Humbja në derbi mund të sjellë pasoja te Tirana. Këtë deklaroi Presidenti i bardhebluve, Refik Halili, në përfundim të përballjes me Partizanin.
“Do të shikojmë te drejtuesit dhe besoj që do të marrim masa për të bërë më të mirën. Do të ketë dhe lojtarë të cilët do të luajnë tek ekipi B dhe jo më te i pari”.
Për Presidentin e Partizanit, Gazment Demi, është vetëm fillimi i kampionatit.
“Partizani i ringjallur është, sapo ka nisur kampionati nuk ishte ndonjë diferencë e madhe”.
Trajneri i Tiranës, Ardian Mema mendon me golat e pësuar ia bënë më të lehtë rivalit.
“Të them të drejtën ne ja kemi faluar fitoren Partizanit”.
Për Franco Lerda, ekipi i tij e menaxhoi shumë mirë situatën pas golave të shënuar.
“Pas golit bëmë mirë dhe besoj se vuajtëm vetëm në fund përballë një ekipi të mirë si Tirana”.
Javën e ardhshme Tirana do të luajë në fushën e Flamurtarit, ndërsa Partizani do të presë Teutën.
/a.r