtruar vetë mbi insitiucionet publike dhe ndotjen që kishte shkaktuar vetë mbi këtë hapësirë Lulëzim Basha e provoi në kurriz të tij. Berisha iu turr me qysqi e varé dhe ai si miu në çark përpëlitej brenda godinës së SHQUP-it. Ishte pamja më makabre në demokraci që tregonte se hapësira publike për këtë të çmendur e barbar nuk ka asnjë vlerë.
Pasi hyri brenda në godinë, Sali Berisha nuk ka këllqe që të sulmojë me qysqi parlamentin apo godinën e kryeministrisë dhe ka zgjedhur fjalorin e të çmendurit delirant. Ai artikulon çdo makabritet që vjen nga ngjashmëria e jashtme e dukurive dhe nuk kursen më askënd. Zonjën e nderuar, ambasadore të SHBA-ve, Yuri Kim e anatemon me të njëjtin fjalor siç shan Taulant Ballën. Ka marrë rrugët dhe mbledh njerëz sa për të thënë që dikush e dëgjon dhe nxjerr nga goja makabritete që gjenden vetëm në trurin e tij të sëmurë. Mirëpo pamja më e shëmtuar është ajo që ndodh në Parlament ku ndjekësit e tij trushpëlarë kanë vendosur të bëjnë obstruksionizëm me metodat e barbarëve. Obstruksionizmi është një aksion i përdorur në Parlament, por bëhet vetëm një herë dhe për një arsye madhore, nuk mund të jetë mënyrë e sjelljes.
Ndërkaq, ajo që bën përshtypje është hapësira që merr ky njeri dhe guximi për ta përdhosur qytetërimin shqiptar. A ka ndonjë insitucion që mund ta frenojë këtë delirant ? Po, është një insititucion. Prokuroria shqiptare. Njeriu që flet si i çmendur dhe që akuzon ambasadoren e SHBA-ve se bashkë me një ish-zyrtar të FBI-së për korrupsion ka qenë president dhe kryeministër i këtij vendi. Ai mban përgjegjësi të plotë për ato që nxjerr nga goja.
Janë tjetër gjë akuzat politike që kundërshtarët i bëjnë njëri-tjetrit, por është krim kur një ish-president akuzon ambasadoren e vendit më të madh dhe të aletatit më të çmuar të shqiptarëve për një vepër të caktuar penale. Ky njeri që e ka lëshuar gjuhën ashtu si në një çmendinë, duhet të paktën të mësojë se edhe në demokraci liria ka kufij, se hapësira publike është një vend i shenjtë që nuk mund të zaptohet me dhunë ashtu si tokat. Ky njeri që nuk njeh më asnjë kod sjelljeje dhe asnjë institucion kombëtar shqiptar të bashkëbisedmit, duhet të marrë një mësim nga drejtësia.
Mirëpo, për fat të keq, drejtësia shqiptare jo vetëm që nuk po çlirohet nga tentakulat e atyre që varrosën demokracinë në k¨të vend, por nuk po jep asnjë shenjë që ka vendosur të na mbrojë nga banditët, të cilët pasi e vodhën dhe e shkatërruan materialisht këtë vend me gjithë familjen e tyre, tani kanë vendosur të na shkatërrojnë e të dhunojnë me qysqitë e fjalëve dhe me ligjërimin e të çmendurit edhe hapësirën publike.
Perëndia, majasëllin, ja ka vënë njeriut në bythë.
Sali Berishës, perëndia, majasëllin, ja ka vënë në gojë.
Gojën e ka bërë bythë, dhe nga bytha-gojë, nxjerr vetëm mut, që tërbon njerëzit.
Faj ka edhe politika, faj kanë edhe mediat, që i kanë krijuar hapsirë, bythë-gojës së Sali Berishës, që bën pis ambientin që na rrethon.
Qysh se shikon Saliun nl TV, fillon e vjen era mut.