• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hakmarrje në PD/ Statuti i miratuar nga gjyqtari i Berishës penalizon njerëzit e Bashës nga Kuvendi Kombëtar

by Java News
26/03/2022 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i diskutueshëm i gjyqtarit të Tiranës Agron Zhukri, i cili i dorëzoi Partinë Demokratike dhe vulën e saj Sali Berishës, do të pasjellë rikonfigurime dhe përjashtime në bllok nga forumet e larta vendimmarrëse të PD-së. Vendimi i gjyqtarit Zhukri hedh poshtë statutin aktual të PD-së, duke konfirmuar statutin që u miratua në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021, i cili konsiderohet edhe si statuti i linjës së Berishës. Ky dokument, përpos të tjerave, parashikon përjashtimin në bllok të rrethit dhe lidershipit të Lulzim Bashës nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.

Konkretisht, sipas statutit të Foltores, nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit Kombëtar të PD-së të gjithë funksionarët aktualë së selisë blu, të cilët përbëjnë rrethin e bashkëpunëtorëve të Lulzim Bashës. Statuti i PD-së, i miratuar në korrik të vitit 2021 dhe i ndryshuar në 18 dhjetor 2021, (neni 43, pika 1 shkronja ‘e’), parashikonte që funksionarët e PD-së ishin pjesë e Kuvendit Kombëtar. Kjo pikë është hequr nga statuti paralel i miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit, dokument i cili u konfirmua nga gjyqtari Zhukri.

Jo vetëm kaq, por statuti i Foltores përjashton në bllok nga Kuvendi Kombëtar i PD-së kryetarët e seksioneve të Partisë Demokratike, sekretarët e grupseksioneve, anëtarët e kryesive të degëve dhe anëtarët e bordit të këshilltarëve të degës. Anëtarët e këtyre organeve lokale të partisë, të skeduar si njerëz të Bashës bashkë me krerët e degëve, përbënin shumicën e anëtarëve të Kuvendit.

Po pse është kaq i rëndësishëm Kuvendi Kombëtar sipas statutit të Foltores?

Kuvendi Kombëtar i PD tashmë me statutin e ri mund të shkarkojë çdo anëtar të Këshillit Kombëtar, kompetencë të cilën nuk ne kishte më parë. Kuvendi zgjedh anëtarët e Këshillit Kombëtar. Duke pasur në dorë Kuvendin Kombëtar, Berisha ka mundësi të kontrollojë shumë shpjet Këshillin Kombëtar

Nga ana tjetër, Këshilli Kombëtar mund të emërojë dhe shkarkojë sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, anëtarët e Kryesisë së PD-së, nënkryetarët, sekretarët, anëtarët e komisioneve dhe bordeve të partisë. Këshilli Kombëtar miraton gjithashtu koalicionet, kandidaturat elektorale si dhe vendos masa disiplinore. Pra, kush kontrollon shumicën në Këshillin Kombëtar, mund të diktojë edhe kryesinë e PD-së, bordet dhe komisionet, aleancat dhe kandidaturat elektorale.

Përbërja e Kuvendit Kombëtar sipas statutit të PD (Berisha)

Kuvendi Kombëtar është organi më i lartë vendimmarrës i Partisë, që përbëhet nga 1100 anëtarë, të cilët zgjidhen nga kuvendet e degëve të PDSH sipas një numri të përcaktuar për çdo degë nga Kryetari e PDSH. Listën e kandidaturave për delegatë në Kuvendin Kombëtar paraqitet në Kuvendin e degës nga kryesia e saj.

Janë delegatë të Kuvendit Kombëtar:

a) Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike;

b) Anëtarët e Kryesisë së Partisë;

c) Deputetët e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë;

ç) Anëtarët e qeverisë që janë anëtarë të PDSH-së;

d) Kryetarët e Bashkive, Prefekti, Kryetari i Qarkut, anëtarë të PDSH-së;

dh) Një numër përfaqësuesish të organizatave partnere në numër të barabartë, jo më shumë se 10 për qind e numrit të anëtarëve të tjerë të Kuvendit Kombëtar.

Përbërja e Kuvendit Kombëtar sipas statutit të PD (Basha)

1. Kuvendi Kombëtar është organi më i lartë vendimmarrës i Partisë, që përbëhet nga:

a) Kryetarët e seksioneve të Partisë Demokratike dhe sekretarët e grupseksioneve të Partisë Demokratike;

b) Anëtarët e Kryesive të degëve, përfshirë anëtarët e Bordit të Këshilltarëve të Degës;

c) Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike;

ç) Anëtarët e Kryesisë së Partisë;

d) Deputetët e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë;

dh) Kryetarët e Bashkive, Prefekti, Kryetari i Qarkut, dhe këshilltarët vendorë, anëtarë të PDSH-së;

e) koordinatorët tematikë apo koordinatorët e procesit zgjedhor në Degët e Partisë Demokratike, si dhe funksionarët e Selisë Qendrore të Partisë Demokratike;

ë) Një numër i kufizuar përfaqësuesish të organizatave partnere në numër të barabartë jo më shumë se 5 për qind e numrit të anëtarëve të tjerë të Kuvendit Kombëtar./ Shqiptarja.com

Next Post
Zgjedhjet lokale shkojnë në Venecia, Minxhozi: Kushtetuesja nuk e përballoi dot presionin

Rama, Zhukri dhe një tufë lulesh për 21 janarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthime lufte në Francë, zjarret zbulojnë qindra bomba të Luftës së Dytë Botërore

Shpërthime lufte në Francë, zjarret zbulojnë qindra bomba të Luftës së Dytë Botërore

August 4, 2026
Parlamenti italian miraton marrëveshjen strategjike me Shqipërinë me 149 vota pro

Parlamenti italian miraton marrëveshjen strategjike me Shqipërinë me 149 vota pro

August 4, 2026
Rama: Nëntë njësi të reja rajonale të kimioterapisë së shpejti në të gjithë vendin

Rama: Nëntë njësi të reja rajonale të kimioterapisë së shpejti në të gjithë vendin

August 4, 2026
Kina synon ta rrisë në 50 % prodhimin e energjisë elektrike nga burime jofosile deri më 2030

Kina synon ta rrisë në 50 % prodhimin e energjisë elektrike nga burime jofosile deri më 2030

August 4, 2026
Si hyri Ermal Beqiri në botën e biznesit, nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI

Si hyri Ermal Beqiri në botën e biznesit, nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI

August 4, 2026
Rekord sulmesh kibernetike në Shqipëri: 14.6 milionë tentativa në gjashtë muaj

Rekord sulmesh kibernetike në Shqipëri: 14.6 milionë tentativa në gjashtë muaj

August 4, 2026
7 pyetjet e Veliajt, Dumani nuk përgjigjet: Dosja e tij e ndarë në fraksion tjetër

SPAK konfirmon kallëzimin ndaj Dumanit në Itali: Ja kronologjia e plotë e çështjes

August 4, 2026
“Historia nuk shpallet non grata”, Valon Bela sulmon Ramën pas vendimit të Tiranës

“Historia nuk shpallet non grata”, Valon Bela sulmon Ramën pas vendimit të Tiranës

August 4, 2026
Zjarret në vend/ 25 vatra në 24 orë, Kreu i zjarrfikësve: Jemi në fazën më kritike të sezonit

Zjarret në vend/ 25 vatra në 24 orë, Kreu i zjarrfikësve: Jemi në fazën më kritike të sezonit

August 4, 2026
Greqia vijon luftën me zjarret, në Atikën Perëndimore betejë në tre fronte, mbi 130 mijë hektarë të djegur

Greqia vijon luftën me zjarret, në Atikën Perëndimore betejë në tre fronte, mbi 130 mijë hektarë të djegur

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com