• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapen 6 qendra për përcaktimin e aftësisë për punë, Manastirliu: Transparencë në vlerësimin e KEMP-it

by Java News
25/11/2019 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga data 1 Dhjetor, në të gjithë qarkun Tiranë do të kemi sistem të ri vlerësimi për aftësinë e kufizuar. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar pikën e hapur në Dispancerinë e Tiranës, një nga 6 pikat ku janë ngritur komisionet multidisiplinore të vlerësimit të personave me aftësi të kufizuar duke theksuar se do të ketë transparencë maksimale në përcaktimin e aftësisë për punë, apo siç njihet nga të gjithë si KEMPI, në mënyrë që pagesat e aftësisë së kufizuar të shkojnë për qytetarët që kanë vërtet nëvojë.

“Nga data 1 Dhjetor nis një vlerësim i ri i aftësisë së kufizuar në të gjithë qarkun Tiranë, i cili parashikon vlerësimin e gjendjes së personit me aftësi të kufizuar, sipas shkallës së rëndesës, në mënyrë që ai person që është në gjendje më të rëndë të përfitojë më shumë nga pagesa që jep shteti për aftësinë e kufizuar. Në këtë vlerësim të ri, për të shmangur abuzimet dhe për të garantuar transparencë do të vendoset një sistem survejimi me kamera në intervistat e qytetarëve, të cilat do të jenë subject montorimi dhe vlerësimi në çdo kohë”, u shpreh Manastirliu gjatë vizitës në pikën e hapur tek Dispanceria.

Me vlerësimin e ri bio-psiko-social dhe hapjen e 6 komisioneve brenda qendrave shëndetësore, krijohen më shumë lehtësi për qytetarët që grupoheshin në një komision të vetëm.

“Me hapjen e gjashtë pikave, me 6 komisione vlerësimi, kemi reduktuar sorollatjet dhe kemi shkurtuar në maksimum kohën e aplikimeve. Dhe jo vetëm kaq, por me sistemin e ri të vlerësimit evitohet shtrimi i detyruar në spital për të marrë fletët e drejtimit”, – tha Manastirliu.

Duke theksuar se për të garantuar zbatueshmërinë me efektivitet të legjislacionit pasi për hërë të parë janë miratuar metodologji të reja kontrolli, Manastirliu tha se për të garantuar transparencë do të vendoset një sistem survejimi me kamera në intervistat e qytetarëve.
Do të garantohet me sistemin e ri, e drejta e ezaurimit të të gjitha shkallëve të ankimimit, me një komision të vecantë i cili do të mblidhet në kohë reale, për qytetarët që pretendojnë se i është shkelur apo mohuar një e drejtë.

Manastirliu gjatë inspektimit në Dispançerinë në Tiranë përmendi disa nga risitë që reforma e re e aftësisë së kufizuar sjell.

“Kemi hequr kriterin e mospërfshirjes në vlerësim, të fëmijëve të grupmoshës 0-2 vjeç; pra sot në Tiranë do të përfshihen të gjithë fëmijët nga mosha 0-18 vjec. Kemi hequr kufizimin e pagesës prej 75% për fëmijët, i kemi kthyer këto pagesa në 100% duke shmangur kështu diferencimin për shkak të moshës si dhe duke patur parasysh që rreth 27% e përfituesve janë fëmijë 0-18 vjeç. Një tjetër risi e kësaj reforme është futja e konceptit të ndihmësit personal, i cili do të ofrojë asistencën për kujdesin personal për personin me aftësi të kufizuar. Gjithashtu, hoqëm kufizimin ligjor të ndërprerjes së pagesës së aftësisë së kufizuar pas periudhës 4-vjeçare të punësimit”, tha Manastirliu.

Gjashtë pikat e reja të komisionimit të ri biopsikosocial do të jenë të hapura nga 1 Dhjetori në Qendrën Shëndetësore 10/1, Qendrën e Zhvillimit Kombinat, tek Dispanseria, në Poliklinikën nr 1 (Iraniani), Poliklinikën nr 2 (Poliklinika Qendrore) dhe në Kavajë. Në të 6 pikat e reja pritet që të komisionohen rreth 8466 persona me aftësi të kufizuara dhe rreth 1244 persona tetraparaplegjik.
Me buxhetin e ri 2020, pagesat e aftësisë së kufizuar do të financohen me 16.6 miliardë lekë, nga të cilat përfitojnë rreth 166 mijë përfitues. /e.s/

Next Post
Meta thirrje për tubim popullor, reagon Spiropali: Ka dalë nga funksioni, luftë me frikën e tij

Meta thirrje për tubim popullor, reagon Spiropali: Ka dalë nga funksioni, luftë me frikën e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

June 14, 2026
Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

June 14, 2026
Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

June 14, 2026
FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

June 14, 2026
Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

June 14, 2026
Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

June 14, 2026
Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

June 14, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

35-vjetori i PS-së, analisti: Ka bërë ndryshime kolosale, është kthyer në forcën kryesore qeverisëse

June 14, 2026
“Epsteini” ynë

Mos i këshilloni ata që kanë dalë në protestë

June 14, 2026
“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In