• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Hap dyert Panairi më i madh i biznesit “Klik Ekspo Group”

by S M
24/11/2016 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Klik Ekspo Group, Luan Muhametaj: “Klik ka ditur të lundrojë me sukses, pavarësisht krizës ekonomike”
 
Klik Ekspo Group, është shndërruar në simbolin identifikues të biznesit shqiptar në botë
 
Përmes një ceremonie madhështore u çel pasditen e sotme në Tiranë Panari Ndërkombëtar i Bizneseve  ‘Klik Ekspo Group’. Mbi 280 kompani nga të gjitha vendet e botës kanë mbushur të 3 katet e Pallatit të Kongreseve, ku për 5 ditë me radhë do të ekspozojnë produktet dhe shëbimet e tyre, duke e kthyer kështu Tiranën në kryeqendeën e biznesit dhe kulturës.  Ministra të qeverisë shqiptare por edhe ministra të huaj nga Kina; Hungaria; Serbia etj, ishin të pranishëm në ceremoninë hapëse të Panairit, por nuk munguan gjithashtu edhe  ambasadorë, delegacione, dhe ekspozues e sipërmarrës të shumtë.
Luan Muhametaj president i Klik Ekspo Group i uroi mirëseardhjen kompanive pjesmëarrëse dhe gjithë të ftuarve të tjerë ndërsa theksoi se në rrugëtimin e tij shumëvjeçar Klik Ekspo Group ka ditur përherë t’ia dalë më sukses dhe t’u mbizoëtrojë krizave ekonomike mes të cilash ka kaluar jo vetëm vendi ynë por gjithë Evropa.
“Ju falenderoj të gjithëve për prezencën tuaj këtu. Ngjarja është e rëndësishme për Klik Ekspo Group në çdo Nëntor. Megjithëse problemet e krizës që po kalon vendi ynë si gjithë Evropa dhe Ballkani, Kliku ka ditur të lundorjë në gjithë këtë oqean biznesi dhe me  mjaft sukses. Klik mbetet një ekspansion ,”tha Muhametaj.
Ndërsa Ministri i Shtetit i Hunagrisë si i ftuar nderi theksoi se pjesëmarrja e Hunagrisë në evente të përmasave të tilla,  është një element i vjetër dhe i rëndësishëm komunikimi midis kombeve, një traditë shumëvjeçare në çdo pjesë të Europës që kohë pas kohe të sjellin mallrat tona për tua u treguara atyre që jetojnë larg nesh. “Edhe ky panair i sotëm është një rast I shkëlqyer  që Hungaria të komunikojë me kombin shqiptar. “Hungaria dhe SHqipëria nuk janë të panjohur për njëri-tjetrin, pasi kanë marrëdhënie të mira prej më shumë se 100 vjetësh. Që në shekullin e 15-të Gjergj Kastriot SKËNDERBEU kishte marrëdhënie alenace me uhdhëheqësit hungarezë; apo mbreti Zog që zgjodhi të martohej me një princeshë hungareze Geraldinën. Hungaria në këtë panaii do të prezantohet me shumë prdukte që nga vera; produktet e qumështit e deri te këpucët; bojërat e aparate matëse; po kështu edhe teknologji për burime energjitike të rinovueshme,’tha ministri hungarez. 
Nga ana tjeter përfaqësues i bizneseve të Serbisë Marco Cadez theksoi se ky panair është i rëndësishëm për të gjitha vendet, jo thjesht për Serbinë, por edhe për Kosovën, Maqedoninë, Bullgarinë, Hungarinë e shumë vende të tjera të Ballkanit e më gjerë, për një ekonomi dhe treg të përbashkët, sepse vetëm duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin mund të jemi të suksesshëm me ekonomitë tona.
Tradicionalisht i organizuar në Nëntor, më i madhi manifestim biznesi që zhvillohet në Shqipëri konsiderohet edhe si Porta drejt Ballkanit.
Në evenimentin që ka celebruar tashmë kryeqytetin e Shqipërisë në pikëtakimin e mundshëm dhe ndërveprimit me temën Biznes-Kulturë-Bashkëjetesë.; marrin pjesë kompani nga pothuaj të gjitha vendet e botës.
Ky panair me të drejtë është konsideruar në këto dy dekada (tashmë ka hyrë në dekadën e tretë) si një pikë takimi e shkëlqyer për shkëmbimin e informacionit, ofrimin e një blerësi unik, mundësimin e shkëmbimeve të ndërsjellta për të diskutuar dhe zhvilluar bashkëpunime mes biznesit vendas e botëror në një periudhë disaditëshe intensive.
 
Pas dy dekadash, Panairi Ndërkombëtar i Tiranës i Klik Ekspo Group, tashmë është shndërruar në simbolin identifikues të biznesit shqiptar në botë, por njëkohësisht dhe një urë lidhëse mes bizneseve shqiptare dhe atyre të huaja. Panairi Ndërkombëtar i Klik Ekspo Group, do të qëndrojë i hapur deri më datë 28 nëntor.
Edicioni i këtij viti do të sjellë  edhe plot surpriza. Veç bashkëpunimit me shtetet e njohura tashmë, të cilat prej vitesh janë pjesë e eksponateve ndërkombëtare të Klik Ekspo Group, do të ketë edhe pjesëmarrës të rinj, sipërmarrës dhe artistë të njohur botërisht.
Edhe këtë vit, pavijonet monosektoriale në intervale të përvitshme, ecin paralel me sektorët prioritarë dhe epërsitë e zhvillimit ekonomik: Ndërtimi dhe energjetika, burimet e rinovueshme të energjisë, industria kimike dhe farmaceutike, industria ushqimore dhe ambalazhimit, IT dhe risitë teknologjike, mbrojtja e mjedisit janë “kryefjala” e Panairit të nëntorit.
Qëllimi kryesor i Panairit Ndërkombëtar të Klik Ekspo Group në këto dy dekada ekzistencë të tij, ka qenë prezantimi i  një Shqipërie me pasuri të mëdha natyrore, të cilat presin shfrytëzimin e tyre nga bizneset më të mëdha ndërkombëtare. Klik Ekspo Group ka dashur dhe ja ka arritur në 23 vite, t’u mësojë bizneseve të huaja të flasin shqip dhe t’i nxisë ato të investojnë në Shqipëri. 
Përfaqësojnë vendin e tyre në ketë event të nëntorit ekspozues nga Kosova, Maqedonia, Serbia, Bullgaria, Greqia, Bosnjë Hercegovina, Sllovenia, Kroacia, Italia, Franca, Sllovakia, Hungaria, Republika Çeke, Austria. Por edhe ato realitete biznesi të cilat janë prezente si ekspozues në mënyrë alternative ose të përvitshme që vinë nga India, Polonia, Austria, Belgjika, Spanja, Argjentina.
Dhjetra aktivitete do të zhvillohen përgjatë ditëve të këtij panairi duke ekspozuar produkte dhe shërbime të reja.
Janë mbi 280 ekspozues ndërkombëtarë nga afro 30 shtete që kanë sjellë investimet e tyre të guximshme në Panairin e përvitshëm të ‘Klik Ekspo Group’, anëtar i UFI Company.
Edhe këtë vit, Panairi Ndërkombëtar i Klik Ekspo Group ka treguar se sa e vogël është bota dhe se ajo mund të mblidhet e gjitha në një Panair.
 15224637_10211534102492867_150622680_o15205630_10211534106012955_1291266538_o15239418_10211534106292962_1911221291_n
Next Post
Harbon aktori, e bën treshe në tualetin e restorantit, përzihet nga pronarët

Harbon aktori, e bën treshe në tualetin e restorantit, përzihet nga pronarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

March 22, 2026
‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

March 22, 2026
Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

March 22, 2026
VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

March 22, 2026
“Gati për të marrë pushtetin në Teheran”, flet kreu i opozitës iraniane në Shqipëri: Duhet menaxhuar periudha e tranzicionit

“Gati për të marrë pushtetin në Teheran”, flet kreu i opozitës iraniane në Shqipëri: Duhet menaxhuar periudha e tranzicionit

March 22, 2026
Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

March 22, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pasdite në shkollën e notit…”

March 22, 2026
Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

March 22, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse do bëhet shpejt porti i ri në Porto Romano?

March 22, 2026
“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In