424 është numri i aplikantëve që duan të punësohen në Spitalin e ri Rajonal të Fierit. Lajmin e ka dhënë sot Kryeministri Rama i cili bën me dije gjithashtu se spitali hape për pak ditë.
“424 APLIKANTË për Spitalin e Ri Rajonal të Fierit, që hap dyert për pak ditë, me një super ekip turko-shqiptar, një qendër jo vetëm shërbimesh ekselence shëndetësore, po edhe transferimi teknologjie e dijesh, e cila do të jetë edhe i pari shembull i Autonomisë Spitalore që do ta shtrijmë në krejt vendin gjatë Mandatit të Tretë“, shkruan Rama