Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley dënoi sot sulmin që ndodhi dje gjatë një parade ushtarake në Ahvaz, në Iran ku mbetën të vdekur 29 persona.
“SHBA-ja dënon çdo sulm terrorist në çdo vend, pikë”, deklaroi Haley, e pyetur në kanalin televiziv CNN.
Të paktën 29 persona u vrarë dhe 53 të tjerë u plagosën në një atentat që shënjestronte një paradë ushtarake në Ahvaz, në jugperëndim të Iranit, sipas bilancit zyrtar.
Ky sulm u morr përsipër nga grupi terrorist Shteti Islamik (ISIS) ndërkohë që Teherani akuzon lëvizjet separatiste në Iran dhe disa shtete të Gjirit që i mbështesin ato. /b.d