• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Halim Kosova: Basha u mor me partinë, bashkia doli jashtë kontrollit

by
14/06/2015 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i koalicionit të djathtë për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, ka falënderuar sot ish – kryeministrin Berisha që i ka hapur derën në Partinë Demokratike dhe ka justifikuar Lulzim Bashën për gjërat që nuk ka bërë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Gjatë një takimi elektoral në Kashar, i pyetur për mungesën e këndeve të lojërave në Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova ka justifikuar Lulzim Bashën, për të cilin tha se është i ngarkuar edhe me punën e bashkisë duke bërë që ndonjë gjë të dalë jashtë kontrollit.

Kandidati i koalicionit “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, gjithashtu shprehur mirënjohjen e tij ndaj Bashës dhe Berishës. “Gjej rastin të falënderoj Partinë Demokratike, falënderoj Bashën për caktimin tim si kandidat, por nuk mund të lë kurrë pa falënderuar z. Berisha, i cili më hapi derën në PD. Ju siguroj se ashtu sikurse 35 vjet në shërbim karshi jush, ku kurrë nuk kam bërë dallime, do të jem në shërbim të një 1 milion banorëve të Tiranës”, deklaroi Kosova.

Dialogu i plotë i Halim Kosovës me banoren

Banorja: Për këndin e lojërave, i keni parë nëpër pallate që janë bërë miniparqe fëmijësh që shkohet për të luajtur me pagesë. Pse kështu do ushqehen fëmijët?

Halim Kosova: Ato që them unë janë parqe që do bëhen pa pagesë në shërbim të komunitetit. Këto nuk janë aktivitete private të bashkisë por janë në shërbim të komunitetit.

Banorja: Në rregull por ku ka pallate aty janë krijuar miniaparqe me pagesë. Kjo nga bashkia duhet të ndërhyhet që të eliminohet kjo gjë, aty të luajnë fëmijët…

Halim Kosova: Do ndërhyhet por unë filloj punë pas datës 21. Unë e kam thënë dhe e them prapë, jo çdo gjë është bërë siç duhet pavarësisht nga dëshira e zotit Basha, duke u ngarkuar edhe me punën e bashkisë mund të ketë shkuar ndonjë gjë jashtë kontrollit…

Banorja: Jo, po për këtë themi ne…

 

Next Post

Si të ruajmë privatësinë e dhe vjedhjen nga facebook-u ynë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com