• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hap tunel 30 metra në Gjirokastër, e pabesueshme se ku e nxori

by A R
07/09/2018 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një denoncim i pazakontë është transmetuar këtë të enjte në emisionin “Fiks Fare”: Një banor i fshatit Terihat në Gjirokastër, hapi një tunel 30 metra të gjatë, me qëllim për të shkuar te banesa e vëllait. Por, doli poshtë dritares së komshiut.

Një banor i të njëjtit fshat, pretendon se, në momentin që kishte hipur në një shkallë, me qëllim për të rregulluar çatinë e shtëpisë, toka është çarë dhe ka rënë në një gropë të madhe. Z.Mantho pohon se nga rrëzimi është dëmtuar, ndërsa kur ka rënë në gropë ka vënë re se brenda kopshtit të tij, ishte ndërtuar një tunel i gjatë 30 metra.

“Tuneli më ka prishur një pjesë të themeleve të shtëpisë. U futa brenda në tuneldhe pashë se ishte ndërtuar mirë. Anës kishte mure mbajtëse, ndërsa në tavan i ishin vendosur pllaka guri. Tuneli kishte edhe elektrifikim. Unë ndoqa gjurmën, dhe më çoi te shtëpia e komshiut” thotë i moshuari, ndërsa tregon se thirri edhe komshiun, për t’i treguar çfarë i kishte ndodhur.

“Erdhi e pa tunelin dhe në fillim më tha se e kishte si hambar, do të mbante djathin, rakinë. Më pas më tha se tunelin e kishte bërë për t’u lidhur me shtëpinë e të vëllait, e cila është sipër shtëpisë sime. Nuk e besova, pasi mendoj se e ka hapur për të gjetur ndonjë thesar. Shtëpia ime më parë ka qenë bazë e grekëve në luftën me italianet. Babai i komshiut ma ka kërkuar disa herë për ta blerë. Ai kishte informacione se në nëntokë fshihej thesar. I kërkova të më jepte dhe mua ndonjë pjesë, po s’më dha asnjë gjë”, tregon z. Mantho, ndërsa pohon se rastin e ka denoncuar edhe në polici.

Pas denoncimit, gazetarët e Fiksit u futën brenda në tunel për ta parë. Tuneliraportohet se ishte i gjatë 30 metra dhe ngjasonte me galeritë e minierave. Brenda tij kishte mjete pune, kapele mbrojtëse si dhe vegla të ndryshme. Madje, disa pjesë, ishin ndërtuar edhe me mur guri, me qëllim që tuneli të mos shembej. Dhëndëri i denoncuesit thotë se arsyeja e vetme përse është hapur tuneli, është për thesar. Sipas tij, tuneli është hapur për vite me radhë.

Gazetarët e Fiksit shkuan edhe në banesën e personit që ndërtoi tunelin. Në bisedë, ai pohon se fillimisht, në vendin ku është ndërtuar tuneli, ka qenë zgavër. “Më tha babai që të gërmoj më tutje. Fillimisht mendova ta bëja një vend kur të lija djathin, rakinë. Më pas, në kohën e vitit 1997, babai më kërkoi që të bëja një tunelnë nëntokë, për t’u lidhur me banesën e vëllait, pasi kishim frikë nga vjedhjet” thotë ai.

Pyetjes se përse përfundoi te komshiu, ai thotë se ka qenë një gabim, pasi gjatë gërmimeve, i ka dalë parë një shkëmb i madh. Deklaratën e komshiut se ka kërkuar për thesare, ai e quan si budallallëk, ndërsa thotë se punimet e fundit janë bërë para 4 vitesh. Në fund, heq përgjegjësinë nga vetja, duke pohuar se ka qenë ideja e babait të tij për të ndërtuar tunelin, ndërsa nuk ka pasur qëllim që të gjejë thesare në tokën e komshiut.

/b.d

Next Post
Si e siguroi PD audio-përgjimin për vëllain e Xhafajt? Flet Gazmend Bardhi

PD konfuze me vettingun e politikës: Ende herët për të folur për strukturat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

October 23, 2026
Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje

Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje

October 23, 2026
El Niño mund të thyejë të gjitha rekordet; çfarë e pret botën deri në fund të vitit?

El Niño mund të thyejë të gjitha rekordet; çfarë e pret botën deri në fund të vitit?

October 23, 2026
U mendua si defekt teknik, Policia zbulon se makina ishte djegur me porosi, dy të arrestuar në Vlorë

U mendua si defekt teknik, Policia zbulon se makina ishte djegur me porosi, dy të arrestuar në Vlorë

October 23, 2026
“Po përdhoset simboli i vezës”, Gonxhja thirrje protestuesve: Mblidhuni dhe flisni

Urdhër nga Rama për shkarkime kolektive të drejtorëve? Gonxhja: Ja e vërteta

October 23, 2026
Edhe tekstet e identitetit kombëtar t’i kemi si Abetarja e përbashkët

Studentët në ballë, disa pedagogë në bisht!

October 23, 2026
As fama nuk e shpëton nga gjobat! Kim Kardashian rrëfen sa herë e ka ndaluar policia

As fama nuk e shpëton nga gjobat! Kim Kardashian rrëfen sa herë e ka ndaluar policia

October 23, 2026
Nis heshtja zgjedhore në Serbi, më 25 tetor votohet për parlamentin e ri

Nis heshtja zgjedhore në Serbi, më 25 tetor votohet për parlamentin e ri

October 23, 2026
Protestat në Tiranë, PPE: Aktet e dhunës s’kanë vend në demokraci, problemet të trajtohen përmes dialogut

Protestat në Tiranë, PPE: Aktet e dhunës s’kanë vend në demokraci, problemet të trajtohen përmes dialogut

October 23, 2026
40,000 tonë naftë ruse po transportohet drejt Nju Jorkut

40,000 tonë naftë ruse po transportohet drejt Nju Jorkut

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In