Shqipëria do të hapë shumë shpejt negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.
Këtë mesazh ka përcjellë mëngjesin e sotën media e Brukselit politico.eu, përmes një editoriali ku vlerësohet se hapja e nogociatave mund të ndodhë në gjysmën e parë të vitit 2018.
Në artikull citohet Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahnn sipas të cilit, ekziston një rivalitet pozitiv midis vendeve Ballkanike për hapjen e negociatave, por Komisioni po bëhet gati që të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë.
“Komisioni po bëhet gati që të rekomandojë zyrtarisht hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe ndoshta me Maqedoninë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, sipas Hahn, megjithëse ai tha se kjo do të ndodhte vetëm nëse Komisioni do të sigurohej se qeveritë e BE, do ti pranonin pozitivisht propozimet” – shkruan reporteri Harry Cooper.
Artikulli cilëson popullin shqiptar si një nga popujt më mbështetës që vendi i tyre të integrohet në Bashkimin Europian./Lexo.al