• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapen 12 shkolla të reja në Tiranë, Veliaj urim nxënësve: E ardhmja e qytetit e lidhur me të ardhmen tuaj

by A R
12/09/2022 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas çeljes së 14 shkollave një vit më parë, dita e sotme shënoi edhe hapjen e 12 shkollave të reja në Tiranë, mes të cilave edhe gjimnazin historik “Sami Frashëri”.

Por, nxënësit e shkollave të Tiranës morën sot, në ditën e parë të shkollës, edhe një letër nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, përmes së cilës ai u uron suksese për vitin e ri shkollor. Ai thekson se ky vit mësimor përkon jo vetëm me Tiranën, Kryeqytetin Evropian i Rinisë, por edhe me hapjen e shumë shkollave të reja.

“Nuk e vë në dyshim, do ta mbani mend si kohën e projekteve dhe ngjarjeve më të jashtëzakonshme rinore, që i kanë kapërcyer kufijtë e kryeqytetit. Një pjesë e madhe prej jush do ta mbani mend se për herë të parë, në vitin e Tiranës Kryeqytet Evropian të Rinisë, keni shkelur në shkolla të reja, plot dritë, hapësirë dhe standarde evropiane, ku ke dëshirë të mësosh. Unë, shkollat e reja parapëlqej t’i quaj stoli, të cilat sot janë me klasa të mëdha, kanë salla bibliotekash, palestra e fusha sportive, laboratorë informatike, fizike, biologjie, pa asnjë dallim me shkollat dinjitoze nëpër Evropë. Të tilla, vitin e kaluar, hapëm 14, kurse këtë vit edhe 12 të tjera, mes të cilave edhe gjimnazin historik “Sami Frashëri”, për të cilin jam veçanërisht krenar”, thekson Veliaj.

Bashkë me angazhimin për të qenë gjithmonë në mbështetje të tyre, Veliaj shprehet se Tirana ka ecur me hapa të shpejtë.

“Tirana ka ecur me hapa të shpejtë, çdo ditë kemi bërë një punë konkrete. Por, pa përkrahjen tuaj, asgjë s’do të ishte e mundur! Ju shohim si filizat e një lisi që do të rritet drejt dhe lart, por deri atëherë ka nevojë për përkujdesje. Ne po përpiqemi t’i përmbushim detyrat tona. Bëjini edhe ju përpjekjet tuaja: mësoni fort! Sot, për dikë nis, për dikë vazhdon rrugëtimi drejt një bote më të mirë, një të ardhmeje të ndritur, që e keni ju në dorë! E ardhmja e Tiranës lidhet pashmangshmërisht me të ardhmen tuaj”, mbyll letrën e tij kryebashkiaku Veliaj.

Letra e plotë e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dërguar nxënësve:

Të dashur nxënës,

Komunikimi mes nesh, në ditën e parë të shkollës, është kthyer në një traditë të bukur, të cilën mezi e pres, jo thjesht për t’ju thënë dy fjalë, por sidomos për t’i uruar secilit prej jush, një vit të mbarë dhe dalshi faqebardhë!

Më besoni, do të doja të isha atje me ju, t’ua shoh harenë në sy, tek takoheni me shokët dhe mësuesit, por në pamundësi që të jem me të gjithë njëkohësisht, vendosa t’ju shkruaj ca fjalë zemre.

Ky shtator ka një të veçantë, sidomos për nxënësit e Tiranës: i përket një viti të rrallë, siç është 2022-shi, Kryeqyteti Evropian i Rinisë. Nuk e vë në dyshim: do ta mbani mend si kohën e projekteve dhe ngjarjeve më të jashtëzakonshme rinore, që i kanë kapërcyer kufijtë e kryeqytetit. Një pjesë e madhe prej jush do ta mbani mend se për herë të parë, në vitin e Tiranës Kryeqytet Evropian të Rinisë, keni shkelur në shkolla të reja, plot dritë, hapësirë dhe standarde evropiane, ku ke dëshirë të mësosh.

Unë, shkollat e reja parapëlqej t’i quaj stoli, të cilat sot janë me klasa të mëdha, kanë salla bibliotekash, palestra e fusha sportive, laboratorë informatike, fizike, biologjie, pa asnjë dallim me shkollat dinjitoze nëpër Evropë. Të tilla, vitin e kaluar, hapëm 14, kurse këtë vit edhe 12 të tjera, mes të cilave edhe gjimnazin historik “Sami Frashëri”, për të cilin jam veçanërisht krenar.

Sot shkollat janë Qendra Komunitare, ku koha e qëndrimit mbi libra pasohet me aktivitete sportive, kulturore, shoqërore, ashtu siç është më e mira për ju. Tej rrethimeve të shkollave, Tirana sot ofron të tjera hapësira edukimi. Për shembull, bibliotekat nëpër lagje apo Kopshti i ri Zoologjik, ku duke eksploruar botën e kafshëve të egra, mund të argëtoheni e mësoni njëkohësisht. Shumë shpejt do ta shihni Piramidën, kryekëput të transformuar, për ju! Shtëpia e re e qendrës TUMO, do të jetë më e madhja në Ballkan për teknologji dhe inovacion!

Miqtë e mi të vegjël e të rinj,

Tirana ka ecur me hapa të shpejtë, çdo ditë kemi bërë një punë konkrete. Por, pa përkrahjen tuaj, asgjë s’do të ishte e mundur! Ju shohim si filizat e një lisi që do të rritet drejt dhe lart, por deri atëherë ka nevojë për përkujdesje. Ne po përpiqemi t’i përmbushim detyrat tona. Bëjini edhe ju përpjekjet tuaja: mësoni fort! Sepse, siç thoshte Nelson Mandela: “Mësimi është arma më e fuqishme, që mund të përdorë dikush për ta bërë botën më të mirë”.

Sot, për dikë nis, për dikë vazhdon rrugëtimi drejt një bote më të mirë, një të ardhmeje të ndritur, që e keni ju në dorë! E ardhmja e Tiranës lidhet pashmangshmërisht me të ardhmen tuaj.

E ripohoj çdo ditë besimin te ju! Bekime dhe përqafime!

Erion Veliaj

Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe fansi juaj më i madh.

/a.r

Next Post
Horoskopi/ Bëhuni gati! Këto tre shenja i pret një javë e përkryer

Presin gjëra të mëdha/ 3 shenjat e Horoskopit që do të kenë një javë të shkëlqyer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijon operacioni i shpëtimit 24-orësh nga rrëshqitja e dheut në Kinë, rihapet rruga kryesore!

Vijon operacioni i shpëtimit 24-orësh nga rrëshqitja e dheut në Kinë, rihapet rruga kryesore!

September 2, 2026
Ministri Nufi viziton Bazën e Emergjencave Civile në 39-vjetorin e krijimit: Mbi 1500 efektivë dhe 54 operacione për shuarjen e zjarreve!

Ministri Nufi viziton Bazën e Emergjencave Civile në 39-vjetorin e krijimit: Mbi 1500 efektivë dhe 54 operacione për shuarjen e zjarreve!

September 2, 2026
Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

Smartphone nuk është thjesht një send

September 2, 2026
“Duhet të iknim ose do digjeshim”, rrëfimi dramatik i marinarit pas sulmit ndaj cisternës në Hormuz

Rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit, hidhen në erë 2 anijet tregtare të naftës! Garda Revolucionare: Ranë në mina!

September 2, 2026
Tronditen Lojërat Mesdhetare në Taranto, abuzohet s*ksualisht atletja me origjinë franceze, nën akuzë futbollisti maroken

Tronditen Lojërat Mesdhetare në Taranto, abuzohet s*ksualisht atletja me origjinë franceze, nën akuzë futbollisti maroken

September 2, 2026
Messi u largua, ja kush do jetë pasuesi i tij te Argjentina, tekniku Scaloni merr vendimin për fanellën me numrin “10”-të

Messi u largua, ja kush do jetë pasuesi i tij te Argjentina, tekniku Scaloni merr vendimin për fanellën me numrin “10”-të

September 2, 2026
VIDEO/ “O ordiner, vodhe gjithë tokën e fisit”/ Tensione para SPAK-ut, qytetarja përplaset me Jamarbër Malltezin, dhëndri i Berishës: Je mashtruese!

VIDEO/ “O ordiner, vodhe gjithë tokën e fisit”/ Tensione para SPAK-ut, qytetarja përplaset me Jamarbër Malltezin, dhëndri i Berishës: Je mashtruese!

September 2, 2026
Plas skandali në showbiz-in italian, ish-partneri akuzon Belen Rodriguez: Shkoi në shtrat me burrin e motrës!

Plas skandali në showbiz-in italian, ish-partneri akuzon Belen Rodriguez: Shkoi në shtrat me burrin e motrës!

September 2, 2026
Serbia nuk lejon ministrin e Brendshëm të Kosovës të vizitojë Preshevën

Ministri Xhelal Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës më 2018 në Kuvendin e Kosovës! Dënimi do shpallet më 8 Shtator

September 2, 2026
Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

Rama mbledh sot Qeverinë te “Vila e Kuqe”, në takim do jenë edhe zv/ministrat! Ja çfarë pritet të diskutohet

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com