• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arbitri i dhunuar rrëfen tmerrin: Kam hematoma, po të mos ndërhynte policia…

by Java News
11/12/2017 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alvi Paço ka përjetuar dhunën më të rëndë ndonjëherë në jetën e tij. I sulmuar nga më shumë se dhjetë lojtarë, pjesëtarë të stafit dhe tifozë të Këlcyrës, gjyqtari nga Fieri i ndeshjes së djeshme në Përmet, ishte njeriu për të cilin ndjenë të gjithë keqardhje. Edhe ata që panë videot e dhunës që ai përjetoi.

Një zgjatje dore duke akorduar penallti për skuadrën e Përmetit i kushtoi disa plagë në trup dhe kokë pas “lumit” të grushteve dhe shkelmave që ai morri në fushë. Në një intervistë për gazetën “Panorama Sport”, arbitri Paço rrëfen tmerrin që përjetoi në Përmet dhe se si ia mbajti të fshehtë prindërve për shumë orë duke mos i treguar asgjë. “Ishte një situatë skandaloze që nuk do ta harroj asnjëherë. Ishte trajneri i Këlcyrës, Robert Spahiu, që i nxiti lojtarët të më godisnin, ndërsa vetë më shante”, tha ndër të tjera Paço.

arbitri1-470x627

Si ndiheni pas asaj dhune që keni përjetuar?

Tani jam mirë. E kalova atë moment të vështirë falë Zotit dhe ndërhyrjes së forcave të rendit që ishin aty. Ishte një çmenduri, por tani jam mirë.

Çfarë pasojash ju kanë lënë goditjet?

Nuk pësova çarje, por mora goditje të shumta në kokë dhe në trup. Shkova në spital dhe bëra kontrolle, mora mjekim. Kam disa hematoma në kokë dhe shenja takash në trup, por nuk kishte asgjë të rrezikshme. Me atë që ndodhi, shpëtova shumë mirë.

Si ndodhi ngjarja dhe pse gjithë ai reagim i dhunshëm për një penallti?

Ishte minuta e 75-të dhe kishte goditje këndi për Përmetin. Pas harkimit në zonë ishte një moment që unë akordoj penallti për skuadrën vendëse. Në këtë moment protestojnë lojtarët e Këlcyrës dhe nisin të më shtyjnë. Brenda pak sekondash shoh që vërshuan lojtarë nga stoli, të cilët më goditën me grushte dhe shkelma. Më pas nisën të më dhunonin të gjithë. Ishte një situatë skandaloze që nuk do ta harroj asnjëherë. Ishte trajneri i Këlcyrës, Robert Spahiu, që i nxiti lojtarët të më godisnin, ndërsa vetë më shante./panoramasport

a.ç

 

 

 

Next Post
Korrespondenca e panjohur 1964, kur Dritëroi dhe Sadija dërgonin letra dashurie

Korrespondenca e panjohur 1964, kur Dritëroi dhe Sadija dërgonin letra dashurie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

November 10, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 10, 2026
Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

November 10, 2026
Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

November 10, 2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

November 10, 2026
Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

November 10, 2026
Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In