• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapa të rinj në luftën kundër krimit dhe rezultate pozitive, ja urimi i Policisë së Shteti për fundvit

by A R
31/12/2024 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shteti ka uruar të gjithë qytetarët për vitin e ri 2025. Duke ndarë bilancin e vitit që po lëmë pas, theksohet se në këtë vit u bënë hapa të rinj në luftën kundër krimit dhe pati rezultate pozitive.

Mesazhi i plotë i Policisë së Shtetit: Gëzuar Vitin e Ri 2025!

Çdo fundvit, dollia e mijëra punonjësve të Policisë në shërbim në të gjithë vendin është përshëndetja e ngrohtë për qytetarët që festojnë me familjet dhe miqtë, ndërsa dhurata mbetet besimi i tyre te ky angazhim i përditshëm dhe sakrifikues. Ky besim, së bashku me kontributin e tyre, janë dy shtylla të rëndësishme për përmbushjen e misionit tonë.

Momentet përmbyllëse të vitit janë gjithashtu për bilance, zotime dhe urime. Për Policinë e Shtetit, viti 2024 shënoi hapa të rinj në luftën e vështirë kundër krimit, konsolidoi urat ekzistuese të bashkëpunimit me qytetarët dhe partnerët, si dhe ndërtoi ura të reja mundësish, aftësish dhe eksperiencash. Këto arritje përbëjnë bazën e zotimeve tona për rezultate edhe më pozitive, për më shumë rend dhe siguri.

Sfida të tjera të mëdha na presin gjatë vitit 2025, që kërkojnë përkushtim edhe më të madh, aftësi të përmirësuara dhe një bashkëpunim të vazhdueshëm me qytetarët dhe partnerët tanë. Jemi të vendosur që çdo sfidë ta kthejmë në mundësi për të mirën e qytetarëve dhe sundimit të ligjit. Krijimi i një ambienti sa më të sigurt mbetet prioriteti ynë më i madh.

Në vigjilje të ndërrimit të viteve, Policia e Shtetit shpreh mirënjohje për bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe oponencën e qytetarëve dhe të medias, elemente që kanë ndikuar në përmirësimin e punës sonë, dhe ju uron një vit të ri të mbarë e të begatë për çdo familje. Gëzuar Vitin e Ri 2025, me më shumë bashkëpunim dhe besim për të mirën e përbashkët!

Next Post
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Degradimi i shoqërisë në turmë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

Martinaj i zhdukur, Mihasi i vrarë! SPAK “kopsit” dosjen, jepet pretenca për të pandehurit

November 5, 2026
Sistemi i pagesave dhe siguria, Banka Botërore: Shqipëria hapa pozitivë!

Sistemi i pagesave dhe siguria, Banka Botërore: Shqipëria hapa pozitivë!

November 5, 2026
E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

November 5, 2026
Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

November 5, 2026

Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra

November 5, 2026
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

“Fondet të kalojnë pa vonesa”, INSTAT kërkon para shtesë për vitin 2027 për censin e bujqësisë

November 5, 2026
Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

November 5, 2026
‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

November 5, 2026
Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

November 5, 2026
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In