Dogji katër automjetet në pronësi të babait të ish-të dashurit të saj përfundon në gjykatë me akuzën e shkatërrimit të pronës 23-vjeçarja Desara Mançellari.
Hetimet për zjarrvënien e 2 Prillit 2016 në zonën e njohur si “Kodra e Priftit” në Tiranë janë përfunduar nga prokuroria e cila kërkon dënimin e 23-vjeçares.
Mançellari pas arrestimit pranoi zjarrvënien ndërsa Gjykata e Apelit e la atë të lirë me masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “Mbikqyrje elektronike”.
Sipas deklarimeve të Mançellarit shkak për konfliktin dhe ndarjen e saj me ish-të dashurin Filip Papajani ishte bërë ndërhyrja e familjarëve të të riut.
shqiptarja.com/d.i.