Në emër të PD-së, deputeti demokrat Eduard Halimi është shprehur qartë në parlament, se pa votimin elektronik, për opozitën nuk do të ketë zgjedhje normale. Halimi është shprehur se opozita nuk beson se në qershorin e zgjedhjeve parlamentare të këtij viti, maxhoranca nuk do të përdorë paratë, banditët dhe drogën për të manipuluar votën e shqiptarëve.
“Nuk ka asnjë garanci opozita që banditët nuk do të jenë në listat e PS-së në qershorin e 2017. Ndaj një vit para zgjedhjeve PD erdhi me një kërkesë, të bëhet votimi elektronik në zgjedhje.
Cdo ditë të këtij viti, përfaqësuesit tanë kanë kërkuar votim elektronik por prej javësh jemi përballë të njëjtës strategji, të fajësimit të përditshëm të opozitës për reformën zgjedhore… është e qartë ajo që kërkojmë ne, nuk mund të jketë zgjedhje normale nën hijen kërcënuese të shitblerjes së votave, të banditëve të kanabisit me leje qeveritare.
Kjo është një betejë që opozita e bën me përgjegjsi të plotë… jo një betejë për pushtet, por një betejë për lirinë e votës…”-tha Halimi.
Në kundërpërgjigje ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi i cili ka thënë se thuajse i gjithë sistemi zgjedhor është bërë nga ana e PD-së kur ka qenë në qeveri. Ruçi ka theksuar se votimi elektronik është një farsë e PD-së. Madje deputeti socialist u ka kujtuar demokratëve që në kohën e qeverisjes së tyre të majtët kanë kërkuar vetëm numërimin elektronik dhe kjo nuk është pranuar nga demokratët.
“Të paktën unë ju kuptoj që fushata elektorale ka filluar dhe mirëkuptoj që këto 3 4 muaj ligjëratat tuaja do të përpiqeni ti politizoni në fokusin dhe objktivat e juaja elektorale… megjithatë jeni katandisur keq sepse ta shikoni shpëtimin tuaj tek një rezolutë e partive simotra tuaja… kjo është normale, por kjo nuk ju jep as juve as neve asnjë gjë. E dyta, disa herë ju kam dëgjuar, 19 deputetë, ore ku janë këta? Se deri më sot skam dëgjuar asnjë! Kemi miratuar një ligj me konsensus të plotë. Pse, me ç’moral mund të shpikni dhe të thuani… urdhëroni thuani një!
Të mos bëjmë garë as për banda e as për banditë, sepse ata që na dëgjojnë, jhu japin juve bilanc pozitiv për bandat, në kuptimin e keq të fjalës.
Keni kohë që e keni nxjerrë këtë alibinë e votimit elektronik, thua skeni qenë ndonjëherë këtu, thua skeni qenë ndonjëherë në pushtet. Ne ju thamë atëherë, jo një muaj, por dy vjet para zgjedhjeve, që të bënim, jo votimin, por vetëm numërimin! Ju e dini që nuk bëhet! E kam bindje dhe nuk ju marr seriozisht, e gjitha një alibi.”-tha Ruçi./java/a.k










