• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hakmarrja e prindit/ E përjashtoi djalin e vetëm nga trashëgimia një javë para se të vdiste, nuk u kujdes kur ishte i sëmurë

by Java News
11/07/2022 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një i ri i cili braktisi prindërit gjatë pandemisë u përjashtua prej tyre nga e drejta për të trashëguar një apartament me sipërfaqe 50 m 2 në rrugën “Ali Demi” dhe shkak ishte indiferenca e tij për tu kujdesur për të moshuarit.

Kryefamiljari me inicialet H.K dy muaj përpara se të ndërronte jetë kërkoi një noter të dytë për t’ja lënë banesën gruas dhe një personi që gjate dy viteve të fundit u kujdes për të dy burrë e grua.

Sipas dosjes që Top Channel disponon i biri i çiftit që është djali i vetëm i tyre u paraqit neË11 tetor 2021 pra gjashtë ditë pasi i  ati ndërroi jetë për të çelur dëshminë e trashëgimisë mbasi ishte i bindur se në vitin 2009 e ëma dhe i ati kishin firmosur tek noteri lënien e shtëpisë atij.

Por pavarësisht bindjes së tij kur kërkoi çeljen e trashëgimisë  të firmosur në datë 21 tetor 2009 u ballafaqua me një surprizë të hidhur, i ati kishte firmosur një tjetër testament ku e përjashtonte nga e drejta e pronësisë.

Por prokuroria ka përdorur si prova bindëse ndaj djalit denoncues  jo vetëm akt ekspertizat që vërtetojnë se firma e të atit nuk ishte e falsifikuar, por gjithashtu edhe dëshminë e nënës e cila ka këmbëngulur se i biri i braktisi gjatë kohës që ata ishin të  sëmurë.

Prokuroja Marjola Mërtiri kreu një sërë veprimesh  hetimore mbasi i riu insistoi se dokumentet ishin falsifikuar me ndihmën e noterit Redi Sina, dhe se i ati ishte në gjendje të rëndë.

Por  një raport i shtatorit të vitit 2021 i firmosur nga dy mjekët, Brikena Allkoja dhe Valbona Hysenbelli  tregoi për prokuroren që hetoi çështjen se babai i denoncuesit kishte qenë në gjendje të ndërgjegjshme ditën që kërkoi noterin për të firmosur testamentin përfundimtar duke anuluar të parin.

Me një shtjellim të gjatë të bazuar jo vetëm në ligj por në vullnetin e të ndjerit prokuroria konstaton se nuk ka vepër penale dhe se automatikisht djali denoncues do të mbetet pa shtëpinë e prindërve./m.j

Next Post
FOTO/ “Ia bëmë dhuratë dhe u fiksua pas saj”! 5-vjeçari fut kokën në tullumbacen me formë dinosauri dhe vdes nga asfiksia

FOTO/ “Ia bëmë dhuratë dhe u fiksua pas saj”! 5-vjeçari fut kokën në tullumbacen me formë dinosauri dhe vdes nga asfiksia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe 2 mina antitank në Shkodër, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe 2 mina antitank në Shkodër, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

October 29, 2026
Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Kancelarit Merz: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Kancelarit Merz: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

October 29, 2026
Protestë në Kosovë në mbrojtje të grave, kërkohet llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse pas vrasjes në Pejë

Protestë në Kosovë në mbrojtje të grave, kërkohet llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse pas vrasjes në Pejë

October 29, 2026
Presidentja Bankës Qendrore Evropiane do të japë dorëheqjen disa muaj para mbarimit të mandatit të saj

Presidentja Bankës Qendrore Evropiane do të japë dorëheqjen disa muaj para mbarimit të mandatit të saj

October 29, 2026
Deputetët e PD hedhin sende drejt Ramës, Kryeministri largohet pas votimit për projektiligjin për BSH

Deputetët e PD hedhin sende drejt Ramës, Kryeministri largohet pas votimit për projektiligjin për BSH

October 29, 2026
Deputetët e PD ndezin tymuese në Kuvend dhe bllokojnë foltoren, përjashtohen katër prej tyre

Deputetët e PD ndezin tymuese në Kuvend dhe bllokojnë foltoren, përjashtohen katër prej tyre

October 29, 2026
Dalin bisedat midis qendrës së kontrollit dhe drejtuesve, pak para përplasjes së 2 trenave në Spanjë

Dalin bisedat midis qendrës së kontrollit dhe drejtuesve, pak para përplasjes së 2 trenave në Spanjë

October 29, 2026
“Në izolim me tre vrasës serial”, pas letrës së Veliajt, e ëma shkon për ta takuar në burg

“Në izolim me tre vrasës serial”, pas letrës së Veliajt, e ëma shkon për ta takuar në burg

October 29, 2026
Derdhja e naftës nga cisterna e sulmuar kërcënon impiantet e desalinizimit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gjirit

Derdhja e naftës nga cisterna e sulmuar kërcënon impiantet e desalinizimit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gjirit

October 29, 2026
Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet

Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In