• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapen zyrat e reja të Njësisë 8/ Veliaj: Shërbim më i shpejtë për banorët

by Java News
18/11/2018 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e Njësisë Administrative 8 nuk ka nevojë të shkojnë deri te Bulevardi “Zogu I” për të marrë një çertifikatë, vërtetim apo çdo shërbim që ofrohet sot nga njësia. Pas zyrave të reja për Lagjen 13, Bashkia e Tiranës ka krijuar mjedise të reja edhe për Njësinë 8, të cilat u përuruan nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Ai e cilësoi këtë si një premtim të mbajtur për banorët e Njësisë 8.

“Më vjen mirë që i kemi sjellë shërbimet për ndihmën ekonomike, certifikatat apo gjendjen civile në zemër të Njësisë 8. Jemi në një situatë ku 70% e banorëve e kanë Njësinë Administrative vetëm 5 minuta larg në këmbë. Do të thotë se shumica e Njësisë 8 sot do të shërbehet në një distancë shumë të vogël në zemër të njësisë, në zonën e Selvisë. Më vjen mirë që për 47 mijë banorë, të cilët shkonin tek “Zogu I” për të marrë të gjitha shërbimet, sot jo vetëm kemi liruar Njësinë 9 nga fluksi, por e kemi rikthyer bazën e gjithë shërbimeve komunitare në zemrën e Njësisë 8”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku ftoi të gjithë banorët që janë pjesë e kësaj njësie, por që nuk janë të regjistruar aty, të bëjnë zhvendosjen e vendbanimit të tyre, duke përfituar edhe nga amnistia e vendosur nga qeveria për transferimin e gjendjes civile. Kjo procedurë, tha Veliaj, është shumë e rëndësishme në mënyrë që edhe fondet e buxhetit për vitin 2019 të ndahen sipas numrit të banorëve për çdo njësi.

“Dua t’i ftoj të gjithë banorët të regjistrohen në këtë njësi, jo vetëm banorët e Njësisë 8, pjesa e vjetër e Tiranës, por edhe ata të pjesës së re që vazhdon deri te Bregu i Lumit. Është e rëndësishme që të dimë saktësisht sa banorë ka secila njësi, që edhe fondet t’i japim në përpjesëtim të drejtë me numrin e banorëve. Ndaj, ftesa për të gjithë banorët, jo vetëm këtu në Njësinë 8, ku kemi një hapësirë mbi 500 metra katrorë, ku çdo gjë bëhet lirshëm, pa u shtyrë nëpër kangjella, pa pritur në radhë, me një shërbim dhe mjedis të kulturuar, por edhe në njësitë e tjera 12, 13, dhe 14, respektivisht te Fresku, te Kopshti Botanik dhe zona e Unazës së Re, të regjistrohen aty. Sa më të saktë ta kemi listën e banorëve, aq më të shumta do të jenë fondet”, u shpreh ai.

Veliaj ritheksoi se bashkëpunimi i banorëve për të bërë regjistrimin në vendin ku ata jetojnë realisht nënkupton më shumë investime për zonën e tyre dhe më shumë mirëqenie për çdo qytetar. “Sot kemi banorë që kanë ardhur si nga Tropoja, si nga Saranda, që jetojnë prej vitesh ose këtu në Njësinë 8, ose afër Bregut të Lumit, ose te Fresku apo te Kopshti Botanik, ndërkohë që në letrat dhe regjistrat e bashkisë kemi një numër shumë modest. Kjo do të thotë se nevoja për të bërë investime nuk përputhet me sa banorë janë në regjistrat e bashkisë, ndaj nxitoni, është pa gjobë, një mundësi fantastike sidomos tani që njësia administrative është m’u në zemër të komunitetit”, tha kreu i Bashkisë.

Veliaj falenderoi banorët për mirëkuptimin, ndërsa risolli në vëmendje investimet e bëra në këtë njësi në tre vitet e para të mandatit. “Ende pa mbyllur mandatin kemi arritur të mbajmë të gjitha premtimet që janë dhënë për këtë njësi, duke filluar nga Pazari deri tek biblioteka, shkollat, kopshtet, çerdhet dhe në fund fare qershia mbi tortë, njësia administrative m’u në zemër të njësisë”, tha Veliaj.

Ndërsa, deputeti i PS, Ervin Bushati tha se zyrat e reja që janë 3 herë më të mëdha se ato që ishin më herët, lehtësojnë çdo banor të zonës për të gjitha shërbimet që ata duan. “Më vjen mirë që sot i japim një palë zyra supermoderne Njësisë 8, tre herë më të mëdha se ajo që ka pasur në të shkuarën. Pra, kemi adresuar një problem shumë të rëndësishëm dhe shpresoj që viti 2019, që i gjen të gjithë me zyra më të mira, të nxitojnë të marrin edhe çekun e bebes, edhe familjet të vijnë të bëjnë celebrimet këtu, të regjistrojnë sa më shumë fëmijë. Mendoj se i kemi hyrë një momenti ku kemi lajme të mira shumë për Njësinë 8, sidomos në infrastrukturë, ka një sërë investimesh të cilat mbarojnë këtë vit, që e kanë ndryshuar në gjysmën e tyre shumicën e lagjeve brenda pallateve, një sërë investimesh ku kuartallat janë rinovuar dhe zyrat janë të reja. Falenderoj kryetarin e bashkisë sepse me të vërtetë ka pasur një vëmendje të shtuar tek kjo njësi sepse e ka merituar, një njësi që gjithmonë ka pasur dhe ka prodhuar shumë politikanë, por s’ka pasur dhe s’ka prodhuar fare investime”, tha Bushati

a.ç

Next Post
Piktura që theu rekordin botëror shitet për 90,3 milionë dollarë.

Piktura që theu rekordin botëror shitet për 90,3 milionë dollarë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com