• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Halim Kosova na e tregoi qartë se cilët janë ata”/ Rama: Ja kur pritet të nisë vaksinimi masiv. Koalicioni opozitar, tragji-komik

by Java News
04/03/2021 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se muajt e pranverës në vendin tonë pritet të nisë vaksinimi masiv kundër koronavirusit.

“Në mars-prill-maj-qershor do të kemi vaksinim masiv, që do të këpusë si sëpatë zinxhirin e infektimeve dhe që do të mundësojë që të çlirohemi pjesërisht, por në mënyrë të konsiderueshme, nga barra e madhe e ankthit, pasigurisë, merakut për njerëzit tanë më të afër, më të dashur, për më të moshuarit, ata me sëmundje kronike. Ky është një udhëkryq“, tha Rama.

Rama u shpreh se nuk mund t’u besohet fati final i këtij sektori atyre që u bën aleatë me Covidi-n duke hedhur baltë me qeverinë.

Më tej kreu i qeverisë deklaroi se nuk mund t’u besohet atyre faza finale e kësaj lufte, kur personaliteti i tyre më i njohur, më i respektuar dhe i dashur doktor Halim Kosova del edhe thotë publikisht se ku janë ata në raport me këtë luftë

“A mundet në këtë udhëkryq t’i besohet fati i final atyre që firmosën koalicionin tragjikomik, që qysh nga dita e parë e luftës nuk u rreshtuan me ne krah jush. Zgjodhën të bëhen aleatë me Covid-in vetëm e vetëm se Covidi ishte armiku i deklaruar i kësaj qeverie. Qysh nga dita e parë nuk humbën asnjë ditë pa hedhur baltë, pa shpifur, pa akuzuar, pa nxitur panik, pa krijuar alarm, vetëm e vetëm për politikë. A mund t’u besohet atyre faza finale e kësaj lufte, në këtë udhëkryq të 25 prillit, kur personaliteti i tyre më i njohur, më i respektuar dhe i dashur doktor Halim Kosova del edhe thotë publikisht se ku janë ata në raport me këtë luftë dhe se cilët janë ata që japin mend dhe bëjnë akuza në mes të kësaj lufte. Unë them jo, nuk mund tu besohet atyre vazhdimi i asnjërës nga punët që kemi nisur, nuk mund tu besohet atyre fati i drejtësisë për një gjeneratë. Si mund t’u besohet atyre fati i luftës në këtë përballje për shëndetin e njerëzve tanë, me një armik që nuk sheh majtas dhe djathtas, nuk do t’ia dijë nga vjen, kush je, sa ke, por godet. Ashtu sikundër ky armik i padukshëm na godet nga të 4 anët, ashtu ne duhet të jemi të bashkuar nga të 4 anët duke lënë pas krahët politikën”, deklaron Rama.

g.kosovari

Next Post
“U kemi shërbyer pacientëve si familjar”/ Najada Çomo flet pas konfirmimit nga Rama si kandidate e PS: Shumë lot që askush nga jashtë s’i ka parë

"U kemi shërbyer pacientëve si familjar"/ Najada Çomo flet pas konfirmimit nga Rama si kandidate e PS: Shumë lot që askush nga jashtë s’i ka parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi një komb që i ka dhënë historisë botërore”, deputeti i PS: Nuk dimë të vlerësojmë gjërat tona

“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

September 16, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

September 16, 2026
Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

September 16, 2026
Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

September 16, 2026
“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

September 16, 2026
Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

September 16, 2026
“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

September 16, 2026
Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

September 16, 2026
FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

September 16, 2026
Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com