• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hamdi Kacani i Dibrës dhe Frroku i Ambulancës së Tiranës

by Abdurahim Ashiku
14/02/2017 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Abdurahim Ashiku

Në odën dibrane, po qe se dikush përmend emrin e Hamdi Kacanit, të gjithë do të luajnë vendit e fjalët për të do të marrin rrjedhën e Drinit.

Nuk kishte shkollë Hamdi Kacani, shkollë ulur në bankë me libra, fletore, kalem e penë në dorë.

Nuk kishte laps Hamdi Kacani të shkruante udhëtimet e tij maleve të Dibrës, pranë njerëzve e me njerëzit në ditë të vështira shëndetësore, në 35 vjet punë, me ta e për ta…

I kam bërë një fotografi Hamdiut me ambulancën e tij. Nuk e kam intervistuar, as kam bërë ndonjë shkrim për heroikën e tij në atë profesion ku humanizmi dhe dashuria për njeriun ngjitet e nuk zbret. Shofer ambulance ishte Hamdi Kacani, shofer me një makinë ruse OAZ 4×4, DI 91 14 ardhur nga fillimi i viteve pesëdhjetë.

Një jetë të tërë mbi katër rrota e me timonin ndër duar. Po, po, një jetë të tërë, derisa doli në pension. Madje, edhe kur erdhën kohë të reja, kur filluan privatizimet, ai e mori makinën e jetës së tij, siç merret një fëmijë nga “shtëpia e fëmijës” e bëhet gjak i familjes…

Ishim komshinj, në një pallat me Hamdiun. Në këndin e drejtë që formohej nga takimi i dy pallateve shikoja çdo ditë Hamdiun dhe makinën e tij të bardhë. E pashë derisa iku në qetësinë e një njeriu që dashuronte punën e tij, siç dashuronte fëmijët, siç dashuronte njerëzit…

Nuk e di se çfarë kushtesh duhen për të qenë pjesë e “Librit Ginis”, por Hamdi Kacani me autoambulancën e tij janë për tu shënuar pa asnjë dyshim. Dibra është një ndër zonat më të prapa në rrugëtimet drejt njerëzve, fshatrave e zonave të largëta. Peshkopia, qendra e Dibrës, ka parë asfaltin e rrugës që e lidhte me Tiranën dhe Shqipërinë, vetëm në mes të viteve shtatëdhjetë kur u lidh me Bulqizën me një rrugë njëkalimshe…

Rrugët e tjera në hapësirën prej 1600 kilometrash katrorë, nga Llanga në Qafë Draj e nga Qafa e Buallit në Kala të Dodës, Selishtë, Lurë e më gjerë, ose ishin rrugë të shtruara me kalldrëm e me pak zhavorr sipër ose ishin thjesht rrugë verore me heroikë lëvizjeje verës e me sakrifica tej njerëzore dimrit. Afër, afër edhe sot kështu janë…

Autoambulanca e Hamdiut nuk pyeste këtyre rrugëve, ditën dhe natën, në shi e dëborë, në lagështi e në akull. Sekreti ishte i thjeshtë. Hamdiu e konsideronte autoambulancën si pjesëtare të familjes së tij, si fëmijë që kërkonte kujdesin e prindit për tu rritur i shëndetshëm. Ato orë midis dy thirrjeve urgjente për udhëtim tek të sëmurët Hamdiu ishte nën e në makinën e vet, me vështrimin në gjithçka që duhej kontrolluar e rregulluar. Asgjë nuk i shpëtonte kujdesit të tij…

Në vitin 1985 në spital vjen një ambulancë e re prodhim Rumun. Ia dhanë Hamdiut. Bëri me të një rrugë në Bulqizë. E ktheu. Kërkoi prapë OAZ-in. “Kjo nuk të çon në Lurë, Kala të Dodës, Selishtë, Reç, Trebisht…”- u tha. OAZ-i me dy diferencialë, nën kujdesin e vazhdueshëm të tij, i dinte më mirë rrugët e Dibrës, verës dhe dimrit, në shi e në dëborë…

Mbase nuk do ta kujtoja Hamdi Kacanin larg e larg vendlindjes time në mërgim ku jam sikur gjatë skanimit të mbi gjashtë mijë negativave të jetës time, të mos e gjeja në një pozim diku tek ura e Muhurrit në krah të rrjedhës së Drinit të Zi.

Mbase me fotografinë e tij dhe një shënim të shkurtër në facebook do të mjaftohesha me falënderimet e djalit të tij Ilmi Kacanit diku larg Atlantikut e të dashamirësve të shumtë në Dibër e gjetkë. Mbase…

Ajo që më detyroi të shkruaj duke rrëmuar në kujtimet e mija ishte Frrok Bardhi, Frroku i veshur me të bardha, shofer ambulance në qendrën e urgjencës në Tiranë. Frroku çfarë nuk nxori brenda e jashtë autoambulancës.

I nxorri duke bërtitur me zë baritoni si të ishte në një miting elektoral kundër ministrit të shëndetësisë duke e thirrë me emër e mbiemër e duke i treguar se si ishte katandisë autoambulanca e tij.

Nxirrte nga brendësia e autoambulancës qeska me mbeturina a thua se atje i kishte vënë ministri dhe jo ai vetë apo shokët e tij që e përdornin makinën. Tregonte ndenjëset e grisura dhe përsëriste në shkallën më të lartë të pentagramit emrin dhe mbiemrin e ministrit të shëndetësisë. “Ky është Beqja”, “Ky është Beqja”, “Ky është Ilir Beqja”…

Thërriste me të madhe i inkurajuar nga gazetari dhe kameramani për tu përcjellë me zë katërfish të rritur nga moderatori i emisionit investigativ “STOP”. Më tej do ta linte ambulancën në goditjet e llamarinave anësore e në llumin e papastërtive për ti përcjellë shikuesit e për të na treguar se ministri i Shëndetësisë nuk kishte vënë prizë për kondicionerit e një zyre…

Dhe refreni i thirrjeve vijonte… “Ky është Beqja”, “Ky është Beqja”, “Ky është Ilir Beqja”… Dhe në tërë këtë rrëfenjë zëri i moderatorit buçiste… “Se mos e pushoni Frrokun nga puna se do të keni të bëni me ne…”

Sikur i ëmbli, i urti, i mençuri, punëtori Hamdi Kacani ta shikonte skenën me thirrje e me të bërtitura të Frrok Bardhit, gjendjen brenda dhe jashtë të ambulancës së tij edhe nga “ajo botë” do të thoshte: “Një njeri që nuk mban dot pastër vendin e punës, nuk kujdeset për mjetin që i kanë dhënë për të siguruar bukën e fëmijëve të tij, është pak të pushohet”…

Gazetari, moderatori i emisionit STOP, më e pakta duhet ti thoshte Frrokut me bluzë të bardhë: “Ky nuk është Beqja, ky je ti që mjetin që të ka dhënë shteti e ke katandisë në një kosh mbeturinash…” Ilir Beqja, ministër i shëndetësisë, si drejtues ka kusuret e veta, ka përgjegjësitë e veta ndaj shërbimit shëndetësor. Bashkohem me të gjithë ata që e bëjnë përgjegjës të gabimeve e fajeve në sektorin jetik të shëndetësisë.

Por ta akuzosh atë se nuk ka pastruar autoambulancën e Frrokut, se janë grisë ndenjëset e makinës, se është përplas makina dhe janë shtrembëruar llamarinat, se nuk ka vënë një prizë për kondicionerin e një zyre në spital… është një absurditet që nuk e mban toka. Kërrabë e këtij absurditeti, fatkeqësisht bëhet edhe stafi i një emisioni investigativ serioz.

Njerëzve në shërbim në shëndetësi, dhe në të gjithë sferën e shërbimeve qytetare, u vura përballë shembullin e Hamdi Kacanit, shembullin e njerëzve që mjetin që u është dhënë nga shteti e konsiderojnë si fëmijën e gjakut të vet dhe jo si fëmijë të hedhur në kosh plehrash. Është kohë parazgjedhore dhe shembuj me “frrokër” nuk do të mungojnë në ekranet e vegjël televizivë dhe në faqet e para të gazetave të përditshme e atyre online…

Next Post
City çmendet, nga vendi i pestë kalon në të dytin

City çmendet, nga vendi i pestë kalon në të dytin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FAKSIMILE / Dyshime të forta mbi prokurimet e KLGJ, e njëjta kompani fitoi dy herë radhazi…

FAKSIMILE / Dyshime të forta mbi prokurimet e KLGJ, e njëjta kompani fitoi dy herë radhazi…

December 11, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

SPAK ruan linjën Dumani – Braho, Xholi dhe pritshmëritë nga kreu i ri

December 11, 2025
30 vjet Dejton: Marrëveshja e paqes për Bosnjen me mangësi

30 vjet Dejton: Marrëveshja e paqes për Bosnjen me mangësi

December 11, 2025
Shabani për deklaratën e Lapajt: Adriatiku, i lirë të rikthehet te “Nisma”

Me 85 vota pro, Kuvendi zgjedh Endrit Shabanin si Avokat të Popullit

December 11, 2025
“Fundi politik i Berishës, foltorja e tij”/ Fatos Klosi: Nano iku vetë në 2005, u lodh nga pushteti!

“Për të vdekurin mirë ose hiç”, Berisha për Fatos Nanon: Nuk shkoi në burg prej meje!

December 11, 2025
“Pyetjet e KLP si në Big Brother”, Curri: Intervistat për kreun e SPAK, skandaloze/ Karamuço: Ja ku gabuan kandidatët

“Pyetjet e KLP si në Big Brother”, Curri: Intervistat për kreun e SPAK, skandaloze/ Karamuço: Ja ku gabuan kandidatët

December 11, 2025
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Reforma zgjedhore, Balla: Numëruesit s’do të jenë më të partive. Të adresojmë financimin e partive dhe fushatave zgjedhore

December 11, 2025
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

“Gjest për të treguar…”, Zogaj mbron praninë e ambasadorëve në zgjedhjen e kreut të SPAK-ut

December 11, 2025
Shqipërisë i mungon e djathta

“Kam fjetur në zyrë, mbaja edhe armë në dorë”/ Berisha rrëfen momenti e vështirë në 1997

December 11, 2025
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Mbajtën peng për dy javë një shqiptar nga Kosova, arrestohen katër persona në Vlorë

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In