• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Hamasi” që minon demokracinë shqiptare, kamikazët e tij dhe kapsolla Bardhi!

by Poli Hoxha
10/10/2023 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Poli Hoxha

Forcat antiperëndimore me në krye Rusinë, ja arritën, (tani për tani), që përveç luftës në dyert e BE, Ukrainë, të hapin një front tjetër të rrezikshëm në Lindjen e Mesme.

Sulmet e Hamasit ndaj Izraelit të ngjashme me ato të 11 shtatorit 2001 mbi SHBA, erdhën menjëherë pas dështimit të një mikrosituate në mes të Europës, në Veri të Kosovës.

Ballkani Perëndimorë dhe veçanërisht Bosnja dhe Kosova ka qenë në mënyrë permanente, “peri i hollë” në Europë, në betejën mes frontit Rusi-Iran- Kinë me atë të SHBA-BE dhe aleatët e tyre.

Serbia zyrtare, (Rusia me aleatë), e konsiderojnë Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën si Palestinën e tyre të pushtuar nga ushtritë perëndimore.

Por kjo është vetëm ajo që duket.

Po aq e rrezikshme sa tentativa për hapjen e një lufte të maskuar si civile, etnike e deri fetare me ngjarjen e rëndë në manastirin e Banjskës, është edhe lufta hibride antiperëndimore që bëhet prej shumë kohësh në rajonin tonë.

Por le të zbresim në Shqipëri.

Fitorja e parë e luftës hibride kundër modelit perëndimorë të një vendi, (Demokraci fuksionale-shtet ligjorë- ekonomi tregu konkuruese), duket se është arritur deri në një masë kritike edhe këtu.

Monopolet, korrupsioni madhorë dhe oligarkia, kanë devijuar krejtësisht ekonominë e tregut. Shteti ligjorë duket se po fiton terren dita ditës me SPAK dhe Gjykatën e Posaçme, por kjo nuk mjafton.

Çelësi i shdërrimit të Shqipërisë në një aleat të dobët të Perëndimit, (Madje turpërues), në Ballkanin Perëndimorë dhe gjithë aleancën euroatlantike është pikërisht minimi i demokracisë.

Pa demokraci fuksionale, nuk ka asgjë të saktë perëndimore në asnjë shtet. Shihni çfarë ka ndodhur: Në një vend anëtarë të NATO dhe kandidat për BE, zgjedhjet e lira dhe vota kanë humbur misionin dhe kuptimin.

Janë bërë pis jo vetëm si perceptim mbarëkombëtarë, por realisht sistemi zgjedhorë ka dalë krejtësisht jashtë funksionit.

Por mbi të gjitha demokracia në Shqipëri është minuar nga klasa politike në fuqi. Pozita me simbol Edi Ramën dhe e ashtuquajtura opozitë, Berisha-Meta, ja kanë arritur që të shfaqen si e njëjta monedhë me dy anë, e cila sido që të bjerë, tregon vetëm korrupsion madhorë dhe hesape me SPAK.

Duke pasur të njëjtin aliazh, të njëjtin burim të fuqisë dhe pasurisë, të njëjtin fat të parashkruar, ata jo vetëm që kanë bllokuar demokracinë funksionale, (e cila do ti nxirrte jashtë siç nxjerr një trup i shëndoshë mbetjet e ushqimit të keq), por edhe nuk po lënë gur pa lëvizur për të minuar çdo tentativë apo shpresë për rikthimin e saj.

Pra në kontekstin e të gjithës më lartë, një vend anëtarë i NATO dhe kandidat në BE, ka një qeverisje që ka mbushur burgjet me eksponentët e saj më të lartë për korrupsion, kurse si alternativë, një “opozitë” që ka të njëjtat halle me dosjet e shumta në SPAK. “Bëji pis të gjithë”, në një lojë të pistë në kurriz të shqiptarëve të dyja palët!

Për të mbajtur këtë statukuo përdorin paratë e vjedhura në 32 vite, duke pajtuar sistematikisht kamikazë për të shpërthyer mina ndaj çdo tentative për rikthimin e demokracisë dhe shtetit ligjorë.

Shihni çfarë po bëjnë, edhe aktualisht. Sali Berisha i shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe pikërisht për korrupsion madhorë dhe minim të demokracisë, pasi veproj si Hamasi me PD për dy vite rresht, (I përkrahur me çdo mjet nga Rama), ka gjetur një kamikaz të ri për ti vënë mina të tjera demokracisë dhe opozitës.

Gazment Bardhi si mjet dëshpërues nga Berisha, së bashku me ca butak politikë nga pas dhe me ndihmën gjithmonë e më të hapur të Edi Ramës, po sfidojnë SHBA e cila e ka bërë të qartë edhe me akte ligjore, se korrupsioni madhorë dhe minuesit e demokracisë kudo në botë, janë rrezik për sigurinë e tyre kombëtare dhe për perëndimin.

Por çfarë bën ky për hesap të Sali Berishës dhe njëkohësisht edhe të anës tjetër të monedhës, Edi Ramës?! Dy vite pasi SHBA i kërkoj PD dhe Lulzim Bashës në mënyrë ultimative që të largojnë Sali Berishën nga grupi parlamentarë, Gazment Bardhit, i duket vetja aq i zgjuar sa mendon se mund ta zhbëjë këtë.

Ndërkohë që Edi Rama mban peng në Kuvend vendimin për kryetarin e grupit të PD duke shpresuar ndonjë shkelje syri për amnisti nga amerikanët, Bardhi, bëri testin e parë me Oerd Bylykbashin, (edhe ky i përjashtuar nga forumet drejtuese), për mënyrën se si do të rikthejë në grupin parlamentarë të PD, Sali Berishën pasi të vuloset si kryetar, siç ëndërron, ose si i gënjen berishistët dhe butakët politikë që i shkojnë ende nga pas.

Një tentativë tjetër kamikaze e Bardhit për të sfinduar SHBA është futja e Berishës si bashkë-kryetarë, (nëpërmjet zëvendësit të Berishës non grata te Rithemelimi, Bylykbashit), në komisionin për Reformën Zgjedhore, e cila bashkë me atë në Drejtësi, janë dy investimet më madhore të SHBA dhe BE për ti dhënë fund tranzicionit.

Këto lëvizje të kamikazëve të fundit, për të mbajtur me oksigjen sado pak statukuonë e klasës më të korruptuar politike që njeh Europa, nuk është se pritet të kenë ndonjë efekt real si ato të atyre që lëshoj Hamasi kundër Izraelit këto ditë.

Gaz Bardhi me lejekun plot tritol që i ka veshur këto kohë Berisha dhe me shtyrjen e shtypjes së butonit që i bën Edi Rama, maksimumi mund të vrasë veten dhe butakët që e rrethojnë, ndaj nuk është ky problemi.

(Megjithëse ndërkohë që po hidhej ky shkrim kryesia e flaku fare nga PD, kështu që nga minvënës, u shndërrua në kapsollë nga ato që fëmijët trembin njëri-tjetrin).

Faktikisht problemi nuk qëndron te kapsolla Bardhi, por te kokat e “Hamasit” shqiptarë që paskan grabitur kaq shumë nga ky vend, sa nuk u mbarokan paratë, me të cilat investojnë bombardimin dhe minimin e demokracisë shqiptare

Next Post
Ish luftëtari i UÇK Dritan Goxhaj lë qelinë: Lirinë nuk e kisha humbur, ishte tentativë për trembje! Jemi në rrugën e drejtë

Ish luftëtari i UÇK Dritan Goxhaj lë qelinë: Lirinë nuk e kisha humbur, ishte tentativë për trembje! Jemi në rrugën e drejtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

April 1, 2026
Mbreti i Panairit

Ja si qelbet Kuba

April 1, 2026
Azia në “shok” energjetik, kërkon shpëtim nga Moska

Azia në “shok” energjetik, kërkon shpëtim nga Moska

April 1, 2026
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

April 1, 2026
Qeveria miraton identitetin digjital, Ibrahimaj: Bord për filtrimin e investimeve të huaja në sektorët kritikë

Qeveria miraton identitetin digjital, Ibrahimaj: Bord për filtrimin e investimeve të huaja në sektorët kritikë

April 1, 2026
Baza MAGA e ndarë, Izraeli në krizë! A po humbet kontrolli mbi konfliktin?

Baza MAGA e ndarë, Izraeli në krizë! A po humbet kontrolli mbi konfliktin?

April 1, 2026
Gjykata e Posaçme ndryshon masat e sigurisë për 4 të pandehurit e dosjes “Bankers”

Gjykata e Posaçme ndryshon masat e sigurisë për 4 të pandehurit e dosjes “Bankers”

April 1, 2026
Majko: Dekreti i Metës për Begajn një surprizë pozitive, nuk e kishte për detyrë nga Turqia

“Po lirojnë të korruptuarit”, PD letër ambasadave në Tiranë: Monitoroni Gjykatën e Lartë

April 1, 2026
VIDEO / “Edhe komunistët janë më të mirë…”! Demokrati i Durrësit, në dyert e PD: Berisha të hapë garën për kryetar

VIDEO / “Edhe komunistët janë më të mirë…”! Demokrati i Durrësit, në dyert e PD: Berisha të hapë garën për kryetar

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In