• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapen 100 vende parkingu te Qyteti Studenti me tarifat më të ulëta në Tiranë

by A R
12/02/2017 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autobusët që vijnë ngë juglindja e Tiranës mund t’i zbresin udhëtarët në terminalin e ri që Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion, në hapësirën pranë Qytetit Studenti. Gjithashtu, ky terminal do të funksionojë edhe si shesh parkimi për qytetarët dhe do të administrohet nga “Tirana Parking”. Pas përfundimit të punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se falë këtij investimi i jepet zgjidhje shqetësimit të qytetarëve për parkim dhe njëkohësisht ul edhe koston e këtij shërbimi.

“I kemi dhënë përgjigje shqetësimit të shumë qytetarëve që jetojnë në ‘Qytetin Studenti’, atyre që vizitojnë fëmijët e tyre këtu, që frekuentojnë fakultetet në këtë zonë apo që vijnë për vrap nga Liqeni, duke aplikuar tarifën më të ulët sot në Tiranë: tre orë/50 lekë. Çka do të thotë se kemi një tarifë shumë më ekonomike se sa privatët, të cilët e kishin zaptuar edhe këtë shesh apo që kishin improvizuar zaptime tek hyrja e liqenit dhe jo vetëm”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se ky projekt do të ofrojë kushte shumë më komode për qytetarët, por njëkohësisht do të rrisë edhe sigurinë, si për ata që përdorin parkimin, ashtu edhe për udhëtarët që nisen drejt juglindjes nga ky terminal.

“Ambienti është shumë më i pastër dhe ka një rol të dyfishtë: Gjysma ka 100 vende parkimi për qytetarët, profesoratin, vizitorët në “Qytetin Studenti”, për vrapuesit nga liqeni, kurse gjysma tjetër është një terminal i përkohshëm për linjat e Pogradecit, Librazhdit apo Korçës. Ky është një ambient shumë më komod, ku secili autobus ka korsinë e vet, ka orarin që do të duhet të respektojë, hyn e del në mënyrë të kontrolluar nga terminali, ka siguri për pasagjerët, ndriçim, tualet. Besoj se kjo është mënyra për të ecur përpara. Të tjerat janë llafe pa bereqet”, tha Veliaj.

Duke theksuar ndryshimin që ka pësuar zona e liqenit, e cila më parë ishte e uzurpuar nga parkingje pa leje, Veliaj i bëri thirrje qytetarëve që tashmë të përdorin parkingun e ri me kapacitet prej 100 automjetesh.

“Ky shesh ka qenë shumë i ndotur, ishte pamja e parë në hyrje të vendit ku jeton e ardhmja e Shqipërisë; një shesh me mbeturina, me papastërti dhe inerte, çka binte në kontrast me çfarë po përpiqemi të kultivojmë me studentët që jetojnë këtu. Por, dua të ftoj të gjithë qytetarët që të mos parkojnë më te liqeni! Le të përdorin sa më shumë këtë ambient, ta lënë makinën këtu. U bën mirë për shëndetin, por edhe ulin trafikun e panevojshëm”, tha ai.

Ky shesh i ri do të ofrojë 100 vende parkimi, vende të dedikuara për personat me aftësi të kufizuara, si dhe një sistem elektronik tarifimi. Gjithashtu, e gjithë kjo hapësirë do të jetë e monitoruar me kamera 24 orë, duke rritur sigurinë e qytetarëve, ndërsa tarifat do të jenë  preferenciale. Kurse në terminalin e autobusëve ndërqytetas për zonën e juglindjes,  provizorisht janë pozicionuar edhe autobusët e linjave rrethqytetase.

Për linjat ndërqytetase janë të përcaktuar 19 stacione, ku ato kryejnë shërbimin e tyre, sipas orareve të përcaktuara në licencat përkatëse, gjë që pritet të përmirësojë shërbimin. /b.d

Next Post
Trump i kërcënohet Presidenti të Iranit: Më mirë bëj kujdes, sesa të flasësh

Trump i kërcënohet Presidenti të Iranit: Më mirë bëj kujdes, sesa të flasësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Asambleja Kombëtare e PS-së më 14 nëntor do mbahet në Lalëz, zbardhet edhe mesazhi që u është dërguar anëtarëve: Ju njoftojmë se…

Asambleja Kombëtare e PS-së më 14 nëntor do mbahet në Lalëz, zbardhet edhe mesazhi që u është dërguar anëtarëve: Ju njoftojmë se…

November 10, 2026
Ballkani nën rrezikun e stuhisë “Charles”, edhe Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra mbi 80 km/orë!

Ballkani nën rrezikun e stuhisë “Charles”, edhe Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra mbi 80 km/orë!

November 10, 2026
Supermarketet evropiane nën sulm kibernetik, në shënjestër të hakerëve sistemet e frigoriferëve

Teherani mohon akuzat e Parisit për sulme kibernetike ndaj frigoriferëve në rrjetet e marketeve!

November 10, 2026
Serbia bllokon fondet për Preshevën, Kosova denoncon ndërhyrjen dhe kërkon reagim nga Bashkimin Evropian

Kosova pa njohje të reja, diplomatët kritikojnë qeverinë dhe Ministrinë e Jashtme për mungesën e rezultateve

November 10, 2026
Aksidenti tragjik me 12 viktima në Bullgari, ministri Hoxha: Ngushëllimet tona për familjet e viktimave!

Aksidenti tragjik me 12 viktima në Bullgari, ministri Hoxha: Ngushëllimet tona për familjet e viktimave!

November 10, 2026
Zemra artificiale po zëvendëson funksionin e njerëzores, teknologjia franceze që po u jep shpresë pacientëve!

Zemra artificiale po zëvendëson funksionin e njerëzores, teknologjia franceze që po u jep shpresë pacientëve!

November 10, 2026
“Prokuroria nuk ka zbatuar procedurën penale”- Dosja e “Sterilizimit”, GJKKO shtyn sërish seancën për ish-ministrin Ilir Beqaj: Kemi bërë 22 kërkesa, por…

“Prokuroria nuk ka zbatuar procedurën penale”- Dosja e “Sterilizimit”, GJKKO shtyn sërish seancën për ish-ministrin Ilir Beqaj: Kemi bërë 22 kërkesa, por…

November 10, 2026
Të përfshirë në rrjetin e drogës, arrestohen 2 shqiptarë në Itali! Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, ‘crack’ dhe…

Të përfshirë në rrjetin e drogës, arrestohen 2 shqiptarë në Itali! Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, ‘crack’ dhe…

November 10, 2026
“Duhen rezultate konkrete”- Ngërçi Zgjedhores, ambasadorja e BE takohet me Gjiknurin dhe Bylykbashin: Vullnet politik e dialog i sinqertë nga palët

“Duhen rezultate konkrete”- Ngërçi Zgjedhores, ambasadorja e BE takohet me Gjiknurin dhe Bylykbashin: Vullnet politik e dialog i sinqertë nga palët

November 10, 2026
Kina dhe Turqia zotohen të thellojnë bashkëpunimin në zhvillimin e gjelbër!

Kina dhe Turqia zotohen të thellojnë bashkëpunimin në zhvillimin e gjelbër!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In