• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Halimi, apel Gjykatës Kushtetuese të zbardhë vendimin për Kokëdhimën

by A R
25/01/2016 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, ka deklaruar këtë të hënë se “Gjykata Kushtetuese vonon zbardhjen e vendimit për mandatin e Koço Kokëdhimës, i kapur me 150 shkelje të ligjit themelor, duke përfituar fonde publike me biznesin e tij”.

“Jam sot këtu për t’i kërkuar Gjykatës Kushtetuese të zbardhë e të bëjë efektiv sa më parë vendimin për rastin e deputetit Koço Kokëdhima”, ka thënë Halimi.

Sipas tij, edhe pse kërkesa e Partisë Demokratike për mbarimin e mandatit të Kokëdhimës është bërë në verën e vitit të kaluar, gjykata e ka marrë në shqyrtim në nëntor të 2015, por ende nuk ka zbardhur vendimin që e shpalli si anti-kushtetues fshehjen ndaj drejtesisë që Rama bëri për deputetin Kokëdhima.

“Parlamenti, me urdhër të Edi Ramës, doli në mbrojtje të milionave të Kokëdhimës, në mbrojtje të 150 transfertave financiare që ai kishte përfituar në shkelje të Kushtetutës. Gjykata Kushtetuese e shpalli këtë qëndrim të Parlamentit si në kundërshtim flagrant me Kushtetuten, duke i kërkuar dërgimin para drejtësisë së deputetit që ka përfituar fonde publike, sipas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike”, ka thënë Halimi.

Mirëpo, ka vijuar ai, “nën presionin e Edi Ramës, vendimi ende nuk është zbardhur dhe nuk është bërë efektiv”.

“Duke treguar mirëkuptim për ngarkesën dhe axhendën e Gjykatës Kushtetuese, i kërkojmë të zbardhë sa më shpejt vendimin, pasi çështja ka të bëjë me korrupsionin shtetëror, kapjen e shtetit si nje fenomen në rritje, ndaj është e një rëndësie të madhe publike. Rasti Kokëdhima i hap rrugën edhe mbarimit të dy mandateve të tjera që janë kapur në shkelje të Kushtetues, si zonja Leskaj e Rakip Suli, pasi familjarët e tyre kanë përfituar miliona nga fondet publike”, ka thënë Halimi.

Sipas tij, “fshehja që Edi Rama po u bën deputetëve ndaj drejtësisë tregon mënyrën se si po qeveris: sa më shumë shkelje e abuzime, aq më shumë i mban njerëzit e tij dhe ia fsheh drejtësisë”.

“Shembulli i Ilir Beqajt e dëshmon qartë këtë. Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin e deputetit për perfitim fondesh publike, por Edi Rama e bëri ministër duke i besuar konçesionet qindra miliona euro. Dhe sot, Beqja ka përfituar nga firma e tij, për të cilën humbi mandatin e parë, mbi 31 tendera dhe mbi 12 milionë dollarë. Ky është modeli sesi qeveris Edi Rama, milionat dhe mbrojtje nga drejtesia për miqtë dhe burgun për të pamundurit. Ndaj, sot më shumë se kurrë kemi nevojë për drejtësi profesionale, efiçente, të pakorruptuar por dhe të pavarur e të pakapur nga Kryeministri. Një drejtësi që lufton korrupsionin e bëhet garante e zbatimit të ligjit, edhe kur akuzohen miqtë e kryeministrit”, ka shtuar Halimi.

TCH

Next Post

Dy foto me nga një mijë fjalë secila dhe Sazani në mes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In