Korabi nuk do t’i luajë më në stadiumin e Kukësit ndeshjet si vendas. Këtë vendim e kanë marrë drejtuesit kuksianë pas barazimit 1-1 në ndeshjen e sotme. Trajneri i dibranëve, Gerd Haxhiu, e konfirmoi lajmin në prononcimin për “SuperSport” pas ndeshjes, por pa dhënë arsye. “Unë isha nismëtari që ne të luanim në Kukës. Por nuk do të na lejojnë më dhe nuk e di pse”, u shpreh Haxhiu.
Ndërkohë, tekniku i Kukësit, Ernest Gjoka, nuk bëri komente rreth kësaj çështjeje. Mendoj që nuk është pyetje për mua. Unë jam trajneri, nuk di çfarë përgjigje të kthej”, tha Gjoka në deklaratën e tij. Në “Zeqir Ymeri” Korabi e luajti edhe ndeshjen kundër Teutës, ku u mund 1-0 para dy javësh, pasi ndërpreu bashkëpunimin me Tiranën për “Selman Stërmasin”.
ma.me