Deputeti demokrat Eduard Halimi akuzoi Partinë Socaliste se me draftin e paraqitur më 29 dhjetor “kontaminoi dialogun midis palëve”.
“Dy javë më parë, nga jo sallë pohuam se mbështesnim draftin dhe se ai dihet të kalonte përmes një dialogu të sinqertë. Dhe se konsensusi duhet të ishin të gjitha rekomandimet e Venecias. Por çfarë ndodhi? Një ditë kur ishim këtu, PS dhe anëtarët e saj hartuan një draft, në arrogancë të plotë, që hidhte poshtë skemën e ndërtimit institucional. Partnerët ndërkombëtarë i falënderoj dhe ata bënë të mundur që ekspertët e Ramës të tërhiqnin draftin dhe të mbështesnin punën për bashkëpunim dhe me opozitën. Kur ekspertët janë ulur për të diskutuar mbi draftin e Venecias, ekspertët ishin 11, nga PD dhe PS. Kryesore mbi të gjitha është kapja politike”, tha Halimi.
“Kush do ti emëroj ata të do kontrollojnë dhe promovojnë gjyqtarët e prokurorët? Kjo ka qenë pika e debatit. Këta njerëz nuk duhen të jenë njerëz që emërohen nga kryeministri, qoftë kur emrin e ka Edi Rama, apo Lulzim Basha. Emërimet duhet të behën me një shumicë në parlament. Situata në Parlament është që ka një shumicë mbi 84 votash. Pra këta njerëz duhet ti zgjedh një numër më i madh i votash.”, -pohoi deputeti i djathtë.
Eduard Halimi tha se pika që ndan ekspertët e PD-së me ata të mazhorancës është zgjedhja me 84 e anëtarëve të komisionit të pavarur të verifikimit, të cilët do marrin në provë më pas të gjithë gjyqtarët, inspektorët e ILDKP, Prokurorin e Përgjithshëm, etj.
“Çfarë ndodh nëse kryeministri emëron me 84 vota gjithë skemën e organizimit të drejtësisë, me 84 vota anëtarët e komisionit të pavarur të verifikimit, ata fusin në provë të gjithë gjyqtarët, të gjithë inspektorët e ILDKP, në draftin e njëanshëm. Prokurori i Përgjithshëm, anëtarët e këshillit të emërimeve. Janë 8 institucione që krijojnë oktapod të vërtetë për kapjen e drejtësisë. Për draftin e hartuar në mënyrë të njëanshme erdhi zgjidhja racionale nga ekspertët ndërkombëtarë, që zgjedhja e të gjtihë kupolës të mos bëhet me 84 vota por me shumicë tjetër, me 2/3 për të pamundësuar kryeministrin të kapë, apo emërojë gjithë sistemin. Ekspertët kanë rënë paraprakisht dakord, të nesërmen ata të mazhorancës patën konsultë me Ramën dhe thanë që skemën nuk e prishin, pra kërkonin zgjedhjen me 84 vota. Kjo është pika që ka ndarë ekspertët, bashkë me 10 pika të tjera që do i trajtojmë me ju”, sqaroi më tej Halimi.
“Drafti parafabrikat i 29 dhjetorit e kontaminoi dialogun midis palëve dhe hodhi poshtë skemën e Komisionikt të Venecias”, tha Halimi.