• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hakmarrje kolaboracionisti kundër familjes Hoxha dhe Peçi

by Idajet Beqiri
04/11/2018 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Idajet Beqiri*

Dy ditë më parë, në kohë dreke, troket porta e shtëpisë së Kryetarit të Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar, Gjeneral Rustem Peçi. Derën e shtëpisë e hapi e shoqja e tij. Ishin tre punonjës të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Mbanin në duar disa letra, projekte dhe harta. Mbasi u siguruan se porta ku trokitën ishte e shtëpisë së Rustem Peçit, djalit të të madhit komandant i lartë dhe hero i LANÇ-it gjeneral Shefqet Peçi, i komunikuan që brenda 5 ditëve të mblidhnin plaçkat dhe të bënin hall për strehim, pasi shtëpia e tyre do të goditej dhe do të shembej me fadroma për shkak se aty do të kalonte unaza e madhe e kryeqytetit. Të njëjtin komunikim i kishin bërë dhe Nexhmije Hoxhës, të vesë së Enver Hoxhës, e cila jeton në katin e dytë të kësaj ndërtese, te ish Pularia në Laprakë. Pas rënies së komunizmit në fundvitin 1990, në këtë “karakatin” ndërtesë u sistemuan me strehim ish Komandanti Legjendar i LANÇ-IT Shefqet Peçi me familjen e tij dhe të djalit Rustem Peçi, pasi u hoqën nga “Blloku”, si dhe Nexhmije Hoxha me fëmijët e saj. Bënë hall, si shumë të tjerë, duke i restauruar dhe përshtatur për banim, duke i privatizuar më pas, si gjithë shqiptarët e tjerë.

Ndodhur para këtij njoftimi “rrufe në qiell të hapur”, edhe për shkak të moshës dhe sëmundjeve, e shoqja e Rustem Peçit ra përtokë në këmbët e tre “mosketierëve” të ARRSH, duke u bërë për spital nga goditja që mori!

Familjet e Rustem Peçit dhe të Nexhmije Hoxhës të ndodhur para kësaj “gjëme” nuk dinë ku të përplasin kokën, sepse punonjësit e ARRSH “nuk hanin asnjë pykë”. Vetëm fjalën “është urdhër nga lartë” dhe se “gjysma e ndërtesës do të prishet sepse kalon rruga e unazës së madhe të kryeqytetit”,-thoshin.

Unaza e kryeqytetit është një vepër vërtetë e rëndësishme. Por ndërtimi i saj nuk është mister dhe ilegal! Projekti i saj duhet t’u bëhet i ditur atyre që u preken pasuritë e paluajtshme, posaçërisht shtëpitë e banimit prej ndërtimit të saj. Organet kompetente që e bëjnë këtë investim diskutojnë dhe i njoftojnë me  kohë ata që preken, u japin vendimin përkatës me të drejtë ankimi në Gjykatën administrative,  u japin ofertën përkatëse të dëmshpërblimit për shpronësimin që do të bëjnë, u ofrojnë zgjidhjen e problemit të strehimit, duke u dhënë së paku aq sipërfaqe banimi, sa duan t’ju marrin për ndërtimin e rrugës etj. Kjo lloj transparence dhe logjike minimale juridike nuk po funksionon te këto dy familje për shkak të një paragjykimi ekstrem. Madje thuhet se edhe projekti i Unazës nuk e prekte këtë ndërtesë. Ishte larg saj vija ku do të bëhej ky ndërtim. Mirëpo një “birbollan” pasardhës kolaboracionisto – fashisti, në mënyrë abuziviste, në shenjë të një hakmarrje të pastër antishqiptare kundër atyre që i dhanë gjak, heroizëm, nder e lavdi antifashizmit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore, e devijuan me një shtrëmbësi vije këtë projekt për të “kafshuar” vetëm gjysmën e kësaj ndërtese, e cila nuk mund të qëndroj më në këmbë pas këtij “kafshimi” të pritshëm.

Mirë dje, domethënë në vitin 1995 Sali Berisha urdhëroi ekzekutimin me vdekje të lisit të lartë e hijerëndë, siç ka qenë Shefqet Peçi, ish-komandant i Brigadës V Sulmuese Partizane, “Hero i Popullit”, po sot çfarë kanë me djalin e tij, tashmë 83 vjeçar Rustem Peçi, i cili edhe pse i vogël në moshë, pionier, u aktivizua herët dhe gjallërisht në Luftën Antifashiste nacionalçlirimtare dhe më pas ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për të qenë, ajo që ishte, Ushtria e Lavdishme e  Republikës së Shqipërisë?!

*Avokat i familjeve

Next Post
Edi Rama: Kur dyshon Ilir Meta

Edi Rama: Kur dyshon Ilir Meta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

November 8, 2026
U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

November 8, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

November 8, 2026
“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

November 8, 2026
Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In