• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Halla e 15 vjeçarit të vrarë në Durrës: Autori nuk ishte vetëm, të dënohen të gjithë

by Os De
09/12/2025 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protesta e thirrur në mbështetje të Erjon Bobës, 15-vjeçarit që humbi jetën pas një konflikti mes adoleshentësh, mblodhi vetëm familjarët e afërt, të cilët kërkojnë transparencë të plotë dhe drejtësi për ngjarjen tragjike.

Mes të pranishmëve, halla e viktimës, Barie Çupi, u shpreh se kjo protestë nuk ishte një tubim familjar, por një thirrje e hapur për qytetarët dhe institucionet që të reflektojnë dhe të marrin masa, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

“Kjo heshtje dhe kjo neglizhencë e këtij populli përpara një fatkeqësie kaq të rëndë mendoj se është tregon një rënie të të ndërgjegjes njerëzore, të dhimbjes, madje dhe ta them dhimbjes kombëtare. Neve na iku djali, nuk na kthehet më ai djalë sikur bota të përmbyset. Por ka diçka tjetër mbrapa, se prindërit që janë sot kudo në çdo familje apo mësues nëpër shkolla, mjekë nëpër spitale, kudo që janë, do të dinë një gjë që nesër mund të ketë një Erjon tjetër si Erjoni, si Martini dhe kjo është plaga që la Erjoni mbrapa. Thikat e Erjonit janë në çdo zemër shqiptare sot, nuk janë vetëm tek ne. Thikat Erionit mund të jenë thikat e dikujt e një fëmije tjetër nesër. E lus Zotin që mos i ndodhë kujt më. Por kjo neglizhencë e popullit shqiptar apo e gjithë prindërve nuk për ne është tregon që edhe drejtësia për Erjonin është shumë e vështirë”, tha halla e viktimës, Barie Çupi.

Ajo kërkoi një hetim të drejtë dhe të thelluar, për të garantuar që Erjoni të mos mbetet një statistikë dhe që drejtësia të vihet në vend. “Nga drejtësia presim të zbardhet çështja dhe të marrë dënimin që meriton sepse nuk ishte vetëm një vrasës. Ai kishte dhe dy tre shokë të tjerë bashkë me të. Të gjithë të shkojnë para përgjegjësisë”, tha zonja Çupi.

Edhe një tjetër prind i pranishëm në protestë shprehu mbështetjen e tij për familjen Boba, duke kërkuar drejtësi për ngjarjen.

“Fatkeqësi e madhe e ranë që merr ato që e kanë e provojnë. Fatkeqësisht shoqëri ne po jetojmë në një shoqëri depresive, indiferente që nuk secili sheh veç punën e vet dhe nuk reagon nuk reagon për asgjë. Nuk solidarizohet, nuk mbështet dhe kjo është e dhimbshme”, tha Shaqir Çerpja.

Ai shtoi se ngjarje të tilla ndodhin sepse nuk po rritet një brez me edukatë, por agresiv. “Sepse nxënësit shkojnë në shkollë pa e çanta dhe kur marrin çanta nuk marrin libra, fletore, por marrin thika e municione. Dhe askush s’i interesohet se ç bën fëmija”.

Erjon Boba u konfliktua me një grup bashkëmoshatarësh në zonën e Ish-Kënetës, më 25 nëntor, ku një prej tyre e goditi me thikë. Pas disa ditësh në spital, në përpjekje për të shpëtuar jetën, i mituri ndërroi jetë në QSUT disa ditë pas plagosjes.

Next Post
Durrës, marinari ra në kontakt me energjinë elektrike dhe humbi jetën/ Arrestohen kapiteni dhe inxhinieri i anijes

Durrës, marinari ra në kontakt me energjinë elektrike dhe humbi jetën/ Arrestohen kapiteni dhe inxhinieri i anijes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

March 24, 2026
Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

March 24, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe NATO-s”, Begaj: Ndërhyrja kundër regjimit të Millosheviç, i solli lirinë Kosovës dhe…

March 24, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Kur dhuna ushqen egon politike

March 24, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 7 vite burg nga Italia, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

March 24, 2026
FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

March 24, 2026
Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

March 24, 2026
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

March 24, 2026
Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

March 24, 2026
Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In