• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Hakmarrje për kontrollin e lojërave të fatit”, SPAK zbardh atentatin ndaj ‘të fortit’ të Vlorës

by A R
16/05/2024 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashajt u porosit për hakmarrjeje për marrjen e kontrollit të lojërave të fatit. SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim 4 anëtarët e këtij grupi kriminal që kishte thurur planin, që rezultoi një dështim. Bëhet fjalë për Leonard Luzi (Zejno), i cili u financua për të thurur planin e vrasjes, Amarildo Nikolli (Xhanej) i cili do të kryente ekzekutimin e Hajrullës dhe Matodashajt, si edhe  Muharem Koroveshi (alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj) dhe Erio Zejno në rolin e bashkëpunëtorëve.

Ndaj tyre, rëndojnë akuzat për disa vepra prenale, më konkretish  “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale.

Si nisi konflikti dhe plani i thurur për vrasjen e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës?
Në 22 shkurt të vitit 2013 është ekzekutuar me armë zjarri Erigert Zejno. Një nga personat e e dyshuar ai autor ka qenë edhe Ervis Matodashaj, mirëpo një vit më vonë gjykata vendosi pushimin e hetimeve për mungesë të provave ndaj tij, e ndërsa pak muaj më vonë hetimet u pezulluan totalisht për zbulimin e autorëve të këtij ekzekutimi.

Pas kësaj ngjarjeje, kushëriri i viktimës, Leonard Luzi (Zejno), është financuar nga një person ende i paidentifikuar për të kryer vrasjet e Ervis Matodashaj, si edhe të fortit të Vlorës, Inez Hajrulla.

Për këtë qëllim, i pandehuri Leonard Luzi, ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, pjesë e të cilit janë Amarildo Nikolli, që do të ishte ekzekutori, si dhe Muharem Koroveshi, dhe Erio Zejno, në rolin e ndihmësit. Këto 2 të fundit kanë sjellë armët në banesën e Amarildo Nikolli në Vlorë, i cili ishte ngarkuar për të kryer vrasjes. Gjithashtu, detyra e tyre ka qenë edhe për gjendjen e 2 objektivave si edhe për të ndihmuar në fund autorin që të largohej nga vendi i ngjarjes.

Si dështoi plani?
Vrasja Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla dështoi sepse në gush të 2023, në orën 12:47, në lagjen “Uji Ftohtë”, policia ka ndaluar për kontroll vrasësin, Amarildo Nikollin dhe i ka gjetur me vete armët me të cilat do të kryente krimin. Pra pikërisht në atë ditë, 7 gusht 2023 ishte gati për të vrarë Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrullën. Atij iu gjetën një arsenal armësh, më konkretisht një pistoletë e markës Pietro Beretta, Mod 92 FS, cal.9, me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 (katërmbëdhjetë) fishekë, të kalibrit 9 mm, si dhe një fishek i futur në folenë e qitje

Hetimet
SPAK i ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të katër të pandehurve, teksa vijojnë hetimet për të zbuluar kush është porositësi. “Pas dërgimit për gjykim të procedimit penal në ngarkim të katër të pandehurve të mësipërm, vazhdojnë hetimet në kuadër të një procedimi penal të ndarë, i cili synon zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në kryerjen e veprave penale”, thuhet në njoftimin e SPAK.

/a.r

Next Post
Tryeza e Bashës/ Spartak Ngjela: E vetmja shpresë që ka e djathta është PD. Duhet sistem joproporcional, anglosakson

Pse janë tërbuar grekët dhe serbët nga forcimi i shqiptarëve?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani Kasmi: Patriotizmi po përdoret si instrument politik në protestën për Zvërnecin

Historiani Kasmi: Patriotizmi po përdoret si instrument politik në protestën për Zvërnecin

June 28, 2026
“Shqipëria është shumë afër integrimit europian”, Spaho i përgjigjet ish-zv.ministres socialiste: Ja pse Rama nuk duhet të ikë nga presioni i protestave

“Shqipëria është shumë afër integrimit europian”, Spaho i përgjigjet ish-zv.ministres socialiste: Ja pse Rama nuk duhet të ikë nga presioni i protestave

June 28, 2026
Liderat i nxjerrin situatat dhe rrethanat e caktuara politike

“Po kontrolloj rënien!”

June 28, 2026
Tensione te Kryeministria, policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Tensione te Kryeministria, policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

June 28, 2026
Të lënë jashtë protestës, demokratët “marrin malet”! Hasimja kërkon dorëheqjen e Ramës nga Alpet Zvicerane (VIDEO)

Të lënë jashtë protestës, demokratët “marrin malet”! Hasimja kërkon dorëheqjen e Ramës nga Alpet Zvicerane (VIDEO)

June 28, 2026
Përballë gjykimit publik

Përballë gjykimit publik

June 28, 2026
Tensione të reja në Gjirin Persik, Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin!

Tensione të reja në Gjirin Persik, Teherani paralajmëron: Mos prekni marrëveshjen për Hormuzin!

June 28, 2026
Temperaturat ekstreme, OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë

Temperaturat ekstreme, OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë

June 28, 2026
Kina bën përparime të reja në fushën e “diellit artificial”

Kina bën përparime të reja në fushën e “diellit artificial”

June 28, 2026
Aksident zinxhir në autostradën Durrës–Tiranë: Disa automjete përplasen pranë Maminasit

Aksident zinxhir në autostradën Durrës–Tiranë: Disa automjete përplasen pranë Maminasit

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In