• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Halimi: Reforma në drejtësi, transparente dhe gjithëpërfshirëse

by
29/07/2015 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi u shpreh të mërkurën se reforma në drejtësi është e rëndësishme të kryhet sipas ekspertizës e standardeve europiane dhe të jetë transparente dhe gjithëpërfshirëse.

Paraditen e sotme në selinë e PD-së u mblodhën përfaqësuesit e opozitës, pjesë e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, të cilit opozita iu bashkangjit vetëm dy javë më parë duke i dhënë fund bojkotit disamujor të tij.

Në përfundim të këtij takimi, Halimi, nënkryetari demokrat i komisionit, tha se u diskutua për punën e kryer deri tani nga komisioni i reformës, që përfshin një dokument analitik, i bërë publik para disa javësh.

“Ekspertët dhe anëtarët tanë të komisionit do të shohin me hollësi nëse kjo analizë dhe strategji është e plotë dhe nëse këto zgjidhje janë efiçente dhe shkojnë drejt standardeve më të mira europiane. Ekspertët e PD-së do i bashkangjiten grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë dhe puna do të vazhdojë në mënyrë të përbashkët. Partia Demokratike do i japë impakt konkret reformës në drejtësi”, tha Halimi.

I pyetur për ndërhyrjet e mundshme në Kushtetutë në kuadër të reformës në fjalë, ai u përgjigj se PD po përgatit draftin e saj të ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore. Një platformë e prezantuar një vit më parë nga opozita, vijoi Halimi, parashikon që ndryshimet kushtetuese duhet të shkojnë në drejtim të forcimit të pavarësisë së institucioneve dhe luftës ndaj korrupsionit. Sipas tij ato duhet të bazohen në rekomandimet e progres raporteve të KE-së ndër vite.

“PD ka kërkuar prej kohësh që çdo ndryshim në Kushtetutë apo në ligje të tjera duhet të vijë nga ekspertiza ndërkombëtare”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët nëse opozita ka qëllim të njëjtë me atë të kryeministrit Edi Rama për ta miratuar reformën në drejtësi në parlament brenda muajit nëntor, Halimi u përgjigj se ‘ne nuk merremi me axhendën e kryeministrit, por me axhendën e PD-së, që synon që brenda shtatorit ne të mos pengojmë punën për dërgimin e të gjithë strategjisë dhe dokumenteve në Komisionin e Venecias”.

“Që të mos pengohet ky proces ne po punojmë të kemi një platformë të qartë. Do të jetë Komisioni i Venecias dhe ndërkombëtarët që do të japin opinionin e tyre lidhur me zgjidhjet për procesin e reformës në drejtësi”, u shpreh Halimi nënkryetar i komisionit për reformën në drejtësi.

Next Post

Mblidhet të enjten Komisionit të Posaçëm "Për reformën në Sistemin e Drejtësisë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Rriten sëmundjet e zemrës te të rinjtë, mjekët këshillojnë të mos neglizhohen faktorët e rrezikut

April 4, 2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

April 4, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

April 4, 2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

April 4, 2026
Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

April 4, 2026
Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj

Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?

April 4, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vjosa Osmanit i përfundon mandati, sot i dorëzon zyrtarisht detyrën Albulena Haxhiut

April 4, 2026
Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

April 4, 2026
Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

April 4, 2026
VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In