• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Halli i Gjykatës Kushtetuese!

by Dritan Hila
26/06/2021 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Çuarja për herë të dytë Komisionit të Venecia që të shqyrtojë aferën e zgjedhjeve lokale padyshim që do bëhet objekt humori.

Që herën e parë ky komision u shpreh qartë për aq sa e ka tagrin, dhe nuk është puna e tij që të vendosë emra se kush është gabim e kush është drejt.

Që do kishim një sjellje qesharake të kushtetuesve u duk që te shpjegimi i vendimit që dhanë. I thënë shqip, ishte: “O djem, na lini rehat ne dhe zgjidhini vetë këto punë”.

Në fakt deri më tani, asnjë nga emrat që kanë zënë ato karrige nuk i thotë asgjë publikut. Janë emra anonimë dhe pa ndonjë arritje profesionale në një terren i cili gëlon nga krimi, korrupsioni, dhe problematika në çdo fushë të jetës.

Përzgjedhja e tyre ishte më shumë një produkt përllogaritjesh politike ku regjisorët i zgjidhnin aktorët në bazë të garancive që do kishin në të ardhmen sesa zbatim korrekt i Reformës në Drejtësi. Kështu që nuk mund të priten çudira nga kjo trupë. Çudia është që bëjnë naivin deri në atë pikë sa nuk interpretojnë një vendim që Venecia e ka marrë dhe nuk ka çfarë të thotë tjetër por ia nisin rishtas.

Gjithsesi përtej formës që kanë zgjedhur për të fituar kohë, halli është diku tjetër. Së shpejti në duart e tyre do të jenë patate të tjera të përvëluara që kërkojnë vendimin e tyre. Dhe e para ka të bëjë me shkarkimin e presidentit. E kanë mbi tryezë dhe ndërkohë do iu duhet të japin një vendim.

Por mesa duket strategjia e tyre është që ta lidhin publikun me çështje banale dhe të tejkaluara si kjo e zgjedhjeve lokale, për të fituar kohë dhe me shpresë se ndërkohë ngjarje të tjera do të ndodhin dhe nuk do merret njeri me ta derisa presidenti të mbarojë mandatin e tij. Vetëm se problemi është që këta persona janë pasqyra e Reformës në Drejtësi.

Nëse nuk funksionojnë këta, nëse këta nuk kanë kurajë të shprehen dhe marrin vendime, atëherë si është piramida poshtë tyre? A e kanë idenë sesi bjerret besueshmëria e njerëzve që prisnin kaq shumë nga kjo reformë e cila shpresohej të bënte një drejtësi të patrembur nga të fortët?!

Ky rast, më shumë sesa rastet që komentojnë ndërkombëtarët, është një problem që shqetëson publikun. Apo varja, Selanik e të përpjetë, siç ka qenë do të jetë?/m.j

Next Post
Pamje që prekin zemrat/ Përcillet për në banesën e fundit familja Gushi. Gjyshja: O lulet e nënës ç’më bëtë

Pamje që prekin zemrat/ Përcillet për në banesën e fundit familja Gushi. Gjyshja: O lulet e nënës ç'më bëtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

March 21, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Asgjësimi dhe vetëasgjësimi i opozitës

March 21, 2026
Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

March 21, 2026
Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

March 21, 2026
Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

March 21, 2026
Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

March 21, 2026
Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

March 21, 2026
Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

March 21, 2026
OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

March 21, 2026
Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In